Islamofobistët e PDK-së drejt humneres !

resimLista e plotë e Këshillit të ri Drejtues të PDK-së s’mund të thuhet se nuk ka befasi. Zenun Pajaziti i treti me 494 vota mund të llogaritet befasi, por jo edhe Kadri Veseli në vendin e parë me 581 vota, 84 vota më shumë se Hajredin Kuçi në vendin e dytë.

I sapo anëtarësuari në PDK, Andin Hoti, djali i veprimtarit të shquar, Ukshin Hoti është renditur i 39-ti, vetëm një vend më poshtë se Memli Krasniqi. Andini ka marrë 360 vota, kurse Krasniqi 366.

Jakup Krasniqi, sekretari i ‘rebeluar’ i PDK-së gjendet vetëm një vend me lartë se ‘dosti’ i tij, Bajram Rexhepi. Krasniqi në vendin e 36 ka marrë 373 vota, kurse Rexhepi 371.

Por, befasia më e madhe mund të llogaritet ‘dështimi’ i ‘parashutistëve’, ashtu siç kanë dëshirë t’i quajnë anëtarët e ‘vjetër’ të PDK-së Berat Buzhalën, Petrit Selimin e Ilir Mirenën. Ky i fundit, i cili aktualisht mban postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk ka arritur fare ta kaloj ‘pragun’, duke mbetur jashtë Këshillit Drejtues.

Një fat të tillë gati sa nuk e patën edhe Berat Buzhala e Petrit Selimi, i pari deputeti e i dyti zv/ministër i Jashtëm.

Selimi u rendit i 129-ti në listë me 186 vota, kurse Buzhala doli i 131-ti me ‘vetëm’ 184 vota.

Duke u nisur nga këto përfundime edhe partitë të tjera duht të marrin mësim nga përfundimi i islamofobëve duke u nisur nga ajo se 97{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të popullit në Kosovë janë të përkatësisë muslimane.