Historia e një jetimi – drejt suksesit të tij

0
269

12219471_10205015383208572_3530976749462612903_n“Isha vetëm 12 vjeç kur pranova lajmin se babai im kishte ndërruar jetë. Ishte e pabesueshme, u mërzita shumë dhe për një çast mendova se të gjitha dyert e jetës mu mbyllën. Më treguan për një organizatë të jetimëve – “Shpresa e Jetimëve”, u anëtarësova në të dhe shpejtë u ambientova me rrethin aty fillova ta kuptoj jetën më ndryshe, për shkak se në këtë organizatë ishin mbi 500 jetimë të Lipjanit. Arrita të futem në kryesi të organizatës si përfaqësues i nxënësve dhe u zgjodha njëri nga nxënësit për të shkuar në Qabe, vendin e shenjtë të myslimanëve. Atje ishin ditët më të mira të jetës time, pasi që nga atje u ktheva më i fortë se më parë, duke fituar edhe në një garë në Dubai. Kështu prej atëherë unë gjithmonë jam marrë me organizata të ndryshme. Kam luajtur futboll për klubin e qytetit, fillova të referoj ndeshjet e futbollit të gjeneratave të reja dhe ngadalë u bëra gjyqtar futbolli, ku arrita të ndaj drejtësinë në miqësoren KF Prishtina v KF Ulpiana në kategorinë senior. Më pas arrita që të licensohem për gjyqtar futbolli të Ligës së Dytë, dhe jam njëri nga dy gjyqtarët e vetëm të licensuar në komunën e Lipjanit”.

Gjithmonë kam dashur të jem udhëheqës i një biznesi tim. Kam punuar punë të ndryshme, punoja ditë e natë dhe njëkohësisht shkoja edhe në fakultet, duke mos pasur aq shumë kohë as për shtëpi. Kohët e fundit kam hapur një biznes të vogël me mikun tim më të ngushtë, biznes ky i cili tashmë është zgjeruar. Më e keqja ishte kur kuptova se nënës iu kishte lajmëruar një sëmundje e rëndë, ndjehesha njeriu më i pafat në botë, por kisha shumë energji dhe nuk doja të ndaloja. Pas një kohe ajo u shërua dhe unë u lehtësova.Tani jam student i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe shpresoj që do t’i realizoj qëllimet e mia në jetë, që një ditë të bëhem udhëheqës. Nuk e kam menduar se do t’i arrij ndonjëherë këto suksese, por ja ku jam sot, nga askush në një person i njohur nga shumë njerëz, me një shoqëri dhe rreth të madh. Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, punoni për to dhe bëni ato realitet, asgjë nuk është e pamundur. Bëhuni që të tjerët të krenohen me ju, pa marrë parasysh situatat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here