Hakerët përpiqen të depërtojnë në kompjuterët e Shtëpisë së Bardhë

Në fillim të muajit të Ndërgjegjësimit së Sigurisë Kibernetike Kombëtare, Shtëpia e Bardhë është bërë objektiv i një sulmi kibernetik.

Kanali televiziv Fox News raporton se një sërë hakerësh janë përpjekur të depërtojnë në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe ato me informacione bërthamore.

Përpjekja u klasifikua si një sulm “peshkimi”, e cila zakonisht është një mashtrim me anë të një emaili që synon të vjedhë të dhënat konfidenciale. Nuk është bërë e ditur në këtë kohë, nëse është vjedhur ndonjë informacion, por Associated Press tha se sulmi ishte izoluar për të parandaluar përhapjen.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar pjesërisht se shkelja është kryer nga hakerët kinezë.