Hulumtimi shkencor rreth ndikimit te Kuranit ne muslimanet dhe jomuslimanet

0
256

“Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”
(El Isra, 82)

Dr Ahmed El Kadi në qytetin Panama Siti të Floridës, vërteton ndikimin e Kur’anit fisnik në organizmin enjeriut. Eksperimentin e tij e bëri në grpin e muslimanëve, jomuslimanëve dhe të shurdhëve, duke matur pulsin, tensionin e gjakut, shkallën e djersitjes, temperaturën e lëkurës, EKG, EEG dhe EMNG.
Hulumtimet vërtetuan te besimtarët arritjen e qetësisë gjatë leximit të Kur’anit në 97% të ekzaminuarve.
Ndërsa te grupet tjera qetësia u arrit në 60% të ekzaminuarve.
Rezultatet e këtij hulumtimi përputhën me atë që All-llahu i madhërishëm ka thënë në Kur’anin fisnik para 14 shekujve:

“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues”.
(Ez Zumer, 23)

Në këtë verset Kur’anor vërehet se leximi i Kur’anit vepron në lëkurën dhe zemrën e njeriut, të ciën e ka vërtetuar hulumtimi i lartëpërmenduar.
Ekzistojnë versete të shumta që vërtetojnë që Kur’ani vepron duke qetësuar shpirtin, zemrën dhe sistemin nervorë.
All-llahu i Gjithëfuqishëm i drejtohet mbarë njerëzimit duke u thënë:

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”.
(Junus, 57)

Edhe në hadithe të shumta të Muhammedit a.s. keni argument në veprimin e bukur të Kur’anit fisnik. Muslimi transmeton në Sahihun e tij thënien e Muhammedit s.a.v.s. që ka thënë:
“Nuk mbledhen njerëzit në ndonjë shtëpi të All-llahut që lexojnë Kur’an dhe e studiojnë në mes vete, e të mos lëshohet siguria (qetësia) dhe i mbulon mëshira, i rrethojnë melekët dhe All-llahu do t’i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai”.
Pra, a ka gjë më të bukur se Kur’ani ?
A ka gjë më të bukur se versetet i tij?
A ka argument më të fuqishëm të All-llahut se Kur’ani famëmadh i cili është dhe mbetet mrekulli e përherë në duart tona deri në Ditën e Gjykimit.

“Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur’an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim)”.
(Ez Zumer, 27)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here