Gruaja që është martuar dy herë në dynja, me cilin burrë do jetë në botën tjetër?

0
263

Pyetje: Gruaja që është martuar dy herë në dynja, a do të ketë mundësinë për të zgjedhur me cilin bashkëshort do të jetë apo qysh do të jetë puna e saj në xhenet?

Përgjigje:

Gruaja burri i së cilës ka vdekur dhe ajo është martuar pas tij, do të jetë me burrin e fundit që është martuar, mbështetur në fjalën e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem: “Gruaja është e burrit të fundit.”

Dhe fjala e Hudhejfes, radijallahu anhu, drejtuar gruas së tij: “Nëse do të jesh grua e imja në xhenet, mos u marto më pas, ngase gruaja në xhenet do të jetë më burrin e fundit që e ka martuar në dynja, për atë Allahu ka ndaluar që gratë e të Dërguarit të martohen pas vdekjes së tij, ngase ato do jenë gratë e tij në xhenet.”

Sulejman ibn Salih Harashi

Përktheu: Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here