I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti

0
221

I Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti (ER-RAHMAN, ER-RAHIM)

Mëshira e Tij ka mbuluar botët, këtë dhe botën tjetër, ka përfshirë të gjitha krijesat.  “E mëshira Ime ka përfshirë secilin send.” (A’raf, 156). 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.” (Fatiha, 2-3).

ER-RAHMAN, ER-RAHIM – Dy emra që tregojnë se Allahu i Lartësuar është mëshirues dhe ka mëshirë të gjerë e cila ka përfshirë çdo gjë, ka përfshirë çdo krijesë. Ndërsa, mëshirën e plotë e ka shkruar për të devotshmit, pasuesit e të Dërguarve dhe profetëve. Atyre u takon mëshira e vazhdueshme e shoqëruar me lumturi të përjetshme. Ndërsa të tjerët janë të privuar nga ky lloj i mëshirës, ngase ai vet ka larguar këtë mëshirë, ka refuzuar me përgënjeshtrim të asaj që ka lajmëruar Allahu, ndaj për këtë mos ta fajësojë askush vetëm se veten e vet.

Kush mediton emrin ER-RAHMAN dhe se Ai është i Gjithëmëshirshëm, Atij i përket mëshira e përsosur. Mëshira e Tij ka mbuluar botët, këtë dhe botën tjetër, ka përfshirë të gjitha krijesat.

Nëse meditojmë ajetet kuranore do të vërejmë këtë qartë:

“E mëshira Ime ka përfshirë secilin send.” (A’raf, 156).

“S’ka dyshim se Allahu është shumë i butë dhe Mëshirues ndaj njerëzve.” (Bekare, 143).

“Shiko pra, gjurmët e mëshirës së Allahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim se Ai është që do t’i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i Plotfuqishëm.” (Rum, 50).

“Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (Xhenetin) e Allahut dhe aty janë përgjithmonë.” (Al Imran, 107).

”Ai është Mëshirues i mëshiruesve”. (Jusuf 64, 92).

Ndërsa në hadithin sahih Allahu i Lartësuar i thotë xhenetit: “Ti je xheneti im mëshiroj me ty atë që dua nga robërit e Mi”. Gjithashtu në hadithin sahih: “Allahu është më i mëshirshëm me robërit e Vet sesa nëna ndaj fëmijës së saj”. Ndërsa me një hadith tjetër thuhet: “Allahu ka shkruar libër mbi arshin e Vet se Mëshira ime tejkalon hidhërimin Tim”.

Me një fjalë, Allahu ka krijuar krijesat me mëshirën e Vet, ka dërguar të dërguar me mëshirën e Vet, i urdhëron, i ndalon, ua ka ligjësuar ligjet robërve të Vet me mëshirën e Vet, i ka begatuar me begati të dukshme e të padukshme me mëshirën e Vet.

Ka rregulluar me çdo lloj rregullimi, ka mbuluar këtë dhe botën tjetër me mëshirën e Vet. Vetëm me mëshirën e Tij çdo gjë bëhet e mirë dhe e këndshme, vetëm me mëshirën e Tij lehtësohen gjërat, arrihen synimet dhe kërkesat vetëm me mëshirën e Tij. Madje mëshira e Tij është mbi çdo gjë.

Ndërsa, bamirësve, të devotshmëve u takon hise e madhe dhe mirësi e madhe: “S’ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve.’’ (A’raf, 56).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here