Froni i Allahut (subhanehu ue te ala) u drodh nga gëzimi për vdekjen e Sa’d ibn Muadhit.

0
432

Vdekja e Sa’d ibn Muadhi

Aishja ka thënë se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem), Ebu Bekri dhe Umeri ishin tek Sad bin Muadhi kur ai ishte në shtratin e vdekjes. Unë mund të dëgjoja se si Ebu Bekri dhe Umeri qanin. Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) asnjëherë nuk i rrjedhën lot në sytë për diçka. Kur atë e kaplonte mërzia, ai e kapte mjekrën e tij. Ahmed 6/141 – Hasen sipas Shejkh Abdul-Kadr Arnautit

Aishja: Nuk kishte asnjë person pas Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), Ebu Bekrit dhe Umerit që i bëri myslimanët të mërziten për të ashtu si Sad bin Muadhi. Burimi: es-Sijer 1/296

Shtrëngimi i varrit

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Varri ka një shtrëngim. Në qoftë se dikush do të kishte shpëtuar nga kjo, do të ishte Sa’d bin Muadhi.” Ahmed 6/55 – Hadithi është i fortë (një prej kategorive të hadithit autentik) sipas Dhehebiut.

Imam Dhehebi: Ky shtrëngim nuk është dënim për njeriun. Kjo është ndjenja kur njeriu humbë birin e tij, mikun e tij të dashur e të ngjashme. Ne e dimë se Sa’d bin Muadhi është në Xhennet dhe është një nga shehidat më të mirë. Luteni Allahun për gjendje të mirë dhe që Ai të na ringjall së bashku me Sad’ bin Muadhin. Burimi: es-Sijer 1/291

Froni i Allahut (subhanehu ue te ala) u drodh nga gëzimi për vdekjen e Sa’d bin Muadhit

Dhehebiu: Është transmetuar nga sahabë të shumtë se Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Arshi (Froni i Allahut) u dridh nga gëzimi kur Sa’d bin Muadhi vdiq.” Burimi: es-Sijer 1/29

Imam Dhehebiu: En-Nadr bin Shumejl i cili ishte edhe prej njohësve më të shquar të gjuhës arabe, ka thënë:

“‘Është dridhur…’ do të thotë: ‘Është gëzuar’.” Burimi: es-Sijer 1/293

Arishi është krijimtari e Allahut (subhanehu ue te ala)

Froni është krijimtari e Allahut (subhanehu ue te ala) të cilin e posedon vetë Allahu. Nëse dëshiron Allahu që ai të dridhet, ai dridhet dhe krijon ndjenja në të nga dashuria për Sa’d bin Muadhin.

 

 

Imam Shemsudin edh-Dhehebij (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: es-Sijer 1/297

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 

3D-Nature-Blue-Sky-Hd-Wallpaper

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here