Ilaç për sy, i nxjerrë nga Kur’ani famëlartë

0
10628

Një nga kompanitë farmaceutike zvicerane prodhoi një ilaç të quajtur “ilaç kur’anor” që mundëson trajtimin efektiv të personave me shikim të dobët, pa ndërhyrje kirurgjike.

Sipas gazetës Ar-Raya, e cila botohet në Katar, ky medikament, i cili u përpilua nga mjeku egjiptian Abdul Basit Muhammed nga sekrecioni i gjëndrave të djersës njerëzore, kishte sukses në 99{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të rasteve pa pasoja negative. Ilaçi kur’anor është regjistruar në Evropë dhe SHBA. Gjithashtu bëhet e ditur se kompania zvicerane këtë ilaç e prodhon në gjendje të lëngët dhe pika.

Burim i frymëzimit është Kur’ani përkatësisht kaptina Jusuf që gjendet në Kur’an. Dr. Abdul Basit Muhammed theksoi se frymëzimin e mori nga kaptina Jusuf dhe tha: “Një mëngjes, derisa po lexoja kaptinën Jusuf, vëmendjen ma tërhoqi ajeti 84 dhe ajetet që pasojnë”.
Dhe, ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi). “(Kur’an: Jusuf, 84.)
“Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t’i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time. (u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur.” (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë). Ata (që ishin të pranishëm) thanë: “Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje”. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: “A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?” (Kur’an:Jusuf, 93-96.)

Aty thuhet se Pejgamberi Jakub a.s. vuante për djalin e tij, Jusufin a.s., për të cilin qante shumë. Kjo vuajtje e madhe ishte shkaktar i zbardhjes së syve dhe kur më vonë në sytë e pikëlluar të Jakubit a.s. ia vunë këmishën e Jusufit a.s., Jakubit a.s. iu rikthye të pamurit.

Këtu fillova të mendoj. Çfarë mund të ishte në këmishën ë Jusufit a.s.? Së fundi kam ardhur në përfundim se nuk mund të jetë asgjë më shumë se djersa (aroma të cilën e ndjen Jakubi a.s.). Pastaj fillova të mendoj për djersën dhe përbërjen e saj. Shkova në laborator dhe fillova të hulumtoj.

Kam bëra një seri provash në lepuj. Rezultatet ishin pozitive. Më vonë kam kryer trajtimin në 250 pacientë, duke u dhënë atyre ilaçe dy javë nga dy herë në ditë.

Kur arrita sukses në 99{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të rasteve, thashë në veten time: “Kjo është mrekulli e Kur’anit!
Dr. Abdul Basti Muhammed rezultatet ua prezantoi institucioneve përkatëse në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë të bëjnë me patentimin e zbulimeve të reja. Pas provave dhe hulumtimeve të kryera, nënshkroi një kontratë me një kompani zvicerane, me kusht që në paketim të ilaçit në mënyrë të qartë të theksohet “ilaç kur’anor”. Firma zvicerane pranoi kërkesën dhe filloi prodhimin e këtij ilaçi.

Allahu i Madhëruar në Kur’anin fisnik thotë: “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (Kur’an: El-Isra, 82)/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here