Hakohet iPhone 5

Nuk zgjati shumë. Më pak se një ditë nga dalja nga e iPhone 5 në publik dhe dikush ka hakuar tashmë pajisjen më të re të Apple-it. Grant Paul, me pseudonimin chpwn, ka postuar një foto në Twitter-in të Cydias, një dyqan aplikacionesh për iPhone-ët e hakuar. Ai e ka postuar këtë foto më pak se 12 orë pasi Apple-i filloi shitjen e telefonit të ri.

Apple ka bërë disa ndryshime radikale në modelin e fundit të iPhone-it, por, duket sikur nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar hakerët të kalojnë mbi gardhin e sistemit iOS, transmeton Portali “Krokodili”.

Në këtë pikë, fakti se dikush ka gjetur mënyrën se si të hakojë një pajisje të Apple-it duket si një formalitet, por është ende e pabesueshme si dikush ishte në gjendje ta hakojë atë në një mënyrë kaq të shpejtë.

Pastaj, hakerët e pajisjeve të Apple-it kanë hakuar harduere dhe softuere në një kohë rekord: dikush hakoi sistemin e ri iOS 6 që ditën e parë të nxjerrjes së versionit beta.

Sigurisht, siç theksoi edhe Gizmodo, fakti që një haker ka hakuar iPhone-in nuk do të thotë se do të jetë një mënyrë lehtësisht e disponueshme për përdoruesit mesatarë për të bërë të njëjtën gjë. Duket se çdokush do të jetë në gjendje të hakojë iPhone-in i ri shumë shpejt.