Gënjeshtra është prej mëkateve të mëdha

0
214

Allahu i Madhëruar ka thënë: “… S’ka dyshim se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.” (Gafir; 28)
“Mallkuar qofshin gënjeshtarët.” (Dharijat; 10)

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë gënjeshtra të çon në punë të këqija, e punët e këqija të çojnë në Zjarr. Njeriu vazhdon të gënjejë, derisa të rregjistrohet tek Allahu si gënjeshtar.” (Buhariu, Muslimi)

“Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tri: Kur flet, gënjen; kur premton dhe e thyen premtimin; kur i besohet një amanet dhe nuk e mban.” (Buhariu, Muslimi)

“Katër gjëra kush i ka është munafik i vërtetë. Kush ka një prej tyre, ai ka një cilësi të munafikut derisa ta lërë atë: kur i besohet (i lihet amanet) ndonjë gjë dhe ai tradhton; kur flet, gënjen; kur premton dhe e thyen premtimin, kur është në armiqësi dhe tregohet i padrejtë.” (Muttefekun alejhi)

“Prej shpifjeve më të mëdha është të pretendojë njeriu atë që nuk e ka parë në ëndërr.” (Buhariu)

“I mjafton njeriut që të zhytet në mëkate nëse flet për çdo gjë që dëgjon.” (Muslimi)

“Largojuni dyshimit, se dyshimi është gënjeshtra më e madhe.” (Muttefekun alejhi)

“Mëkatet e mëdha” Imam Dhehebiu /xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here