Hithrat dhe flokët

0
268

Hithrat dhe flokët

E dini që hithrat kanë veti të shumta shëruese për shëndetin tonë? Shpesh-herë mjekët ju këshillojnë që të përdorni hithrat e buta në ushqim sepse përmbajnë vitamina për të cilat ka nevojë organizmi ynë. Por, me sa duket hithrat kanë një efekt fantastik mbi shëndetin e flokëve gjithashtu ndihmojnë në rritjen e shpejtë të tyre , prandaj dhe kemi vendosur t’ju sugjerojmë t’i trajtoni ato me lëng hithrash.
Përbërësit
Hithra mjaftueshëm…
Ujë
Në një tenxhere hidhni hithrat, dhe pak ujë. Vendosni në zjarr dhe lërini të ziejnë deri sa të vëreni që hithrat kanë lëshuar gjithë esencën e tyre në lëng. Kujdes mos hidhni ujë shumë, por me sy mund të vëreni sa ujë duhet që të ziejnë hithrat. Pasi të jenë zierë, i hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen pak. Merrni gjithë lëngun e fituar nga zierja dhe me të lani kokën. Në momentin që të lani kokën me këtë ujë nuk duhet të vendosni shampo, sepse duhet që flokët të qëndrojnë të lagur 1 orë që të marrin mirë esencën e këtij trajtimi. Pastaj, si zakonisht vazhdoni proçesin e larjes./mjeksiaislame

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here