FESTAT TONA NDËRMJET RESPEKTIMIT POPULLOR DHE INJORIMIT MEDIAL – Dr.Shefqet Krasniqi

0
237
Dr. Shefqet Krasniqi
Dr. Shefqet Krasniqi

Aroma e festës së bajramit ende  ndihet ndërsa njerëzit vazhdojnë ta urojnë njëri tjetrin për këtë festë. E si mos ta urojnë kur ajo shënon përmbylljen e një muaji të tërë adhurimesh. Ajo është shumë domethënëse për ta. Faktikisht, kështu qëndron puna me festat fetare. Ato, pa dyshimin më të vogël, janë më të rëndësishmet, dhe për këtë konsideroj se nuk ka nevojë të argumentohet. Mjafton t’i hedhësh një shikim ambientit festiv e të vëresh shumë qartë këtë, se si i madh e i vogël, plak e i ri, bile edhe shumë nga ata edhe që nuk kanë agjëruar, që të gjithë këta festojnë dhe kremtojnë me kënaqësinë më të madhe. Parapërgatitjet për këtë festë disa ditë para se ajo të vjen, pastaj shkuarja nëpër xhami për ta falur bajramin, e më pas vizitat e njëpasnjëshme, shkëmbimet e urimeve, etj, që të gjitha këto flasin qartë se çfarë pozite kanë këto festa në shoqërinë tonë dhe se vendin e tyre nuk mund ta zë asnjë festë tjetër.

Në fakt, kohëve të fundit, për shkak të shthurjes në trend, festat si ajo e fundvitit, po janë në fokus më shumë, por jo pse vet ato thelbësisht janë interesante, sepse s’ka asgjë prej tyre, s’ka asgjë nga realiteti i tyre, festa e vitit të ri është festë pagane, për të cilën as që ia vlen  të diskutohet, por për shkak te propagandës së madhe mediale që i bëhet dhe atë me javë dhe për njëzetekatër orë thuajse pa ia nda. Mediat dinë të jenë të njëanshme ndaj festave fetare, sidomos këtyre islame, që mjaftojnë me raportimin si një lajm i zakonshëm, dhe asgjë më shumë. Nëse për festat tjera, p.sh. për vitin e ri, mund të vëresh bredhin nëpër ekrane televizive, për këtë feste nuk mund të shihje madje as lule para spikerëve se lëre më dekorime në ekranet e tyre.

Imagjino sikur t’i kushtohej një rëndësi më e madhe festës së bajramit nga ana e mediave sesi do të ishte kremtimi i saj edhe më i madh dhe më i hareshëm. Por ja që mediat ende vazhdojnë të mbajnë qëndrime selektive, respektivisht ta injorojnë fenë. Ende hezitojnë ta pranojnë realitetin, se tani më bota ka ndryshuar, se kombi shqiptar nuk është ai i viteve të shtatëdhjeta, por gjërat kanë ndryshuar, tani feja veç se është futur në shumë shtëpi, bile edhe në ato që ekstremisht ishin komuniste. Ajo tani ka dalë nga xhamia dhe ka filluar ta ‘vërshon’ tërë shoqërinë, bile edhe institucionet tona, duke përfshirë këtu edhe ato ligjvënëse dhe ekzekutuese, si kuvendi dhe qeveria.

Ne edhe më parë i kemi bërë ftesë mediave që mos të jenë të njëanshme, por ta thonë realitetin dhe ta mbrojnë atë. E realiteti është se shoqëria jonë kosovare është shoqëri multi-fetare por me shumicë absolute myslimane. Realiteti është se festa e bajramit është festa më e madhe në vit e këtij populli dhe kësaj shoqërie, andaj edhe meriton t’i kushtohet më shumë hapësirë sesa thjesht një lajm ditor. Mediat janë në shërbim të popullit, e bajrami është vullnet dhe pjesë e identitetit të këtij populli, andaj ato duhet ta respektojnë vullnetin e popullit të tyre dhe ta ruajnë identitetin e tyre.

Kësaj radhe për këtë festë kam vërejtur një “dukuri” të mirë, siç thotë populli “për mos mi ra sysh”, bajramin myslimanëve ua uroj edhe presidentja dhe kreu i LDK-së, bile ky i fundit morri “guximin” që në cilësinë e të parit të LDK-ës me stafin e tij më të ngushtë të vinte në urimin e bajramit në lokalet e BIK-ut. Konsideroj se me këtë gjest është thyer një “akull” i cili ka ekzistuar deri më tani. E shpresoj që pas dhënies së lejes për ndërtimin e xhamisë lidhjet mes BIK-ut dhe LDK-ës të kthehen në normalitet. Dhe jo vetëm në seli të BIK-ut, por kemi shumë dëshirë që ata krerë t’i shohim në safin e parë të xhamisë, sepse tek e fundit, ata i përkasin kësaj feje dhe këtij populli.

Allahu na drejtoftë të gjithëve, e urime dhe njëherë festa e bajramit. Deri javën e ardhshme selam alejkum!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here