Gjate një udhëtimi ne Siri

0
212

asNdjehesh sikur je në brendësinë e një momenti kur përfundon fjala. Të flasësh me inat apo të heshtësh me inat. Thyej kufirin e ngritjes së zërit, andaj nervozohem duke mos vënë re se kam kaluar britmën për atë qështje. Ndjek hijen e të pastrehëve duke pirë ujë nga dora e njerëzve të dëshpëruar. Sikur më bëhet helm ajo që pi, andaj përkul qafën time heshtjes, bota është duke qarë, unë jam duke qarë. Një moment kur me bie në mend dora e fëmijëve dhe forca që nuk mund t’i mjaftojë përballë një armiku të brishtë, në atë moment dua të zhdukem fare duke bërtitur me një britmë në tokën e Sirisë. Që pastaj shpirti im të shëtis nëpër rrugët e Sirisë. Përjetoj një dhimbje sepse kam një gjë brenda meje, qaj dhe lotët më duken sikur më bie një grusht kripe në tenin tim. Më bie në mend një britmë e vetmuar ! Më bie në sy një e moshuar në mesin e errësirës dhe një i moshuar që ia shtrinë dorën, duke folur me sytë e mi nuk po mund ta prek shpirti im, andaj vetëm vështroj. Pastaj shikoj njerëz që janë një pas një duke përjetuar dhimbje të njëpasnjëshme, më duket sikur dora ime i s’poston britmat që mundohen të dalin nga goja ime, of…ku kam hyr unë në këtë errësirë, në këtë vend ku shoh nënat se si i qefinosin fëmijët e tyre! O Allahu im, si jam në mesin e një dhimbje, në një vend ku era e gjakut është shëndrruar në erë misku dhe të xhennetit.

Pastaj ngadalë ngadalë po i shëtis rrugët, kur shoh kampe të të vdekurve ku në asnjë film nuk është luajtur ndonjë skenë e tillë, ku në një kamp shoh një baba që vraponte me një garë me të rrahurat e zemrës së tij, ku sytë e tij takohen me dy fëmijë të vdekur, i shikon këpucët e tyre, pastaj i shkojnë sytë në pizhamet e tyre ! A thua kush janë këta ?! Në atë moment kur dëshiron të ndalet koha ku qiellin e kaplon një heshtje dhe çdo zë tjetër ndalet, përveç një zërit !

Dhe nga Siria që vjen një britmë në një botë të heshtur, “O Allah shkatërroi zullumqarët ata që kanë heshtur dhe ata që po i ndihmojnë ata”, një moment kur frymëmarrja vështirësohet, një moment moment kur sheh një baba dume mbajtur në duart e veta fëmijën e vdekur. Në atë moment kur të vjen në mendjen tënde se këta janë zotërinjtë e xhennetit, e ti as që je aq trim ti thuash lamtumir o trim i xhennetit.

Tërhiqem nga ky vend me hapa shumë të rënda sepse shpirti im kishte marrë një ngarkesë të rëndë nga ky vend, një valixhe me ngarkesë ku e kishin mbushur pikëllimi, brenga e vuajtja… Përjeton një dhimbje shpirti im, në një moment kur po qaj unë dhe bota për vuajtjen tonë, në një anë ku e kanë varrosur reagimin neutralët dhe në anën tjetër jetimët që kërkojnë mëshirën. Në një kohë kur furtuna fryn drejt Sirisë dhe britma e fëmijëve në shtrëngon gjoksin tim, cili faqezi do të mund të mos i njeh këto derisa jetimi i Sirisë më dogji shpirtin tim. Këtu është vendi ku rrëzohen njerëzit e uritur, për ata edhe hapat tanë janë të rënda ku pas çdo hapi më kaplon një dridhje. Heshtni ! Ky është vendi ku fëmijët janë futur në gjumësi, në një vend ku katërdhjet mijë foshnje kanë shijuar erën e xhennetit, ky vend ku nënat rrahin shpesh këmbët e tyre, ky vend ku qefini shitet shumë lirë dhe lotët paguhen shumë shtrenjtë. Fjalët janë për ata që qëndruan heshturazi, urime ju qoftë, humbët !

                                                                             Fatma Korkmaz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here