Hyjnë sikur në Serbi, qeveria e Kosoves e pergenjshtron veten: Nikolic në Graçanicë, Vucic në Leposaviç

0
186

                                                                                                                                  foto

Nuk ishte vetëm kryeministri i Serbisë Ivica Dacic i cili kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën gjatë periudhës së fushatës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Sipas të përditshmes beogradase “Danas”, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic më 10 tetor do të duhej të ishte në Graçanicë, ndërsa Zëvendës Kryeministri i Parë Aleksander Vucic më 23 tetor në Leposaviq.

Ndërsa pritet të shihet se a do të kenë sukses Nikolic e Vucic, për dallim nga Dacic, për të hyjrë në Kosovë, është e vështirë të parashikohet, pasi që në Qeverinë e Kosovës, të premten nuk ka qenë e mundur të merret një përgjigje konkrete në pyetjen nëse ndalesa e hyrjes në Kosovë gjatë periudhës së fushatës vlen për të gjithë zyrtarët serbë, apo ato do të lejohen në mënyrë selektive, shkruan e përditshmja beogarade, “Danas”.

Zëvendës Kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi dy ditë më parë , pati deklaruar për Indeksonline se gjatë fushatës zgjedhore asnjë zyrtar serb nuk do të mund ta vizitojë Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here