HADITHI QË IMPRESIONOI IMAM ALBANIN

0
240

Është një hadith që e bëri Imam Albanin, Allahu e mëshiroftë, të bëjë sexhde falënderimi kur u vërtetua saktësia e tij.

Albani thotë: e pata kërkuar shumë këtë hadith deri sa e gjeta dhe e falënderova Allahun me sexhde.
Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon: erdh një beduin te i Dërguari i Allahut dhe i tha: më mëso diçka të mirë, o i Dërguar i Allahut!
Profeti e kapi për dore dhe i tha: thuaj:
– subhanallah (i madhëruar dhe pa të meta është Allahu)
– elhamdulilah (falënderimi dhe lavdërimi i takojnë Allahut)
– la ilahe il-lallah (nuk ka të adhuruar të denjë pos Allahut)
– Allahu ekber (Allahu është më i madhi)
Beduini mblodhi gishtat (me të cilët numëroi) dhe u nis e shkoi mirëpo u mendua dhe ktheu. Profeti buzëqeshi dhe tha: paska menduar i mjeri!
Beduini i tha: o i Dërguar i Allahut, subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber, këto janë për Allahun, e çka ka për mua?
Profeti i tha: beduin, kur të thuash: subhanallah, Allahu thotë: e the të vërtetën. Kur të thuash: elhamdulilah, Allahu thotë: e the të vërtetën. Kur të thuash: la ilahe il-lallah, Allahu thotë: e the të vërtetën. Kur të thuash: Allahu ekber, Allahu thotë: e the të vërtetën. Kur të thuash: Allahummegfirli (o Allah, më fal mua), Allahu thotë: e bëra. Kur të thuash: Allahummerhamni (o Allah, më mëshiro mua) Allahu thotë: e bëra. Kur të thuash: Allahummerzukni (o Allah, më furnizo mua), Allahu thotë: e bëra.
Beduini mblodhi shtatë gishta me duart e tij dhe shkoi”
Hadithin e ka shënuar Bejhekiu në “Shuabul Iman” me zinxhirë të mirë dhe transmetues të besueshëm.
Kam hulumtuar shumë për këtë hadith derisa e gjeta dhe e falenderova Allahun që ma mundësoi një gjë të tillë, ndërsa Atë e lus të më jep edhe më shumë nga mirësitë e Tij!

Allahu e mëshiroftë Imam Albanin, shiko se si është gëzuar kur u vërtetua se hadithi është i saktë dhe kishte shumë të drejtë, ngase mirësia e këtij hadithi lumturon zemrat e besimtarëve.

Mbani mend shkurtimisht:
subhanallah, elhamdulilah, la ilahe il-lallah dhe Allahu ekber.

Përktheu nga gjuha arabe:
Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here