Hibiskusi për uljen e shtypjes së gjakut

0
459
ÇAJI HIBISKUS
ÇAJI HIBISKUS

Pyetja: Kam dëgjuar një gojëdhënë e cila thotë se pija e përbërë nga lulet e thara të hibiskusit mund të ul shtypjen e gjakut. A ka të vërtetë këtu ?

Përgjigja: Çaji i përbërë nga lulet e hibiskusit është pjesë e mjekësisë popullore tradicionale në shumë kultura nëpër botë. Hulumtimet shkencore tregojnë se efekti i saj në shtypjen e gjakut është më shumë se një gojëdhënë. Një studim nga Tufts University, ka treguar se disa gota çaj në ditë mund të ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut tek personat me hipertension të lehtë. (Journal of Nutrition, Feb., 2010).

Shkencëtarët meksikan kanë gjetur se pigmenti i kuq në lulet e hibiskusit, antocianat, veprojnë sikurse barnat e quajtura ACE inhibitor (Journal of Ethnopharmacology, Jan. 8, 2010).

Ky veprim është i njëjtë që i bënë barnat Kaptopril dhe Lisinopril kaq efektive. Këto barna janë prej barnave më të përshkruara në botë për uljen e shtypjes së gjakut. Duket shumë fascinuese që një bar popullor funksionon me të njëjtin mekanizëm sikurse këto barna të dobishme.

 Përktheu: Meriton M.

Burimi: Islamifejaevertete.com/Besimtari.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here