Ihsanoglu : Kosova shtet mysliman

0
240

2.5.2013_-_ZKM-2_621341Sekretari i Përgjithshëm i OKI’së, Ekmeleddin Ihsanoglu ka paralajmëruar rritjen e numrit të njohjeve për Kosovën nga shtetet anëtare të organizatës islamike. Ai ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovës ku ka premtuar mbështetje të fuqishme për konsolidimin e siç ka thënë ai “shtetit të myslimanëve të Kosovës”

Numri i shteteve islamike të cilat kanë njohur Kosovën do të rritet.

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës.

“31 nga shtetet që e kanë njohur Kosovën janë të OKI‘së. Të fundit janë Guajana dhe Pakistani. Jam i bindur që numri i këtyre shteteve që kanë njohur Kosovën do të vijë duke u shtuar dhe Kosova do ta zë vendin e vet në OKB duke u anëtarësuar po ashtu edhe në OKI”, tha Ihsanoglu.

Ai gjatë fjalimit të tij para deputetëve, kosovarëve iu drejtua vazhdimisht si myslimanë të Kosovës.

Ndërsa foli edhe për kohen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.

“Gjatë asaj dite ishin Afganistani dhe Turqia që zyrtarisht njohën Kosovën, pas asaj date unë bashkë me kolegët e mi kemi punuar që të sigurojmë akoma më shumë mbështetje për Kosovën”, tha Ihsanoglu.

“Më vonë kam filluar të shohë disa pengesa, sepse kanë qenë disa qeveri të organizatës sonë që kanë pasur disa rezerva ndaj pavarësisë së Kosovës. Por, këtu unë kuptova që ato qeveri nuk janë mjaft të informuar për Kosovën dhe për jetën ballkanase, është dashur të sqarohet se shteti kosovar është një shtet mysliman që nga shteti XIX dhe në fakt kur lindi nacionalizmi kudo në Ballkan ishin grupet myslimane të Kosovës që po kërkonin autonomi nga okupatori”, ka vazhduar ai.

Ihsanoglu njëkohësisht u shpreh i bindur se kosovarët do të jenë pjesë e pandashme e familjes europiane.

“Europa do të jetë shtëpia e myslimanëve në këtë vend e jo nikoqir të tyre.” ka thënë ai.

Ihsanoglu tha po ashtu se pas kësaj ka pasur inkurajim të shteteve për bashkëpunim ekonomik e financiar të institucioneve të OKI;së dhe shteteve tjera myslimane.

“Unë personalisht do të dedikojë të gjitha përpjekjet e mia për ta ndihmuar Kosovën. I ndjerë babai im ka pasur shumë miq nga Kosova dhe ne kemi ndarë si familje kulturë dhe miqësi pre më shumë se pesëdhjetë vite”, ka thënë në fund Ihsanoglu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here