A hy në Zjarr pse nuk flas me motrën?

0
263

Pyetje: Selam alejkum hoxhë. Unë i fal pesë vaktet, e them dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes… mirëpo nuk flas me motrën time. A ka Xhennet për mua, a hy në xhehenem për këtë punë? Saherë që flas me te, grindemi!
Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut, ndërsa paqja dhe mëshira qoftë mbi Muhamedin, familjen dhe ndjekësit e tij…
ue alejkum selam
Allahu të ndihmoftë që sa më mirë ta përmendësh dhe ta adhurosh Atë.
Nuk është cilësi e besimtarit të mirë të mos flasë me vëllanë/motrën e tij. Mund të ndodhë mes tyre ndonjë konflikt por nuk guxon të largohet prej tij më shumë se tre ditë. Pejgamberi alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Nuk është hallall ta bojkotojë njeriu vëllanë e tij më shumë se tre ditë, ndërsa ai që bojkoton vëllanë e tij më shumë se tre ditë dhe vdesë, do të hyjë në Zjarr” (Sahihul Xhami nr. 7656). Pra, sipas këtij hadithi, në atë situatë njeriu meriton dënimin me zjarr nëse vdesë pa u penduar nga ai gabim.
Nëse është rrezik të ndodhë grindja, atëherë kërkoni shkakun e grindjes, pse po ndodhë ashtu?! Nëse zbuloni se shkaku është ndonjë temë konkrete, mos bisedoni më për atë temë; nëse shihni që shkaku është afërsia e tepruar, atëherë mbajeni një distancë të logjikshme, në mënyrë që të mos rrezikoni lidhjen tuaj si familje dhe si musliman.
Allahu jua përmirësoftë raportet juve dhe gjithë muslimanëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here