Fjala Mashallah perdoret ne Kuran per te treguar ruajtjen nga demtimi i syrit te habitur dhe te vetkenaqur me pasurine materiale ose financiare te tij

0
1007

 

Fjala Mashallah perdoret ne Kuran per te treguar ruajtjen nga demtimi i syrit te habitur dhe te vetkenaqur me pasurine materiale ose financiare te tij.

Kehf :39. E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: “Ma sha All llah, la kuwwete il-la bil-lah” – (All-llahu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).

Pra Kuptimi i fjales Mashallah eshte qe ti ia dedikon bukurine ose miresine Atij qe ai e krijoi ate dhe keshtu ti nuk e ke godet me sy.Sepse zakonisht njeriu godet me sy dhe kur themi me sy eshte ne kuptimin metaforik sepse njeriu godet dhe me shpirtin e tij.Pra si me thene ne mynyre metaforike qe prej shpirtit te tij del nje energji ose rreze qe godet nje njeri nje kafshe apo nje send.Duhet te dime qe dhe njerzit kafshet dhe sendet jane te perbere nga energjia ose nga levizja e atomeve, neutroneve, protoneve dhe mynyra e nderlidhjes se tyre me njeri tjetrin kane formuar nje materie qe ne e shikojme ne formen e saj si njeri kafshe apo send.Pikerisht dalja e kesaj energjie prej nje njeriu qe ka zili ose habi ka nje domethenie qe ky njeri kur e shikon dicka te bukur ka deshire qe ta posedoje ose ta kete dhe vete ate dhe edhe ne mynyre instiktive ai mund te kerkoje shpirterisht qe tia marre personin kete gje dhe ta kete vete.Ne kete rast kur prej shpirtit te tij del kjo deshire ziliqare e shoqeruar me habi ose deshire te zjarrte ose cmire atehere njeriu godet me sy dhe mund ta demtoje krijesen tjeter qofte ajo njeri, kafshe ose send.Kur njeriu shikon dicka te bukur dhe thote Mashallah (Cka do Zoti behet) Ai ben nje shuarje te deshirave te tij ziliqare duke ia dedikuar kete dhenie te miresise Zotit i cili ia jep kur te doje dhe permendja e Zotit ne kete rast e shuan tek njeriu te keqen goditese qofte ajo prej syrit apo prej shpirtit te tij qofte ajo prej habise ose zilise.

Njeriu mund ta haje veten ne mesysh kur ai shikohet ne pasqyre dhe shikon nje bukuri te vetes se tij dhe nuk thote Mashallah (Cka Do Zoti behet) ne kuptimin qe bukurine e tij e ka prej Zotit.Ose kur shikon femijet e tij dhe habitet per nje fjale qe thojne ato ose nje veprim shume te bukur dhe nuk permedn Zotin atehere ai mund ta haje ne mesysh femijen e tij.

Nuk eshte e nevojshme prekja e hundes ose e dickaje tjeter per ruajtjen e mesyshit.Mjafton vetem permendja e Zotit me kuptimin e fjaleve per tia dedikuar Atij Miresine ose ate qe ai e shikon ne ate moment.Pra dedikimi qe i behet Zotit per dicka eshte brenda fjales Mashallah(Cka do Zoti behet).


 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here