Institucionet e Kosovës heshtin ndaj sulmit të xhamisë në Novobërdë

0
225

Institucionet e Kosovës heshtin ndaj sulmit të xhamisë në Novobërdë Institucionet e Kosovës heshtin ndaj sulmit të xhamisë në Novobërdë
Pasditen e sotme ,është raportuar për sulmin që një qytetar i Kosovës me nacionalitet serb ka sulmuar xhaminë në fshatin Llabjan të Novobërdës.

Rasti që ka ndodhur para disa orëve duket se nuk u ka bërë përshtypje krerëve të shtetit. Asnjë nga institucionet nuk ka marrë mundin të reagojë lidhur me rastin, përfshirë Presidencën, Qeverinë, Kuvendin dhe asnjë nga liderët partive politike, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, shumë nga ta nuk kanë hezituar të urojnë me statuse në Facebook festën e Pashkëve.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes ku për një kohë të shkurtër ka arrestuar serbin.

Lexo këtu: Serbi dëmton xhaminë në Ditën e Pashkëve, policia jep detajet

Lidhur me këtë rast deri më tani ka reaguar vetëm Lista Serbe, Partia Fjala, historianët dhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here