Interes i madh për garën e recitimit të Kuranit në Rusi

0
158

Në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, edicioni i 18-të i Garës Ndërkombëtare të Leximit të Kuranit u prit me një interes të madh.

Në aktivitetin e Këshillit të Myftinjve të Rusisë, zhvilluar në sallën e koncerteve, Crocus City Hall, morën pjesë konkurrues nga 32 vende të ndryshme.

Në finalen ku garuan 5 pjesëmarrës, ndërkohë që vendin e parë e fitoi hafëzi iranian, vendin e dytë e fitoi hafëzi nga Bahrejni ndërsa vendin e tretë e fitoi hafëzi nga Siria.

Si çmim për fitoren, 3 hafëzët do të dërgohen në umre./trt/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here