Gruaja ne Islam shkruan Fatma Z. Korkmaz

0
287

protesta-160212_9869087Gruaja ne Islam

Ajeti 34 i sures Nisa qe tregon për epërsin e burrit ndaj gruas mund te ketë shkaktuar konfuzion dhe mendime te ndryshme.

Ne te vërtet për përgjigjen se a është kjo ajo qe tregohet ne Kuran dijetaret kane dhënë përgjigje shume te bukur rreth kësaj teme dhe ne duke u mbështetur ne këtë dritë kemi bere një eksplorim rreth pikëpamjes se femrës.

Ajeti “ Ve bima enfeku min emvalihim” Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre, ky ajet me se miri tregon përgjegjësin se burri ka ndaj femrës. Pra këtu burri detyrohet me një detyre ndërsa femrës i ipet një liri ekonomike duke mos ja vene barrën femrës por mashkullit ku edhe i ipet një përparësi epërsie ndaj gruas ku paraqitet edhe me i fort për këtë detyre burri se sa gruaja. Kjo zbulon ndjenjat e natyrës femërore.

ALLAH’ü teala në Kuranin fisnik thotë: “Unë ju kam krijuar te barabartë” prandaj krahasimi i këtyre dy ajeteve qe përmendet nuk tregon injorancë, zaten epërsia e burrit ndaj femrës tregohet me mire ne tefsire.

Padyshim ne librin e Allahut i është dhënë hapësirë mbrojtjes se te drejtave femrore dhe prezantimit te tyre.

Kësaj pikëpamje islamin i ka dhënë rendësi te madhe dhe diskutime rreth kësaj ceshtje.

Nëse i kthehemi kohës e profetit tone (paqja dhe mëshira e Zotit qofte mbi te) kohës se xhahiljetit atëherë shohim se femrat janë përdorur si shërbëtore dhe te drejtat e tyre nuk merreshin për baze. Profeti )paqja dhe mëshira e Zotit qofte mbi te) e solli dhe e ngriti këtë fe me dorën e një femre. Nga ajo qe duhet te marrim mësim është vlera qe profeti (paqja qofte mbi te) ju ka dhënë grave te veta.

Kurani fisnik i ka dhënë rendësi besnikërisë ne mes burrit dhe gruas

Dashuria ne mes burrit dhe gruas i përket edhe gruas edhe burrit.Derisa gruaja i mbet burrit besnike edhe burri duhet ti përshtatet gruas duke i jap vlerë . Qe do thotë femra duhet te jete zoje ndërsa burri zotëri.

Burri duhet te jete i njoftuar me punët qe si takojnë gruas, p.sh gruaja nuk e ka obligim shërbimin për te cilën nëse e bën ajo shpërblehet sepse hynë ne shkallen e adhurimit. Shkurt gruaja duhet ta beje sa me mire këtë adhurim por edhe burri duhet ta dijë qe nuk e ka për obligim por shërbimit te saj dhe përpjekjes se saj duhet te këtë respekt.

Vetëm mendoni ahiretin kur do te delni para Allahut me një respekt te tille prandaj mos e nënçmoni shërbimin ndaj burrit qe bëni prandaj vlerësojeni dhe shpjegojani te tjerëve këtë dhunti.

Nëse do ti marrim disa shembuj qe profeti ynë (paqja dhe mëshira e Allahut qofte mbi te) i ka be për respektin e grave te veta atëherë do ta mësojmë se sa meritojnë respekt femrat.

Nena e besimtareve Ajsha r.a transmetuesja e haditheve ishte ajo qe shume here Profeti Muhammed e merrte me vete ne luftëra pasi qe nëse shfaqej ndonjë ngjarje qe nuk mund ta zgjidhte konsultohej me atë.

Ai e bënte këtë qe te behet shembull ne vendin ku vlera e femrës nuk ishte aq e mire.

Profeti Muhammed (paqja dhe mëshira e Zotit qofte mbi te) shpesh i thonte Ajshes r.a “Te dua ashtu sikurse te kam pare te paren here” madje ai pinte nga e njëjta gote qe kishte pire ajo kjo tregonte për thyerjen e gjitha tabuve te asaj kohe.

Ne e dimë se si profeti (paqja dhe mëshira e Zotit qofte mbi te) recitonte nganjëherë poezi dhe shikonte duke buzëqeshur Ajshen r.a vetëm ta bënte te lumtur.

Profeti (paqja dhe mëshira e Zotit qofte mbi te) sillej shume optimist ndaj grave te veta , ai madje ju drejtua popullit duke thëne : Gratë tuaja janë amanet nga Allahu silluni mire me te dhe bëni mire për to (MUSLIMI) ky është yrnek me i mire.

Fatma Z.Korkmaz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here