FETWA: BASHKIMI I FJALES DHE MENJANIMI I URREJTJES

0
268

SQARIM NGA KOMISIONI I PËRHERSHËM PËR FETVA RRETH THIRRJES SË BASHKIMIT TË FJALËS (së muslimanëve) DHE MENJANIMIT TË URREJTJET DHE PËRQARJES

355931-513x340Falenderimi i takon Allahut Zotit të botrave, dhe përfundimi i mirë është për të devotshmit, paqja dhe bekimi i Allahut çofshin për pejgamberin e Allahut Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, familjen dhe shokët e tij…
Dhe më pasë:
Nuk ka dyshim se thirrja në rrugën e Allahut është puna më me vlerë, ndërsa thirrësit për në këtë rrugë janë njerëzit më të mirë: “ E kush është në rrugën më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bënë vepra të mira dhe që thotë: Unë jam prej myslimanëve” Fussilet 33
Dhe se ata janë trashëgimtarët e të dërguarit në nxënjen e diturisë dhe përhapjen e saj, ngase dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve, e prej moralit të të dërguarit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ishte edhe dashuria ndaj muslimanëve, butësia, mësimi dhe bëmirësia ndaj tyre.
Jemi ndier shum keq nga ajo që ndëgjojmë për disa thirrës të cilët i atribuohen ehli sunnetit dhe gjematit; për vrazhdësinë dhe ngrutësinë ndaj vllëzërve të tyre, si dhe preokupimin e tyre me nderin e vllëzërve të tyre thirrës në rrugen e Allahut, gjithashtu tubimi i të metave e më pas përhapja e tyre në masë, gjithnjë duke e llogaritur një gjë të tillë adhurim i cili i afron tek Allahu. Metodë e cila shkakton përqarje në mes të muslimanëve në xhamitë, vendtubimet dhe shoqëritë e tyre, si dhe i largon nga thirrja dhe përmirësimi, Allahu i lartësuar ka tërhekur vrejtjen nga një metodë e tillë ku thotë:
“Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie…. ” el En’am: 159
Dhe thotë: “ Dhe kapuni që të gjitë ju për litarin (fenë dhe Kuranin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtonie nemetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranoni fenë islame) ishit të armiqësuar. E Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vllëzër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehnemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur” Ali imran: 103
Dhe kur i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, e dërgoi Muadhin dhe Ebu Musan për në Jemen i porositi duke u thënë: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos largoni, bashkoni dhe mos përqani”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Gjithashtu kemi ndëgjuar se disa musliman të rinjë në shtetët perendimore pasi kanë vrejtur këtë mospajtim dhe përqarje janë preokupuar me disa dyshime rreth përmirësimit të fesë islame në bashkimin e fjalës së muslimanëve dhe njësimit të sajë.
Nuk ka dyshim se kjo përqarje është fitneh (sprovë) që përqau muslimanët, pengoi ata për udhëzim kah feja islame, si dhe duke i preokupuar kërkuesit e dijes nga thirrja në rrugen e Allahut dhe kumtimin e trashëgimisë së pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Ndaj Komisioni i përhershëm u bënë thirrje të gjith thirrsëve në rrugen e Allahut, dhe gjith imamëve të xhamive për bashkimin e fjalës së muslimanëve, pastrimin e zemrave, njësimin të safave të tyre, si dhe u tërhekë vrejtjen nga përqarjet, dhe mjellja e armiqësis dhe urrejtjes mes veti, dhe preokupimit me njëri tjetrin në mizori dhe armiqësi, ngase ai i cili thërret për në mëkat ati i takon dënimi për të, dhe dënimi i të gjith atyre që punojnë me të deri në diten e kijametit.

Komisioni i përhershëm për punime shkencore dhe fetva

Kryetari i Komisionit: Abdulaziz ibën Abdil-lah Ali esh Shejh
Antarët e komisionit:

Salih ibën Fevzan el Fevzan, Ahmed ibën Alij el Mubarekij, Abdulkerim Ibën Abdil-lah el Hudajr, Muhammed ibën Hasen Ali esh Shejh, Abdullah ibën Muhammed el Mutllak, Abdullah ibën Muhammed ibën Hunejn.
Nr i Fetvasë: 25988
Data: 8/3/1435
http://www.alifta.net/Fatawa/NewFatawaContent.aspx?languagename&ID=57&GroupNumber=5

Përshtati: Bali Musli Sadiku
Medinë, Arabi Saudite

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here