Intervistë me Hoxhën e nderuar nga Mitrovica, imamin e xhamisë “Isa Beg” Enis Rama

0
365

***********************

Intervistë me Hoxhën e nderuar nga Mitrovica, imamin e xhamisë “Isa Beg” Enis Rama

 hoxha

Vlera e natës se Kadrit dhe 10 ditshi i fundit i Ramazanit

 

 

Kur’ani – Mrekullitë e Kur’anit:  Hoxhë i nderuar,shumë shpejt erdhëm tek 10 ditëshi i fundit i Ramazanit, kurse në të gjitha çështjet model e kemi të Dërguarin e Allahut, si ishte 10 ditshi i fundit i Muhamedit Sal-lallahu Alejhi ue sel-lem, me çka veçohej ai?

 

 

Hoxhë ENIS RAMA: I Dërguari ishte shembull në adhurim ndaj Allahut gjithmonë dhe kush e përcjellë jetën e tij gjenë një përkushtim të veçantë në këtë aspekt. Mirëpo kur bie fjala për dhjështin e fundit, ai padyshim e ndryshonte intensitetin e adhurimit dhe mobilizohej në formë te posaçme. Ai mbyllej në xhami, tashmë tërë nata përfshihej në adhurim dhe zgjonte anëtarët e familjes qe t’i bashkangjiten në kërkimin e natës së Kadrit dhe marrjes sa më maksimale të shpërblimit. Na mesoi që fokusi i kërkesave në fund të këtij muaji të jetë kërkimfalja duke na aluduar qartazi me këtë se shpërblimi më i madh që e fitojmë në këtë muaj është falja e mëkateve dhe rregullimi i raporteve me Allahun.

 

Kur’ani – Mrekullitë e Kur’anit:  Hoxhë i nderuar, në dhjetë ditshin e fundit të Ramazanit, është një natë mjaftë më vlerë, nata e KADRIT, a na tregoni pakë mbi rëndesinë e kësaj nate dhe si mund t’a godasim këtë natë?

 

Hoxhë Enis RAMA: Sa i përket natës se Kadrit vlera e saj është përmendur në argumente të shumta por mjafton si vlere zbritja e Kur anit. Si nderim ndaj librit te Tij, Allahu i Madheruar ka bërë që kjo natë të jetë e barazvlefshme sa 1000 muaj. Tërë kjo na aludon në mëshirën e Allahut dhe dashurinë e Tij ndaj neve me ç’rast na mundëson që me një adhurim të një nate të fitojmë një jetë të re e cila dallon nga kjo që po e jetojmë. Kjo që po e jetojmë është e përzier me te mira dhe te liga, adhurime dhe mëkate ndersa ajo që e fitojmë në këtë natë është jetë e tera me adhurime dhe përkushtim ndaj Allahut. Mendoj se kjo është oferta më e mirë që e kemi marrë ndonjë herë andaj të tregohemi të përgjegjshëm dhe ta kerkojmë këtë natë me zell dhe seriozitet.

 

Kur’ani – Mrekullitë e Kur’anit:  Hoxhë i nderuar, ju falëmenderojmë shumë për këtë intërvistë dhe lusim Allahun të t’iu dhurojë shendet dhe gjitha të mirat në dunja dhe ahiret.

 

Hoxhë ENIS RAMA: Allahu ju shpërbleftë edhe juve dhe ua pranoftë adhurimet.

 

Intervistoi: Dardan Sinanaj

Për faqën në Facebook:  Kur’ani – Mrekullitë e Kur’anit

Publikuar në: www.besimtari.com

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here