Fajkoi i kurejsheve ne Andaluzi AbduRrahman ed-Dahil‏

abdurrahman_dahil

Fajkoi i Kurejshëve

Ebu Xhafer El-Mensuri (Halifeja abasit në Irak) u thotë një ditë oborrtarëve dhe miqve të tij:”Kush prej jush më tregon, cili konsiderohet si fajkoi i Kurejshëve?” Të pranishmit iu përgjigjën” Kush mund të jetë veç prijësit të besimtarëve (për Ebu Xhafer El-Mensurin) i cili forcoi pushtetin, qetësoi situatën dhe vendosi rregullin?” “Jo“– u tha Ebu Xhafer El-Mensuri. „Atëherë është Muavija“ – i thanë ata. „As ai nuk është.“ – ua ktheu. „Është Abdul Melik ibnu Mervani“ – i thanë për të tretën herë. “Jo“ – u përgjigj për të tretën herë ai. „Atëherë kush qenka ai njeri o prijës i besimtarëve?“ – e pyetën. Ai u tha:”Ai është Abdurrahman ibnu Muavije Ed-Dahil, që me zgjuarsinë e tij shpëtoi nga hedhjet e shigjetave dhe tehu i shpatave. Ai përshkoi detin derisa arriti në një vend të huaj për të, ku arriti të popullojë vendet, të mobilizojë ushtrinë dhe ngriti një mbretëri të fuqishme me zgjuarsinë dhe vendosmërinë e tij. Muavija, udhëtoi në një anije të cilën ia pati ndërtuar Umeri dhe Uthmani r.a dhe që ia kishin lehtësuar vështirësitë (d.m.th e gjeti pushtetin të gatshëm). Abdul Meliku u bë Halife me anë të një bese e cila qe e gatshme. Prijësi i besimtarëve (flet për veten e tij) erdhi në pushtet me kërkesën e fisit dhe të të afërmve të tij. Kurse Abdurrahman Ed-Dahil e arriti famën vetëm me ndihmën e zgjuarsisë dhe vendosmërisë së tij”.

Kjo është historia e rallë e një njeriu pa përkrahje, i cili kërkohej për t’u ekzehunuar në çdo qoshe. Megjithatë, ai arriti t’i përballojë të gjitha këto vështirësi, ngriti një shtet i vetëm dhe sundonte të gjithë Andaluzinë. Jo vetëm kaq, por gjatë pushtetit të tij përballet me 25 revolta të ndryshme, të cilat arrin t’i shtypë të gjitha.

Vallë çfarë vullneti dhe çfarë force fshihej në zemrën e këtij burri?!

Cilësi të  rralla

Historiani Ibnu Hajjan El-Kurtubi, nga historianët më të mëdhenj në Andaluzi, e përshkruan këtë figurë duke thënë:”Ai kishte mendime dominuese, ishte shumë i matur dhe me vullnet të paparë. Kur e merrte një vendim e çonte deri në fund. Kur ngrinte flamurin e luftës, e fitonte atë. Ishte trim dhe i paraprinte ushtrisë në luftë. Shumë i kujdesshëm, i matur dhe tepër i qetë. Nuk e shihje në rehati të përhershme dhe çështjet me rëndësi nuk ia ngarkonte ndokujt t’i zgjidhë por i zgjidhte vetë. Ishte shumë bujar dhe politikan i madh. Veshte rroba të bardha dhe mbante çallmë të bardhë. Vizitonte të sëmurët dhe merrte pjesë në varrime. Ditët e xhuma dhe në Bajrame, falej vetë si imam dhe mbante predikimin e rastit. Në kohën e tij ushtria u organizua mirë dhe numri i ushtarëve arriti 100.000 kalorës”.

 ABDURRAHMAN ED-DAHIL

113 Hënor           U lind në Damask

132 Hënor           Arriti t’i shpëtojë përndjekjes së Abasitëve dhe u vendos në Marok

136 Hënor           Largohet i përndjekur për në Libi

138 Hënor           Kalon ngushticën për në Andaluzi

140 Hënor           Merr pushtetin në Andaluzi

172 Hënor           Vdes Ed-Dahil

–   Njihet për vendosmërinë e hekurt, përballej vetë me problemet dhe arriti të shuajë 25 revolta   kundër tij.

– Periudha e sundimit të tij është ajo e ndërtimit të Andaluzisë  moderne.

Abasitët në ndjekje të emevitëve që humbën pushtetin. Ata  janë vënë dhe në ndjekje të Abdurrahman El-Dahil-it.

Vullneti

 Historia e tij është histori e vullnetit dhe ambicjes, të pasqyruara tek një njeri. Megjithëse ka vend për kritika të cilat do i përmendim në vendin e tyre, në këtë rast nuk mund të themi veçse atë që thotë një poet arab:

 Kush është ai që i ka të gjitha vlerat ?

Tjetrit i mjafton për nder, kur i numërohen të metat.

Me këto cilësi të rralla, arriti që në Andaluzi të ndërtojë një shtet Omejad të fuqishëm, megjithëse pushteti i tyre kishte përfunduar në lindje të shtetit islam.

Historia e tij, është histori të cilën duhet t’a studiojnë të rinjtë dhe t’u tregohet brezit të ri, pasi ajo është e mbushur me dobi dhe shembuj të cilën ngrenë moralin, forcojnë vullnetin e dobët dhe ushqejnë ambicjen e cila ka filluar të fishket në epokën e globalizmit.

Nëse bashkohet besimi dhe vullneti, nuk ka forcë që të qëndrojë para realizimit të objektivave. Edhe nëse nuk ke besim të fortë, por ke vullnet të fortë dhe të sinqertë, do të kesh sukses.

Nëse zemra e njeriut lidhet me Zotin, patjetër që do i vijnë ndihma: (Al Imran: 126)

Abdurrahman Ed-Dahil, nuk shquhej për dije të shumta fetare, por shquhej për vullnet të çeliktë. Dijetarët e sotëm pohojnë që nëse muslimanët kapen fort për fesë së tyre, fitorja do të jetë padyshim e tyre. Kurse nëse e braktisin atë, fitorja do të jetë për më të fortin.

Muslimanët e sotëm i kanë lënë të dyja, ata janë të dobët në besimin e tyre dhe kanë dhe vullnet të dobët, madje mund të themi që vullneti dhe vendosmëria e tyre është e shuar. Kjo, në një kohë kur libri i tyre Kurani i këshillon:“mos u dobësoni dhe mos u dëshpëroni duke qenë më të lartët nëse jeni besimtarë“ (Al Imran: 139).

Gjithashtu thotë:

“dhe mos u dobësoni të kërkoni paqe duke qenë më të lartë“ (Muhamed: 35)

Ajo që ndodh sot në Palestinë është një argument i gjallë që vullnetin e çeliktë, nuk ka forcë tirane që t’a mposhtë.

Gjithashtu këtë e përforcon vetë personazhi ynë, Abdurrahmani i parë (Ed-dahil).

SË PARI / LËKUNDJA E DINASTISË OMEJADE NË SHAM.

Halifeja qejfli, El-velid ibnu Jezid

Ai u lind në Sham në vitin 113 hënor. Në vitet e vegjëlisë, në lindje të shtetit islam, ndodhnin trazira të shumta.

Umeti musliman i ngjan trupit të vetëm i cili përbëhet nga gjymtyrët dhe nervat dhe i gjithë trupi furnizohet me një gjak të vetëm dhe ndjen të njëjtat ndjenja.

Gjatë sundimit të Omejadëve në Sham, Halife ishte Velid ibnu Jezid. Ai njihej si njeri i qejfit, ditën dilte për gjah dhe natën e kalonte me robëresha dhe duke dëgjuar muzikë në pallatin e tij. Duke qenë i tillë, historianët thonë që sundimi i tij, ishte fillimi i rënies së pushtetit të Emevitëve. Ai e humbi lavdinë e të parëve të tij. Duke parë këtë gjendje, Abasitët filluan të lëvizin për të marrë pushtetin dhe këto lëvizje i filloi Ebu Seleme El-Halal në Irak dhe Ebu Muslim El-Horasani në lindje, në Horasan me Abdullah ibnu Ali dhe të tjerë.

Ebu Muslim El-Horasani, propogandues i Abasitëve.

Ai që i drejtonte këto përpjekje për marrjen e pushtetit, ishte Ebu Muslim El-Horasani dhe është ky ai, që ua lehtësoi Abasitëve marrjen e pushtetit.

Ai ishte në moshë të re dhe kishte treguar  aftësi se posedonte potencial në propogandën për abasitët. Ai u merrte besën pasuesve të tij në formëm e mëposhtme të cilën e përmend Taberiu:

“U jap besën sipas librit të Zotit dhe traditës së Profetit të tij. Unë premtoj besnikërinë dhe bindjen time ndaj familjes së të dërguarit të Zotit a.s….Mos të kërkoni gjë derisa t’ua japin pushtetarët tuaj dhe nëse armiku juaj është nën këmbët tuaja mos e vrisni, derisa t’ju lejojnë pushtetarët tuaj.”

Nasr ibnu Sejjar paralajmëron

Kështu filluan të mblidheshin përkrahësit e tij në Horasan. Valiu i Horasanit Nasr ibnu Sejjar (i cili njihej si largpamës dhe me eksperiencë) pa që në një rast të tillë duhej ndërhyrë. Kështu ai e informoi Halifen rreth situatës së rrezikshme të krijuar në Horasan. Por ai nuk u shqetësua fare dhe vazhdoi me qejfe dhe argëtime. Veçse, familja mbretërore në dinastinë omejade e ndjeu rrezikun e humbjes së pushtetit. Valiu i dinastisë omejade në Horasan Nasr ibnu Sejjar në këtë rast thotë:

Nën hi një shkëndijë zjarri shoh                   në çdo çast flakë ajo mund të marrë

Zjarri me një shkëndijë ndizet                        ashtu siç lufta, fillon me një fjalë

Nëse nuk e fikin të urtit e kombit                    hiri i saj, kufomat tona do jenë

I habitur thashë me vete vallë                         përse omejadët, vazhdojnë në gjumë të thellë?

Omejadët rebelohen kundër njëri-tjetrit

Në vitin 125 Hënor, Jezid ibnu El-Velid ibnu Abdul Melik shpall kryengritje kundër Velidit dhe armatoset me armët, që gjendeshin në xhaminë Omejade në Damask. Ai filloi të shpërndajë pasuri të madhe për ata që e përkrahnin, saqë rreth tij u grumbulluan afërsisht 1000 burra. Ai urdhëroi komandantin e tij të marshonte dretj Gadef në shkretëtirë, ku ndodhej El-Velid ibnu Jezid pasi ishte larguar nga Damasku. Ai nuk mundi të rezistojë për shumë kohë dhe kur e pa që ishte drejt kapitullimit, hyri në dhomën e tij, morri Kuranin në duar duke lexuar dhe thoshte: “Ditë si dita e Uthmanit.“

Vrasja e tij ndodhi në vitin 126 dhe ishte paralajmërim për rënien e dinastisë Omejade. Më pas vrasësi i tij mori drejtimin e kësaj dinastie, por megjithëse kishte shpallur dëshirën e tij që do të ndjekë gjurmët e Umer ibnu Abdul Azizit në politikat e tij, njerëzit nuk e përkrahën dhe besa nuk iu dha nga të gjithë.

Trazirat filluan të shtoheshin dhe më shumë mes omejadëve pasi filluan disa revolta kundër tij. Nga këto revolta ishte dhe:

1 – Sulejman ibnu Hisham ibnu Abdul Melik në Oman.

2 – Mervan ibnu Abdullah ibnu Abdul Melik në Jordani.

3 – Mervan ibnu Muhamed në Armeni dhe të gjithë këta pretendonin që këtë e bënin për t’u hakmarrë.

Viti hënor 126

744 kalendari diellor

Mervan El-Himar

Kalifati i Jezidit morri tatëpjetën dhe nuk zgjati veçse gjashtë. Ai vdiq vdiq  në të njëjtin vit që morri pushtetin, pas një sulmi të Mervan ibnu Muhamed ibnu Mervan ibnu El-Hakem. Ai arriti të marrë pushtetin dhe u quajt Mervan El-Himar. Ai njihej si i aftë, tinëzar, i duruar në fatkeqësi dhe i palodhur.

Vëllai i Jezidit që u vra, Ibrahim ibnul Velid shpall kryengritje kundër tij, por Mervani arrin t’a shtypë qysh në betejën e parë që u zhvillua mes tyre.

Më pas, Mervani hyri në Damask dhe nuk gjeti vështirësi në marrjen e besës nga njerëzit. Nga ata që i dhanë besën si Halife, ishte dhe vetë Ibrahimi që ishte rebeluar më parë.

Në këtë kohë, në Kufe shpërthen një revoltë tjetër të cilën e udhëhiqte Abdullah ibnu Muavije ibnu Xhafer Tajjar, të cilën Mervani arriti t’a shuajë dhe atë.

Një revoltë tjetër u nis nga Sulejman ibnu Hisham që njihej si luftëtar i madh, por jo politikan. Bashkë me të u bashkuan dhe banorët e qyetit Resafe, por që Mervani arriti t’a shuajë dhe këtë dhe i shpërndau në skaje të ndryshme.

Kështu Mervani arriti t’i shuajë të gjitha këto revolta dhe vendosi rregullin dhe qetësinë. Gjithashtu ai shuajti dhe revolta të tjera që kishin nisur në Irak, Sham, Hixhaz dhe Jemen.

 Viti hënor 130

748 kalendari diellor

 Ebu Muslim Elhorasani, shpall revoltën e abasitëve

Në një situatë të tillë krize, Ebu Muslim El-Horasani mblidhte përkrahësit e abasitëve dhe i stërviste. Pasi gjendja në vitin 130 hënor u përkeqësua më shumë, ai i befasoi omejadët me shpalljen e revoltës së tij dhe vendosjen e qytetit Mero në skajin lindor të Horasanit, nën kontrollin e tij.

Nasr ibnu Sejjar u rezistoi përpjekjeve të tij dhe vazhdoi luftën në mbrojtje të dinastisë omejade, duke penguar kështu përparimin e abasitëve. Ishte pikërisht Nasr ibnu Sejjar ai që vonoi për vite të tëra rënien e kësaj dinastie.

Por në vitin 131 hënor, Nasr ibnu Sejjar vdes dhe kjo ua lehtësoi shumë çështjen abasitëve.

Kështu Ebu Muslimi arriti t’a marrë Horasanin. Komandën e luftës në Irak, ai ia lë një burri nga fisi “Tajj” që quhej Kahtube. Kurse komandën e luftës në Sham ia la në dorë një burri që quhej Abdullah ibnu Ali.

Mervan ibnu Muhamedi, Halifeja Emevit, u arratis me ushtrinë e mbetur, por ndiqej kudo që shkonte nga ushtria e Abdullah ibnu Ali. Kur arritën në qytetin Hims, banorët panë që ushtria e Halifes kishte mbetur e pakët dhe u përpoqën që t’a vrasin Halifen Mervanin. Por ai i kishte marrë masat më parë dhe kishte ngritur prita dhe kurthe, kështu që arriti të fitojë ndaj tyre. Më pas u nis për në Damask ku caktoi si vali të saj dhëndërin e tij Velid ibnu Muavije ibnu Mervan.

Viti hënor 132

750 kalendari diellor

Fundi i dinastisë omejade

Në këtë kohë, ushtria Abasite nën komandën e Abdulla ibnu Ali, arrin në Damask dhe vret Velidin. Halifeja vazhdoi rrugën e arratisjes dhe arriti në Jordani. Atje iu bashkua dhe guvernatori i saj dhe të dy u nisën për në Palestinë. Të dy, duke përshkruar shkretëtirën e Sinasë, arritën në Egjypt. Ushtria Abasite me në krye Abdullah ibnu Ali u ishin vënë pas për të vrarë Halifen, vrasja e të cilit do të thoshte përfundimin e dinastisë Omejade.

Në Bosir të Egjyptit u ndeshën dy ushtritë, ajo e Abasitëve dhe ajo e Omejadëve. Kjo betejë zgjati për dhjetë ditë dhe në fund të saj, Abdullah ibnu Alij arriti ta vrasë Mervan ibnu Muhamed, Halifen e fundit të dinastisë Omejade. Kështu dinastia e Omejadëve ra, dhe u ngrit ajo e Abasitëve.

Shkaqet e rënies së dinastisë Omejade

Kështu ra dinastia omejade në lindje pasi u përfshi nga kryengritjet dhe konfliktet. Dinastia omejade ra, pasi kishte përhapur civilizimin, dijet dhe shtrirjen e shtetit islam në çdo drejtim.

Nëse do shihnim në historinë e kësaj dinastie me syrin e studiuesit, do të vërejmë disa çështje të rrezikshme të cilat u shfaqën në periudhën e fundit para rënies, të cilat çuan në rënien pa kthim të kësaj dinastie madhështore:

1 – Mos zgjedhja e më të aftit në postin e Halifes.

Ky devijim filloi në periudhën e fundit para rënies së dinastisë. Nëse pushteti me sistem trashëgimor, ka anët pozitive të tij, të cilat shfaqen në stabilizitetin politik dhe mbylljen e konflikteve, është detyrë e familjes mbretërore që në këtë post të vendosin dhe të zgjedhin më të aftin në familje. Kjo ishte diçka që respektohej në fillimin e pushtetit omejad dhe rreth kësaj dëshmon ardhja në pushtet e Umer ibnu Abdul Azizit, duke lënë jashtë pushtetit fëmijët e Sulejman ibnu Abdul Melik. Por kjo traditë u devijua më pas dhe në pushtet erdhi El-Velid ibnu Jezid, i cili nuk ishte i aftë për këtë post. Jo vetëm, kaq por ai ishte i dhënë pas dëfrimeve dhe qejfeve të kësaj bote. Nëse këto janë cilësitë e udhëheqësit, ç’mund të presësh prej tij të forcojë shtetin dhe të ngrejë flamurin e fesë?! Thotë Abdullah ibnul Mutez: ”Pushteti mbahet me fenë, kurse feja forcohet me pushtet. Por nëse pushtetari rend pas qejfeve të kësaj bote, ç’forcë mund të presësh prej tij?!”

2 – Shfaqja e kryengritjeve dhe konflikteve.

Kjo është një fatkeqësi e dytë, me të cilën shteti nuk gjen qetësinë e duhur për t’u zhvilluar. Ajo që i nxit konfliktet dhe revoltat janë dy gjëra:

Ose dobësia dhe paaftësia e pushtetarit ose lakmia për pushtet dhe të dyja janë shkatërruese.

 3 – Shpërfillja e kriterit të aftësisë dhe drejtësisë në emërimin  e valinjve.

Në kohën e tyre emëroheshinj valinj tiranë si Haxhaxh ibnu Jusufi, i cili e mbushi tokën me padrejtësi dhe e përgjaku me gjak. Ai dhe të tjerë të llojit të tiji ishin shkak për ndëshkimin e Zotit dhe mallkimit të njerëzve.

 4 – Përhapja e korrupsionit.

Korrupsioni si çdo sëmundje tjetëri vazhdon të gërryejë në aparatin shtetërori, derisa t’a shembë.

 5 – Largimi nga dija

Me këtë, nuk kemi qëllim vetëm dijet fetare, por çdo lloj dije. Interesi për dije krijon ndërgjegje politike, civilizuese dhe shoqërore. Ajo e bën vizionin e pushtetarit dhe popullit drejt pushtetit më të lartë dhe gjithëpërfshirës.

 6 – Interesi për të mirat e kësaj bote dhe kënaqësive të saj.

Edhe nëse diçka e tillë nuk ishte e përhapur tek të gjithë, ajo që ndodhi tek një pjesë e tyre ishte shkak, që çoi në rënien e pushtetit omejad.

SË DYTI / ARRATISJA E HABITSHME

Viti hënor 132

750 kalendari diellor

Ebul Abas El-Sefah

Ebul Abas El-Sefah ishte ai, që morri Kalifatin në dorë dhe urdhëroi që Omejadët të përndiqen dhe të ekzehunohen kudo që gjenden. Xhaxhai i tij, Sulejman ibnu Ali, që ishte vali i Basras, kishte urdhëruar që çdo omejad që gjendej, të vritej dhe kufoma të hidhej në rrugë për t’a ngrënë qentë.

Të tmerruar, omejadët filluan të fshiheshin dhe u shpërndanë nëpër zona të largëta që t’i shpëtonin vrasjes. Nga ata që kërkoheshin ishte dhe Abdurrahman Ed-Dahil, ose siç njihet ndryshe Abdurrahmani i parë.

Cilësitë e Abdurrahman Ed – Dahil

Siç i përmendëm dhe më lart cilësitë e tij, ai kishte mendime dominuese, ishte shumë i matur dhe me vullnet të çeliktë. Kur e merrte një vendim e çonte deri në fund. Kur ngrinte flamurin e luftës, e fitonte atë. Ishte trim dhe i paraprinte ushtrisë në luftë. Shumë i kujdesshëm dhe tepër i qetë. Nuk e shihje në rehati të përhershme dhe çështjet me rëndësi, nuk ia besonte ndokujt t’i zgjidhë por i zgjidhte vetë. Ishte shumë bujar dhe politikan i madh… këto dhe cilësi të tjera rrallëherë gjenden në një udhëheqës dhe komandant politik.

Ai lindi dhe u edukua në Damask, në pallatet mbretërorë, ku duke përfituar nga mundësitë, që i jepeshin aty mësoi shumë gjëra nga jeta. Aty u stërvit mirë në kalorësi dhe përvetësoi artet e luftës. Gjithashtu ai u edukua dhe u bë pjesë e moraleve dhe vlerave origjinale arabe. Gjithashtu, ai njihet dhe si poet me shije dhe shumë i ndjeshëm. Pasi vajti në Andaluzi dhe vendosi rregullin, pa një ditë një karvan që po udhëtonte drejt Shamit. Në ato momente iu kujtua vendi dhe familja e tij në Sham dhe në moment thurri këto vargje:

O karvan që tokën time shkel

selam mi ço gjysmës time, nga gjysma tjetër

siç e din, trupin këtu e kam

por zemrën, në vendlindjen e vjetër

Qenka thënë të ndahemi dhe u ndamë

kjo bëri që sytë mos i mbyll unë

siç ka caktuar Zoti ndarjen

të ketë caktuar dhe bashkimin, lutem shumë.

Malli i tij për Shamin

 Një ditë tjetër teksa ishe ulur në pallatin e tij në Resafe, i zunë sytë një palmë. Më parë palmat nuk njiheshin në Andaluzi. Ishte ai, që i kishte urdhëruar të silleshin palma dhe të mbilleshin dhe në Andaluzi. Palma zgjoi nostalgjinë e tij për vendlindjen, familjen dhe miqtë e tij. Në ato çaste, ai filloi të recitojë:

Në mes të kopështit një palmë na mbiu

E ardhur nga larg në një vend të huaj

Në mërgim, e ngjashme si unë i ziu

Si unë i vetëm larg fëmijëve të mi

Je rritur në një tokë të huaj për ty

Vetmia jote me timen ngjason

Me ujë shiu vaditur, krenare qëndron

Dashuria për atdheun

Dashuria për atdheun, është një ndjenjë e kultivuar thellë në natyrën e njeriut dhe është e natyrshme që njeriu të përmallet për vendin dhe familjen e tij.

Kjo nuk bie ndesh me parimet e Islamit, pasi po të shohim dhe vetë shokët e profetit a.s thurrnin vjersha për Mekën pasi emigruan në Medine. Bilali kur i largoheshin ethet, ngrinte zërin dhe thoshte:

Ah, vallë a do të fle dhe një herë tjetër

Në luginën plot gurë dhe shtëpinë e vjetër

A do të pij një ditë nga uji i burimit plot jetë

A do i shoh miqtë dhe gjithçka kam tjetër.

Ne duhet t’i edukojmë fëmijët tanë me dashurinë për atdheun, por pa stimuluar tek ta fanatizmin dhe racizmin. Fanatizmi dhe urrejtja vijnë kur dashuria për atdheun janë para dashurisë së Zotit dhe bindjes ndaj Tij.

Dashuria për atdheun dhe familjen është nga vlerat të cilat nuk i njohin veçse njerëzit e mirë dhe të mëdhenj.

Fshehja

Kur ndjekjet ndaj omejadëve u shtuan së tepërmi, Abdurrahman Ed-Dahil u detyrua ta lërë vendin e tij dhe u vendos në një fshat të largët, pranë lumit Eufrat. Këto ndodhnin në vitin 132 hënor, në kohën kur dinastia Abasite erdhi në fuqi.

Historinë se si arriti tu shpëtojë përndjekjeve të abasitëve e tregon ai vetë, ku thotë: “Një ditë isha ulur brenda në shtëpi pasi më dhimbnin sytë dhe nuk e duroja dot dritën, kurse djali im katër vjeçar Sulejmani, po lozte para shtëpisë. Pas pak e pashë djalin që hyri në shtëpi.  Duke qarë dhe i frikësuar u ul në prehërin tim. U mundova ta pyes se çfarë kishte ndodhur, por ai vetëm ngjitej për trupit tim i tmerruar dhe duke qarë. Dola jashtë të shoh se çfarë po ndodhte dhe pashë banorët e fshatit të frikësuar dhe në panik. Nga larg arrita të dalloja flamurët e zinj (Abasitët mbanin flamurë të zinj). Një nga vëllezërit e mi të vegjël, e pashë të vrapojë drejt meje duke më thënë:”Të shpëtojmë o vëlla, të shpëtojmë.” Menjëherë hyra brenda dhe mora disa dinarë për rrugë, mora vëllanë tim dhe u largova. (Abasitët vrisnin vetëm burrat nga Emevitët, kurse fëmijët dhe gratë jo). I lajmërova motrat mbi vendin ku do të shkoj dhe u thashë të vinin atje, pasi të qetësohej gjendja. Ushtarët e Abasitëve, për pak çaste vajtën tek shtëpia ime, e rrethuan por nuk më gjetën, kështu që vazhduan të kërkonin në fshat. Unë me vëllanë, u larguam larg fshatit dhe vajtëm tek një i njohur, të cilit i kërkova të më gjejë kuaj për rrugë. Një nga skllevërit e tij,kur më pa, vajti dhe lajmëroi menjëherë ushtarët. Në çast pashë ushtarët që po afroheshin dhe vrapova me vëllanë drejt Eufratit.

Gjatë kalimit të lumit

 Kur arritën ushtarët, ne ishim brenda në lum duke notuar për në bregun tjetër. Ushtarët na thërrisnin duke na thënë:”Kthehuni se u premtojmë që nuk do ju bëjmë gjë të keqe.” Ne vazhduam të notonim dhe kur arrita në mes të lumit, pashë që vëllai ishte ndalur dhe po i dëgjonte. Unë i thirra: “Do të të vrasin vëlla, eja me mua, por nuk më dëgjoi. Nga frika se mos mbytej dhe premtimi se nuk do i bënin gjë të keqe, u besoi dhe filloi të notojë në drejtim të tyre. Unë arrita të dal në bregun tjetër të lumit. Kur dola pashë në drejtim të vëllait, të cilin e nxorrën para dhe ia prenë kokën, pasi i kishin premtuar që nuk do i bënin gjë të keqe. Ia morrën kokën dhe u larguan. Kështu e vranë vëllanë tim që ishte vetëm 13 vjeç, gjë e cila më hidhëroi shumë.

Drejt Afrikës veriore

Nga frika fillova të vrapoj saqë më dukej sikur po fluturoja, megjithëse këmbët i kisha në tokë. Hyra në një fermë me bimë të shpeshta dhe qëndrova aty derisa u qetësua gjendja. Pastaj dola dhe udhëtova derisa arrita në veri të Afrikës”.

Pasi arriti në Magreb (kështu e quanin arabët veriun e Afrikës), u çoi fjalë pjesës tjetër të familjes të vinte dhe të merrnin dhe florinjtë që i kishte fshehur. Gjendja e tij u përmirësua pasi arriti dhe familja me djalin e tij Sulejmanin dhe ish skllavin Bedrin.

SË TRETI /

 Abdurrahman El-Fihri në ndjekje të omejadëve në  Afrikë

 Në veri të Afrikës, vali ishte Abdurrahman ibnu Habib El-Fihrij, një nga ish rebelët në Andaluzi. Me anë të një kryengritje, ai kishte arritur që të marrë postin e guvernatorit të Afrikës veriore. Meqënëse nuk kishte pranuar deri atëherë ta njohë dinastinë e Abasitëve, të gjithë omejadët e lindjes, emigronin për në Afrikën veriore. Numri i omejadëve u shtua së tepërmi, sidomos në kryeqytet, në Kajravan.

Duke parë që numri i omejadëve po shtohej, Abdurrahmanit i hyri frika se mos rebelohen dhe kërkojnë të marrin pushtetin e humbur në lindje – duke ditur që shumica e tyre ishin pinjollë udhëheqësish.

Kështu filloi t’i torturojë dhe vrau dy nga fëmijët e El-Velid ibnu Jezid ibnu Abdul Melik dhe plaçkiti dhe vrau shumë të tjerë.

Përndjekja e Abdurrahman ibnu Muavije (Ed-Dahil).

 Nga të kërkuarit prej tij, ishte dhe Abdurrahman Ed-Dahil, i cili dhe këtë radhë arrin të shpëtojë duke u strehuar tek një familje berbere, pikërisht tek Ebul Kure El-Berberij, në Libinë e sotme

Duke parë situatën, pa që dhe në Libi nuk ishte i siguruar. Valiu i Andaluzisë në atë kohë ishte Jusuf El-Fihrij, nga dinastia Omejade dhe gjendja atje ishte e trazuar. Në Afrikë e kërkonin dhe po kështu e kërkonin në Irak. Vendi i vetëm ku mund të strehohej tani ishte Andaluzia, kështu që dërgoi ish skllavin e tij Bedrin për në Andaluzi tek Ubejdullah Ibnu Uthman dhe Abdullah ibnu Halid, duke u kërkuar që ta ndihmojnë për të marrë pushtetin në Andaluzi, meqë ishte dhe nipi i Halifes omejad të rrëzuar nga Abasitët.

Të dy këta, pranuan t’a ndihmojnë dhe filluan të ftojnë dashamirësit e omejadëve, numri i të cilëve vetëm shtohej. Kështu filloi emri i Abdurrahman Ed-Dahil të përhapej në Andaluzi.

Pas kësaj, ish skllavi i tij Bedri kthehet në Afrikë dhe e informon rreth situatës në Andaluzi.

Situata në Andaluzi

 Pushteti në Andaluzi ishte në duart e dy personave: Jusuf ibnu Ukbe ibnu Nafi El-Fihrij që ishte valiu zyrtar, dhe  ai që qeveriste në të vërtetë Sumejl ibnu Hatim. Konfliktet mes tyre herë fshiheshin dhe herë shfaqeshin.

Viti hënor 138

756 kalendari diellor

Kalimi në Andaluzi

 Pasi përgatitën terrenin për ardhjen e Abdurrahman Ed-Dahlil, i dërguan një njeri ta njoftojë, që të udhëtonte për në Andaluzi. Abdurrahmani çdo ditë dilte në breg në pritje të të dërguarit. Kur arriti i dërguari dhe shkoi të takohej me të, e gjeti atë duke u falur dhe duke u lutur që Zoti ta ndihmojë. Kur përfundoi namazin, u kthye nga i ardhuri dhe e pyeti:“Kush je tij?“ „Unë jam Ebu Galib Temmam” ( Temmam do të thotë plotësues). Abdurrahmani i gëzuar ia ktheu: “Në dashtë Zoti kjo punë është e plotësuar.” Kur morri pushtetin e mbajti afër dhe e caktoi administratorin e tij derisa vdiq. Kështu kaloi Ed-Dahil nga Afrika veriore për në Andaluzi në vitin 138 hënor. Fillimish arriti në qytetin Elvira, ku të gjithë dashamirësit e omejadëve u bashkuan me të. Atje filloi përgatitjet për tu përballur me kundërshtarët.

 Viti hënor 138

 756 kalendari diellor

Gjendje tensioni në Andaluzi

Gjatë kësaj kohe, vali i Andaluzisë vazhdonte të ishte Jusuf El-Fihrij, kurse për veriun ishte Sumejli. Gjendja në anën e Jusufit ishte keqësuar. Kjo pasi Amir El-Bedrij dhe djali i tij kishin nisur një revoltë kundër Jusufit. Gjatë negociatave, para se të niste lufta kishin rënë dakord, që nëse dorëzoheshin, Jusufi do u falte jetën. Ata pranuan por pasi u dorëzuan Jusufi u tregua i pabesë dhe urdhëroi të vriteshin. Kjo kishte krijuar pakënaqësi tek njerëzit. Pas kësaj ndodhie kishte rënë shi i madh në vendndodhjen e ushtrisë. Kështu nga njëra anë të pakënaqur nga sjellja e Jusufit dhe nga shiu i dendur që ra, shumica e ushtrisë u shpërnda.

Mendimi i Sumejlit

  Sumejli nga ana e tij, e shikonte që trazirat po shtoheshin. Nga njëra anë, në veri të vendit Alfonso përbënte rrezik për të, dhe nga ana tjetër tani kishte dalë dhe Abdurrahman Ed-Dahil.

Më i afërt për të mbetej Jusuf El-Fihrij, kështuqë u bashkua me të në Kordoba kundra Ed-Dahilit. Sumejli i kërkoi Jusufit që ta sulmonin menjëherë Ed-Dahil, pa e lënë që të organizohej mirë. Por Jusufi, refuzoi duke i thënë që ushtria ishte e lodhur nga udhëtimi dhe shumë prej njerëzve ishin larguar.

Shtypja e revoltave qysh në fillim ëshmë më e lehtë se pasi të ketë marrë dhenë, por Jusuf El-Fihrij nuk iu bind. Ai i propozoi Sumejlit që të vendoseshin në Toleda, të pushonte ushtria e pastaj të sulmonin.

Lëvizjet e Abdurrahman Ed-Dahil

 Abdurrahman Ed-Dahil, arriti të grumbullojë rreth vetes vetëm gjashtëqind burra dhe me ta u nis drejt qytetit Reya, Sidonia, Malaga etj… ku gjente përkrahje nga të gjithë.

Në këtë kohë, Jusuf El-Fihri dhe Sumejli ishin duke u kthyer nga Saragosa. Atyre u erdhën lajmet rreth lëvizjeve të fundit të Abdurrahman Ed-Dahil dhe ranë dakort që ta joshnin me dhurata, flori dhe toka me qëllim që të heqë dorë nga kërkesa për pushtet.

Abdurrahman Ed-Dahil i pranoi dhuratat por nuk pranoi ofertën që të heqë dorë nga kërkesa për pushtet.

Më pas ai u drejtua drejt Sevilles, ku me të u bashkua dhe administratori i saj Ebu Sabah nga Jemeni. Tani Abdurrahman Ed-Dahil kontrollonte pothuaj të gjithë jugun e vendit dhe filloi të mendojë, që kishte ardhur koha të sulmojë Kordobën.

Përballja e Abdurrahman Ed-Dahil me Jusuf El-Fihri

 Kur Sumejli dhe Jusufi dëgjuan për ushtrinë e Ed-Dahil që ishte drejtuar drejt Kordobës, u përgatitën dhe u nisën, me qëllim që ta pengojnë për të hyrë në Kordoba. Kështu dy ushtritë u takuan në dy brigjet e një lumi. Kur Ed-Dahil e pa këtë vendosi që të largohej pa u ndjerë dhe të mos përballej me ushtrinë e Jusufit në rrugë, por të sillej rreth Kordobës dhe ta pushtonte nga pjesa e pasme. Këto lëvizje të tij, arriti t’i zbulojë ushtria e Jusufit dhe Sumejlit dhe menjëherë ata ia prenë rrugën. Dy ushtritë u takuan pranë një fshati që quhej Masara.

Viti hënor 138

756 kalendari diellor

Beteja vendimtare (Al-Masara)

 Në datën 9 të muajit Dhil hixhe, viti 138 hënor, ndeshen dy ushtritë në betejën që u njoh më pas me emrin “beteja e El-Masara”. Ishte një betejë mes një ushtrie me numër të pakët, pa armatimet e nevojshme dhe që nuk kishte për të ngrënë veçse bizele dhe një ushtrie të madhe në numër, të armatosur mirë dhe që i vinin ndihma dhe ushqime.

Abdurrahmanit i erdhën lajme, që disa nga ushtarët e tij kishin thënë: “Nëse do të humbasim, neve do të na vrasin të gjithëve, ndërkohë që Ed-Dahil është i huaj dhe do të mund të arratiset, pasi ka dhe një kalë të mirë. Ed-Dahil kur e dëgjoi këtë shkoi tek Ebu Sabbah El-Jahsubij dhe i tha:“Kali që kam, më pengon gjatë dyluftimit dhe të gjuaj me shigjetë gjatë luftës, prandaj dua ta ndërroj me mushkën tënde.“ Kjo bëri që ushtria të ndjehej më e qetë.

Ed-Dahil vendosi që ta fillojë luftën shpejt pa u rënë morali ushtarëve, kështu që ditën e Kurban Bajramit, urdhëroi ushtarët që të kalonin lumin dhe të sulmonin kundërshtarët, të cilët u gjendën të befasuar nga ky sulm në një ditë të tillë feste. Ed-Dahil arriti që ta mposhtë ushtrinë kundërshtare. Ushtarët se bashku me Jusuf  El-Fihrin filluan t’ia mbathnin nga të mundnin. Kur pa që ushtarët kundërshtarë po largoheshin, i urdhëroi ushtarët e tij që të mos i ndjekin. Të habitur ata e kundërshtuan duke i thënë se mund të grumbulloheshin përsëri dhe të përbënin rrezik, por ai ua ktheu:”Lërini! Mos i shfarosni plotësisht ata kundërshtarë, me të cilët mund të miqësoheni përsëri nesër, i lini për armiqtë më të egër”. Për të, armiqtë më të egër ishin Hunët në veri të Andaluzisë me të cilët nuk mund të miqësohej.

Hyrja në Kordoba

 Pas betejës së Masarës, komandantët e forcave nga Jemeni u mblodhën dhe Ebu Sabah u tha:”Përse të mos e vrasim Ed-dahil? Kështu e bëjmë fitoren të dyfishtë dhe jemi ne ata, që do të udhëheqim vendin.“ Por të tjerët e kundërshtuan. Ky lajm i arriti Ed-Dahilit, i cili për shkak se ishte i vetëm e kaloi me heshtje, pasi po të vepronte diçka kundra Ebu Sabah, ushtria do të përçahej.

U nis ushtria e tij drejt kryeqytetit dhe kur arriti, i urdhëroi ushtarët që të mos hynin brenda, por të prisnin jashtë. Dërgoi njerëz brenda qytetit të cilët thërrisnin:“Kush dëshiron të marrë pasuritë dhe të dalë nga qyteti le të dalë, qofshin këta dhe nga familja e Jusuf El-Fihrit apo e Sumejlit. Kush dëshiron të qëndrojë në qytet është i lirë të qëndrojë. Ne nuk kemi ardhur për të vrarë njeri apo për të marrë pasurinë e kujt, por thje/p psht duam të vendosim pushtetin e omejadëve“.

Qysh atë ditë Abdurrahmani u quajt ndryshe dhe “Ed-Dahil (hyrës)” pasi ishte i pari, që hynte si pushtetar i omejadëve në Andaluzi. Kështu ai vendosi kontrollin e tij të plotë mbi Kordoba. Ditën e premte ai predikoi në xhami ku u premtoi banorëve vendosjen e drejtësisë në vend.

Viti hënor 139

757 kalendar diellor

 El-Fihrij merr Kordobën befasisht

 Pasi humbi betejën Jusuf El-Fihrij, u vendos në qytetin Toleda dhe filloi të grumbulloi forcat e shpërndara. Të njëjtën gjë bëri dhe Sumejli, në Jaen. Më vonë u bashkuan dy ushtritë dhe u nisën drej Kordobës për t’u ndeshur për herë të dytë me Abdurrahman Ed-Dahil, i cili dhe ky përgatiti ushtrinë dhe doli jashtë Kordobës për luftë.

Jusuf El-Fihrij dërgon djalin e tij Ebu Zejdin me një pjesë të ushtrisë për të pushtuar Kordobën nga pas, me qëllim që ta çorodisnin Abdurrahman Ed-Dahilin. Dhe me të vërtetë arrin Ebu Zejdi që të futet në qytetin e Kordobës dhe e pushton atë dhe zë rob Ebu Uthmanin zv. e Ed-Dahilit.

Çfarë bëri Abdurrahman Ed-Dahil në një situatë të tillë?

Viti hënor 140

 757 kalendari diellor

Ed-Dahil merr pushtetin

Abdurrahman Ed-Dahil vazhdoi të përparojë me ushtrinë, sikur të mos kishte ndodhur gjë, derisa arriti në Elvira.  Sumejli e pa që nuk do të mundnin t’i bënin ballë ushtrisë së Abdurrahmanit, pasi ajo ishte më e madhe në numër dhe më e fuqishme. Kështu filluan bisedimet dhe ranë dakort që të dorëzoheshin dhe të njohin pushtetin e tij. Në marrëveshje, u caktua, që Sumejli dhe Jusufi, të jetonin të respektuar në Kordoba dhe t’u mbeteshin pasuritë që kishin më parë. Abdurrahman Ed-Dahil i pranoi këto kushte, por me një kusht që dy fëmijët e tyre të mbeteshin pengje dhe çdo ditë Jusufi dhe Sumejli të shkonin ta përshëndesnin në pallat, me qëllim që të mos largoheshin dhe të rebeloheshin.

Me këtë marrëveshje, në vitin 140 pushteti i omejadëve në Andaluzi filloi të konsolidohej, edhe pse dinastia e tyre në lindje kishte rënë tashmë. Të gjithë omejadët filluan të grumbulloheshin në Andaluzi dhe gjendja e tyre filloi të përmirësohej.

SË KATËRTI /

1-       Kryengritja e Ebu Sabbah El-Jahsubi

 Viti hënor 141

758 kalendar diellor

Në vitin 141 filluan të zhvillohen një sërë ngjarjesh të reja, pasi në Andaluzi tashmë kishin ardhur omejadët e shpërngulur dhe mes tyre kishte shumë përçarës. Një prej atyre që kishte ardhur ishte dhe një burrë që kishte famë, ai ishte Abdul Melik ibnu Umer El-Mervani bashkë me dhjetë të tjerë nga paria e omejadëve.

Abdurrahman Ed-Dahil e shkarkoi nga detyra Ebu Sabahin aleatin e tij të mëparshëm, pasi kishte dëgjuar propozimin për vrasjen e Ed-Dahil dhe caktoi Abdul Melik El-Mervanin, vali të qytetit Seville, në jug të Andaluzisë. Veç tij ai caktoi dhe djalin e tij Umerin si valli të qytetit Moro. Kështu shumica e valinjve ishin nga omejadët.

Ndërprerja e lutjes për Halifen Abasit

Gjatë kësaj kohe, Abdul Melik El-Mervani vëren që imamët e asaj kohe e kishin bërë traditë që teksa predikonin ditën e premte në xhami, në mbyllje të predikimit, luteshin për Halifen që në atë kohë ishte Ebu Xhafer El-Mensuri nga Abasitët. Për këtë, bisedoi me Abdurrahman Ed-Dahil dhe i kërkoi, që të udhërojë të ndërpritej një traditë e tillë. Por Ed-Dahil iu përgjigj:“Nuk dua t’i provokoj Abasitët në këtë kohë kundra meje. Por ai vazhdoi t`i flasë deri sa e bindi që imamët të mos luteshin më për halifen Abasit.

Kjo ndodhte vetëm dhjetë muaj pasi kishte marrë udhëheqjen e Andaluzisë. Megjithatë ai nuk kërkoi të quhej Halife, por u mjaftua me titullin princ.

141 Viti hënor

758 kalendari diellor

 2 Kryengritja e Jusuf El-Fihrit dhe Sumejlit.

Nga ato që ndodhën në vitin 141, ishte se Jusuf  El-Fihri, valiu i mëparshëm i Andaluzisë, arrin të arratiset nga Kordoba dhe u fsheh. Abdurrahman Ed-Dahil shkon të pyesë Sumejlin se ku ishte Jusufi. Sumejli i thotë që nuk e di, por Abdurrahmani ngulmoi dhe i tha se nuk mund të largohej pa e ditur ti. Sumejli zemërohet dhe i thotë: „Për Zotin sikur të ishte nën këmbët e mia, nuk do i ngrija për ta marrë, prandaj bëj ç’të duash.“ Abdurrahmani urdhëroi, që të burgosej Sumejli dhe bashkë me të dy djemtë e Jusufit që ishin pengje.

Vetë Jusufi u shfaq më pas në qytetin Merida ku filloi të mbledhë pasuesit e tij.

Në këtë kohë, miqtë e Sumejlit arritën ta nxjerrin nga burgu atë dhe djemtë e Jusufit dhe u arratisën. Vetë Sumejli nuk kishte pranuar të arratiset nga burgu duke thënë: “Burra si unë nuk mund t’ia mbathin.“ Njërin prej djemve të Jusufit, Abdurrahmanin, arritën ta kapnin përsëri pasi ishte shumë i shëndoshë dhe nuk kishte mundur të ecë. Kurse djali tjetër Ebul Esvedi arriti të largohej.

 Jusufi në Merida

 Në qytetin Merida Jusuf El-Fihri kishte arritur të mbledhë 20.000 luftëtarë rreth tij. Vetë Abdurrahman Ed-Dahil, duke e ndjerë këtë rrezik u nis me ushtri drejt qytetit Sevile, ku u takua me Abdul Melik El-Mervani dhe të dy vendosën të bashkonin ushtritë dhe t’i dërgonin për të shtypur këtë revoltë të tretë të Jusuf El-Fihrit.

Umeje ibnu Abdul Melik ia mbath

 Abdul Meliku caktoi djalin e tij Umejen komandant të kësaj ushtrie dhe e dërgoi me të shpejtë në front duke i thënë që dhe ai do të bashkohej me pjesën tjetër të ushtrisë.

Kur ushtria e Umejjes u afrua me ushtrinë pranë Meridas, atij i erdhën lajme mbi numrin e madh të ushtrisë kundërshtare, gjë e cila e frikësoi tepër saqë ia mbathi. Ai ia mbathi akoma pa u konfrontuar me ndonjë ushtar dhe akoma pa filluar lufta. Duke e lënë ushtrinë të vetme ai u kthye në Seville dhe e befasoi të atin kur i doli para. Kur e pa i ati i tha:“Ç’të bëri që të mendosh se unë do të të përkrah, në një kohë kur ke lënë ushtrinë të vetme pa filluar lufta? Ç’mendon se mund tu themi njerëzve, që marrin pjesë në luftë? Nëse je larguar nga frika e vdekjes, dije se drejt saj ke ardhur”. Pastaj urdhëroi që të vritej i biri në çast. Me këtë ai e mbylli këtë çështje të rrezikshme.

Abdul Meliku udhëheq ushtrinë

„Jemi dëbuar nga lindja dhe kemi ardhur në këto toka të largëta. Kemi vuajtur për një kafshatë buke për të mbajtur frymën. I thyeni këllëfat e shpatave, pasi është më mirë të vdesim në këto çaste ose të fitojmë.“

Me vrasjen e të birit dhe predikimin e mbajtur, ai mbylli çdo dyshim që mund të lindte dhe e morri vetë komandën e ushtrisë. Atij iu bashkua dhe Abdurrahman Ed-Dahil me një ushtri tjetër. Kështu në Merida filloi të zhvillohej një betejë shumë e përgjakshme dhe shkatërruese. Kjo betejë la të vrarë të shumtë nga të dy ushtritë, atë të Jusuf El-Fihrit dhe të Abdurrahman Ed-Dahilit, Të vrarët ishin mbi 30 000 ushtarë.

Në këtë betejë Abdul Meliku tregoi trimëri të rrallë kundra ushtrisë së Jusuf El-Fihrit

Beteja përfundoi me fitoren e Abdul Melihun, i cili në fund të saj vdiq nga plagët e marra. Tregohet që Abdul Meliku teksa luftonte nuk njihej, për shkak të gjahun që e kishte mbuluar prej plagëve të shumta. Kur e gjetën të vdekur pas lufte, panë që shpata i ishte ngjitur për dore për shkak të gjahun dhe nuk mundën t’ia heqin nga dora.

Kur e pa Ed-Dahil, qau dhe kujtoi veprat e tij të mira. Më pas djalin e tij Hishamin, e martoi me vajzën e Abdul Melihun dhe djemve të tjerë u dha poste të lartë. Kjo për shkak se Abdul Meliku ishte i dashur dhe i respektuar për të.

Vrasja e Jusuf El-Fihrit

Jusuf El-Fihri, me shpresën që të mbledhë forca dhe të rebelohet për herë të katërt, niset për në Toleda. Para se të arrijë atje, e shikon një burrë që quhej Abdullah ibnu Umer El-Ensarij i cili e njeh se kush ishte. Me vete mendoi që të vriste Jusuf El-Fihrin do të ishte mirë për të dhe për njerëzi e tjerë. Kështu e ndoqi dhe arriti ta vrasë katër milje larg pa arritur në Toleda. Kokën ia dërgoi Abdurrahman Ed-Dahilit, në Kordoba. Ed-dDahil publikoi vrasjen e tij dhe mendoi se tani trazirat do të pushonin.

Pas kësaj ai urdhëroi, që të vritej dhe Sumejl dhe të përndiqeshin përkrahësit e tij dhe të Jusuf El-Fihrij. Më pas eleminoi dhe pushtetarët e mëparshëm, të cilët nuk e lanë të qetë. Kur Ed-Dahil hyri në Andaluzi, u dallua për zemërgjerësi, mëshirë dhe tolerancë, por ata nuk e lanë të qetë.

Viti hënor 146

763  kalendari diellor

Në vitin 146 hënor Abdurrahman Ed-Dahil, përballet me një nga ndodhitë më të vështira të tij. Një njeri me emrin Ala ibnu Mugith El-Jahsubij, hyn në Andaluzi nga Afrika veriore. Ai ishte dërguar nga vetë Halifeja Abasit, Ebu Xhafer El-Mensuri, me qëllim që t`ua marrë pushtetin Emevitëve dhe t’ua japë Abasitëve. Ai fillimisht u vendos në qytetin Baja, ku filloi të bindë njerëzit, se muslimanët duhet të kenë vetëm një Halife dhe përderisa Kalifati është në duart e abasitëve, ata e merritojnë të njihen. Me këtë  politikë ai e kaloi konfliktin mes omejadëve dhe abasitëve dhe në Andaluzi.

Rreth tij u mblodhën të gjithë armiqtë e Abdurrahman Ed-Dahilit, ish pushtetarët e mëparshëm, berberët dhe abasitët. Ai arriti të formojë një ushtri me të cilën hyri në Sidonia ku u prit nga guvernatori i saj. Më pas ai vazhdoi marshimin drejt Sevilles.

El-Ala vendos Sevillen nën kontrollin e tij

Ed-Dahil menjëherë dërgoi një ushtri nën komandën e ish skllavit të tij Bedrit, i cili arriti të rimarrë qytetin e Sidonias. Ushtria e El-Ala ibnul Mugithit në këtë kohë kishte arritur të marrë qytetin e Sevilles. Ed-Dahil së bashku me ushtrinë  u nisën drejt qytetit të Karmonës, për tu mbrojtur nga sulmet e Abasitëve. Ushtria e El-Alasë erdhën dhe e rrethuan qytetin menjëherë. Rrethimi i Karmonës zgjati dy muaj. Nga fundi i muajit të dytë, Abdurrahman Ed-Dahil, i befason kundërshtarët, duke hapur dyert dhe duke sulmuar me 700 burra. Të befasuar nga kjo, ushtria e Ala ibnu Mugithit, nuk arriti ta marrë veten. Kështu forcat e Abdurrahmanit arritën ta thyejnë keq ushtrinë e tij. Vetë Ala, arriti t’ia mbathë, por ushtarët e Abdurrahmanit e arritën në Seville dhe e vranë. Gjithashtu vranë nga përkrahësit e Abasitëve 7.000 ushtarë. Abdurrahmani ia këputi kokën Ala ibnu Mugith dhe disa të tjerëve dhe u vari në vesh nga një letër ku shkruhej emri i secilit. Pasi i vendosi të gjithë në sëndukë, urdhëroi që të dërgoheshin në Meke, ku kishte vajtur Ebu Xhafer El-Mensuri (Halifeja) për të kryer Haxhin.

Shtypja e revoltës

I shpërndanë sëndukët në të gjitha anët e Mekes, kurse sëndukun me kokën e Ala ibnu Mugithit, arritën ta vendosin para çadrës ku qëndronte vetë Ebu Xhafer El-Mensuri. Kur u zgjua Halifeja, pa sëndukun tek porta, e hapi i habitur dhe pa brenda kokën e të dërguarit të tij Ala ibnu Mugithit. I trishtuar nga ajo që pa tha:”E çuam me duart tona drejt vdekjes. Ky (për Abdurrahman Ed-Dahil) nuk qenka veçse djalli vetë. Djall të cilit nuk kemi ç’ti bëjmë. Falenderoj Zotin që ka vendosuar detin mes nesh”.

Nga fjalët e mësipërme të Ebu Xhafer El-Mensurit të duket sikur ai dhe abasitët ia kishin frikën tani Abdurrahman Ed-Dahil-it.

Por situata në Andaluzi nuk u qetësua, edhe pse Ed-Dahil arriti ta shuajë revoltën më të madhe kundër tij, atë të abasitëve nën komandën e El-Ala ibnul Mugith El-Jahsubit.

Viti hënor 147

764 kalendari diellor

Hisham ibnul Udhre El-Fihrij

Një vit më vonë në 147, rebelohet Hashim El-Fihrij në Toleda. Tani Ed-Dahil kishte eksperiencë në luftën ndaj kryengritësve, kështu që sa dëgjoi mbi këtë, menjëherë përgatiti ushtrinë dhe i befasoi duke qendruar tek dyert e qytetit. I gjetur i papërgatitur Hashim El-Fihrij kërkoi paqe, të cilën Ed-Dahil e pranoi me kusht, që të mbante peng djalin e tij. Kështu Ed-Dahil u kthye me ushtrinë, por pa arritur mirë, dëgjoi që Hashim El-fFihrij ishte rebeluar përsëri. Atëherë urdhëroi, që djali i tij të vritej dhe u kthye përsëri për ta nënshtruar. Pasi arriti dhe e rrethoi, u detyrua të largohej për shkak të disa kryengritjeve të tjera në Andaluzi. Në Toleda la ish skllavin e tij Bedrin, i cili arriti të hyjë në qytet dhe i vrau rebelët kryesorë.

Viti hënor 148

765 kalendari diellor

Seid El-Jahsubij

Në vitin 148, rebelohet Seid El-Jahsubij në qytetin Nebla dhe arriti ta vërë nën kontrollin e tij dhe Sevillen, qendrën e jugut të Andaluzisë.

Viti hënor 148

765 kalendari diellor

 Gajjath El-Lahmij

Në të njëjtën kohë ndodhi një kryengritje tjetër në Sidonia nga Gajjath El-Lahmij, i cili shpalli se ishte përkrahës i Seid El-Jahsubij.

Çështja e Seid El-Lahmij në Sevilla kishte filluar të kërcënonte Ed-Dahil-in, rebelim i të cilit zgjati deri në vitin 149. Abdurrahman Ed-Dahil dërgoi një ushtri me në krye ish skllavin e tij Bedrin, i cili i rrethon në Seville. Më pas Ed-Dahil i bashkangjit ushtrisë së Bedrit dhe një ushtri tjetër, duke bërë që t’i japë fund rebelimit të Seid El-Jahsubij.

Ed-Dahil vazhdoi të luftojë kundra tyre, derisa njerëzi që ishin brenda këtyre qyteteve i kërkuan, që t’i lërë të qetë në këmbim të dorëzimit të shkaktarëve të këtyre kryengritjeve. Kështu i la të qetë dhe i vrau të gjithë rebelët kryesorë.

E habitshme është se si Ed-Dahil megjithëse hyri i vetëm në Andaluzi, arriti që me një numër të pakët pasuesish të marrë pushtetin në Andaluzi dhe të shuajë revoltat njëra pas tjetrës.

Viti hënor 149

766 kalendari diellor

Në të njëjtin vit u rebelua dhe Abdullah El-Esedij, por që Ed-Dahil arriti ta shuajë dhe atë.

Viti hënor 149

766 kalendari diellor

Ebu Sabbah El-Jahsubij

Nga ata që u rebeluan ndaj tij ishte dhe Ebu Sabbah El-Jahsubij, ish aleat i Ed-Dahil, të cilin e shkarkoi nga detyra për shkak se kishte kërkuar që ta vrasë Ed-Dahil, por shokët e tij nuk kishin pranuar. Pasi Ed-Dahil triumfoi, e caktoi guvernator të Sevilles, por më pas e hoqi nga kjo detyrë. Me tu shkarkuar nga kjo detyrë Ebu Sabbah El-Jahsubij u rebelua kundër Ed-Dahil. Ai ishte i zgjuar, trim dhe kishte shumë miq. Ed-Dahil arriti ta sjellë në Kordoba, ku u veçua vetëm me të dhe e vrau.

Viti hënor 150

767 kalendari diellor

 9  Gajjath El-Esedij

Menjëherë pas vrasjes së Ebu Sabbah El-Jahsubij, u rebelua Gajjath El-Esedij në Seville. Por Ed-Dahil dërgoi menjëherë ushtrinë e cila arriti ta shuajë revoltën e tij.

Kur hyri në Andaluzi, Abdurrahman Ed-Dahil hyri me shpirtin e zemërgjerësisë dhe faljes. Siç u duk fillimisht në mënyrën se si i trajtoi rebelët dhe kundërshtarët, ai dëshironte të bashkonte zemrat dhe rrjeshtat e muslimanëve në Andaluzi. Por faktori arab në Andaluzi u ngrit në disa kryengritje duke nxitur dhe kundërshtarët e tjerë për trazira në vend. Të gjitha këto e bënë Ed-Dahil të ndryshojë mënyrën e komunikimit me kundërshtarët dhe filloi të vrasë, të marrë robër dhe të mbajë pengje.

 Ajo që fitoi nga arabët ishin vetëm kryengritjet dhe trazirat e pafund, me të cilat synonin të merrnin pushtetin.

Gjendja e arabëve të sotëm nuk ndryshon shumë nga ajo në Andaluzi gjatë periudhës së Ed-Dahilit.

Për këtë Ed-Dahil u detyrua të ndërmarrë reforma të reja në ushtri. Shumicën e ushtrisë ai e bëri nga berberët dhe banorët vendas, të cilët kishin pranuar Islamin. Megjithatë, këto ndryshime nuk e përmirësuan situatën.

Viti  hënor 150

767 kalendari diellor

10 Hajvetu El-Hadramij                11 Abdul Gafir El-Jahsubij                     12 Amr ibnu Talun

 Kundër Ed-Dahil u rebelua dhe Hajvetu El-Hadremij në Seville, Abdul Gafir El-Jahsubij në Nabla dhe Amr ibnu Talun në qytetin Baja. Por sapo Ed-Dahil i rrethoi me ushtrinë e tij, të tre këta i kërkuan atij paqe duke njohur autoritetin e tij. Abdurrahman Ed-dahil e pranoi paqen pasi u sigurua që nuk do u kthehen më revoltave dhe kryengritjeve.

Viti  hënor 150

 767 kalendari diellor

 13 Forovile, djali i Alfonsos së parë

Këtë gjendje të nderë të pushtetit islam në Andaluzi, e shfrytëzuan shumë mirë Hunët në veri, të cilët nën udhëheqjen e Forovile, djalit të Alfonsos së parë, arritën të vendosin shumë zona të veriut nën pushtetin e tyre. Duke ndjerë këtë rrezik, Ed-Dahil dërgoi një ushtri në veri, e cila vazhdoi të luftojë me Hunët për një kohë të gjatë. Më vonë Abdurrahman Ed-Dahil dërgoi dhe ish skllavin e tij Bedrin, me një ushtri tjetër për të ndaluar përparimin e Hunëve. Kështu ata arritën ta pengonin përparimin e Hunëve, për një kohë.

Të gjithë këto ndodhi që zhvilloheshin në shtetin e Andaluzisë, ishin trazira që e penguan Abdurrahman Ed-Dahil në vitin 150 hënor.

Viti hënor 150

767 kalendari diellor

Në të njëjtin vit 150, Ed-Dahil përballet me një kryengritje tjetër të rrezikshme ajo e Sakna ibnu Abdulvahid. Ai ishte një burrë, që pretendonte se është nga pasardhësit e Husejnit, djalit të Aliut dhe nipit të Profetit a.s. Këtë ai filloit ta përhapë mes simpatizantëve të Ali ibnu Ebi Talibit (r.a). Nga kjo, njerëzit e thërrisnin Sakna El-Fatimi, kurse ai vetë preferonte të quhej Abdullah ibnu Muhamed. Fiset berbere ishin ato, që u ndikuan më shumë nga fjalët e tij dhe kështu nisi revolta në qytetin Santa Maria. Ed-Dahil u nis për ta shuar dhe këtë revoltë, por kur dëgjoi për ardhjen e tij, Shakna iku dhe u fsheh në male. Kur arriti  Ed-Dahil, e pa që nuk e gjente dot dhe u detyrua të kthehej. Si vali të Santa Marias, ai la Sulejman ibnu Uthman, që është nga pasardhësit e Uthman ibnu Affanit (r.a). Vetë Abdurrahman Ed-Dalihil u kthye në kryeqytetin e pushtetit të tij. Rebelimi i Sakna ibnu Abdulvahid vazhdoi deri në vitin 160 hënor.

Viti hënor 161

778 kalendari diellor

Në vitin 160, hyn në Andaluzi nga Afrika veriore, një burrë arab, që quhej Abdurahman ibnu Hubejb El-fihrij, por që njihej me mbiemrin Es-Sikilibij (Sikil-libij quheshin banorët që kishin njërin prind europian dhe tjetrin arab). Në fakt ai nuk ishte Sikil-libij dhe nuk kishte të bënte fare me Sililibinjtë, por ai u quajt i tillë për shkak se u ngjante shumë atyre. Ai kishte trup të gjatë, me sy bojëqielli, flokë të verdhë dhe ngjante më shumë me europianët. Kështë në vitin 162 ai filloi të ftojë njerëzit që të bashkohen me të për të vendosur pushtetin e dinastisë Abasite edhe në Andaluzi, ashtu siç ishte në gjithë trevat e tjera islame. Kjo, meqënëse Abdurrahman Ed-Dahil si omejad, e kishte ndarë atë nga vendet e tjera islame dhe nga Kalifati qëndror. Për këtë, ai u kërkonte njerëzve, që të rebeloheshin kundër pushtetit të Abdurrahman Ed-Dahilit.

Ai i shkroi një letër valiut të Barcelonës, Sulejman ibnu Jakdhan El-Arabij, i cili refuzoi ta mbështesë në planin e tij. Atëherë Es-Sikilibi ndërmerr një hap të gabuar, dhe sulmon Sulejman ibnu Jakdhan, në vend që të merrej me Abdurrahman Ed-Dahil. Sulejmani arrin ta mposhtë ushtrinë e Es-Sikilibij në këtë betejë, gjë e cila e dobësoi forcën e tij. Nga ana tjetër Ed-Dahil, arriti t’i shpartallojë forcat e tij të fundit dhe dogji të gjitha anijet e me të cilat kishte ardhur, që të mos ketë mundësi të kthehet në Afrikë. I gjendur në një situatë të tillë, Es-Sikilibij, strehohet në malet përreth. Abdurrahman Ed-Dahil cakton një shumë prej 1.000 dinarësh për këdo që e sjell atë të gjallë apo të vdekur. Një nga fiset berbere e gjen në mal, e vret dhe ia dërgon Ed-Dahilit, dhe merr shpërblimin.

Njerëz që shesin dikë për një grusht para janë të shumtë. Madje ka prej tyre që shesin të gjithë ushtrinë për një grusht para.

Viti hënor 163

780 kalendari diellor

16 Sulejman El-Arabij

Sulejman ibnu Jakdhan, kur pa që fitoi ndaj Es-Sikilibit, shpalli revoltën e tij kundër pushtetit të Abdurrahman Ed-Dahil dhe sulmoi qytetin Saragosa, të cilin e vendosi nën kontrollin e tij.

Viti hënor 162

779 kalendari diellor

 Në qytetin Toleda, rebelohet El-Kaid El-Sulemij, por që revolta e tij u shua nga ushtria e Abdurrahman Ed-Dahil.

 Viti hënor 162

779 kalendari diellor

 18 Ibrahim El-Berlesij                   19 Dumjetul Gasanij                20 Abas El-Berberij

 Ndaj pushtetit të Abdurrahman Ed-Dahil u rebelua dhe Ibrahim El-Berlesij, por që u mposht nga ish skllavi i Ed-Dahil. Gjithashtu u rebelua dhe Dumje El-Gasanij në Elvera, por komandanti i Ed-Dahil, Shehid ibnu Isa e mposhti. Pas tij u rebelua dhe Abas El-Berberij, por që dhe ai përfundoi si dy të parët.

Viti hënor 163

780 kalendari diellor

 Është hera e parë në Andaluzi, që trazirat fillojnë dhe tek vetë  omejadët mes tyre. Kështu rebelohet Abduselam ibnu Jezid ibnu Hisham El-Emevij. Atë e ndihmonte dhe Ubejdullah ibnu Ebban ibnu Muavije ibnu Hisham. Ai që i nxiste për diçka të tillë, ishte Ebu Uthman, Ubejdullah ibnu Uthman, që i ofroi ndihmë Abdurrahman Ed-Dahilit kur hyri fillimisht në Andaluzi. Ai ishte përkrahur dhe nga disa omejadë. (Enfal 46)

Abdurrahman Ed-Dahil arriti ta shuajë dhe këtë revoltë duke vrarë dy omejadët Ubejdullah dhe Abduselamin, por la të gjallë Uthmanin, të cilit i tha:”Po të lë për nderet që më ke bërë mua dhe omejadëve.” Më pas u drejtua nga të pranishmit dhe u tha:”Ky është Ebu Muslim El-Horasani i këtij shteti.” Duke e ngjasuar me Ebu Muslim El-Horasanin, i cili ishte shkaktari kryesor i suksesit të dinastisë Abasite në ardhjen në pushtet. Por që më pas doli kundër tyre dhe i kundërshtoi. Ai u vra nga Ebu Xhafer El-Mensur.

Viti hënor 164

781 kalendari diellor

Arriti Abdurrahman Ed-Dahil ta shuajë revoltën në Alvera, por ai nuk mundi të shuajë revoltën e ndezur në kryeqytetin e veriut Saragosa, revoltë e cila udhëhiqej nga Sulejman ibnu Jakdhan El-Arabij. Gjithashtu u rebelua edhe Husejn ibnu Jahja El-Ensari, një përkrahës i Sulejmanit.

Abdurrahmani nisi një ushtri të madhe nën komandën e Thalebe ibnu Ubejd, me qëllim që të shuajë këto dy revolta. Dy ushtritë luftuan për vdekje kundër njëri-tjetrit për ditë të tëra. Një ditë, teksa Thalebe ishte kthyer me ushtrinë e tij në kamp, Sulejmani shfrytëzon rastin dhe i sulmon në befasi. Të gjetur të papërgatitur, ushtria shpërndahet dhe komandanti i ushtrisë Thalebe merret rob nga Sulejmani.

Tradhëtia e Sulejman El-Arabij

Pas kësaj ndodhie, Sulejman El-Arabij i hyn frika nga Abdurrahman Ed-Dahil dhe për herë të parë bën diçka që nuk e kishte bërë asnjë musliman më parë. Ishte rasti i parë që e shënon historia, ku një musliman kërkon ndihmë nga një jomusliman që ta ndihmojë në marrjen e pushtetit në Andaluzi. Mbretit të cilit i kërkoi ndihmë ishte Charlamani, perandori i fiseve gjermane që banonin në Gjermani në atë kohë. Në këmbim të ndihmës së tij, Sulejmani i ofroi Charlamanit të gjithë veriun e Andaluzisë së bashku me kryeqytetin e veriut Saragosan, e cila do i shtohej perandorisë së tij të gjerë.

Ndodhi e rrallë dhe shumë e shëmtuar. (Enfal 71)

Të gjitha tradhëtitë ndaj Zotit,  janë të regjistruara në suren Enfal.

 Ka njerëz që lakmojnë postet dhe të mirat materiale edhe nëse kjo i çon drejt poshtërimit dhe përbuzjes. Ata e lakmojnë jetën, çfarëdo lloji qoftë ajo.

Charlamani sulmon, kurse dijetarët vihen në lëvizje

Charlamani u nis drejt gadishullit iberik, i shtyrë nga lakmia dhe oferta joshëse, duke përshkuar vargmalet Pirene. Kur arriti në Saragosa, u befasua pasi banorët e saj i kishin mbyllur dyert e qytetit dhe refuzonin të hynte qoftë dhe një ushtar nga ushtria e Charlamanit, apo dikush tjetër.

Në çdo kohë, janë gjendur mes muslimanëve dijetarë dhe njerëz të mençur, të cilët i kanë ndërgjegjsuar masat për krimet dhe tradhëtitë, që bëheshin në kuriz të fesë dhe të muslimanëve.

Njerëzit e ditur në Saragosa e morën në dorë administrimin e qytetit, duke ia hequr të gjitha kompetencat Sulejmanit. Këto kompetenca ata ia dhanë Husejn ibnu Jahja, i cili doli hapur kundër aleatit të tij. Ai udhëhoqi rezistencën ndaj ushtrisë rrethuese të Charlamanit, i cili e mbajti qytetin të rrethuar për një kohë të gjatë, saqë njerëzit brenda rrezikoheshin të vdisnin urie.

Saksonët rebelohen kundër Charlamanit

Gjatë rrethimit, gjendja ndryshon në favor të muslimanëve dhe kjo bëhet shkak madje për ndryshimin e rrjedhës së historisë. Në veri të Gjermanisë dhe në Francë, ishin rebeluar fiset Saksone kundër Charlamanit. Kjo e detyroi, të lërë rrethimin e Saragosas dhe të kthehet për në Gjermani. Teksa përshkonte në rrugët e ngushta të maleve Pirene, pjesa e fundit e ushtrisë së tij sulmohet nga banorët e atyre anëve. Kjo e dobësoi shumë ushtrinë e tij, pasi u sulmua pjesa e ushtrisë ku ndodheshin oficerët e tij më të lartë, furnizimet dhe robërit e luftës.

Me këto ngjarje, Charlamani e ndjeu që pozitat e tij ishin lëkundur dhe dobësuar dhe u detyrua të ndryshojë politikë ndaj Andaluzisë. Ai filloi të shfaqë prirje për paqe me Andaluzinë dhe për këtë dërgoi dhe një delegacion tek Abdurrahman Ed-Dahil, ku e ftonte për të nënshkruar një marrëveshje paqeje. Ed-Dahil e pranoi kërkesën e tij dhe të dy palët e firmosën këtë marrëveshje.

Gjatë kësaj kohë, Hunët e veriut të Andaluzisë duke shfrytëzuar trazirat, arrijnë të vendosin një të tretën e veriut nën kontrollin e tyre. Por Abdurrahmani arriti ta ndërpresë përparimin e tyre, siç e përmendëm më lart.

Viti hënor 165

782 kalendari diellor

 El-Ensarij rebelohet

Sapo Charlamani la rrethimin e Saragosas, El-Ensarij i kthehet përsëri rebelimit, duke mos e njohur pushtetin e Abdurrahmanit. Ajo që e shtyri drejt kësaj, ishte bindja e tij mbi fuqinë dominuese të tij në këtë zonë.

Abdurrahmani menjëherë dërgoi një ushtri nën komandën e Thumame ibnu Alkame duke e porositur që t’i jepte fund këtij rebelimi. Thumame ibnu Alkame arriti që t’i japë fund këtij rebelimi dhe e vrau dhe El-Ensarij.

Një ndodhi e rrallë

Një ndodhi të rrallë e rrëfejnë historianët, ditën që arriti Abdurrahman Ed-Dahil në Saragosa, e cila tregon dhe njëhere moralin, cilësitë e rralla dhe politikën e mprehtë të tij.

Kur hyri Ed-Dahil në Saragosa dhe koka e rebelimit Husejn El-Ensarij ra në dorën e tij, së bashku me përkrahësit, erdhën të gjithë personalitetet e qytetit duke e uruar. Bashkë me ta kishte hyrë dhe një ushtar i thjeshtë. Kur u afrua pranë Ed-Dahil, filloi të thërrasë me të lartë duke e uruar për fitoren, pa pyetur për autoritetin dhe prestigjin e tij. Kjo gjë i shqetësoi të gjithë. Ed-Dahil i nervozuar iu drejtua: ”Për Zotin, nëse në këtë ditë nuk do më kishte nderuar Zoti me këto të mira (fitoren e korrur), dhe që e kam obligim t’i shpërblej njerëzit e thjeshtë në të tilla raste, do të dija si të veproja me ty. Kush je ti që thërret me sa fuqi ke, pa pasur respekt për të pranishmit dhe vendin ku ndodhesh, duke u shprehur sikur flet me prindërit dhe vëllezërit e tu? Injoranca jote, do të bëjë që të veprosh përsëri në këtë formë, por kam frikë se kur të veprosh përsëri, nuk do të gjesh ndërmjetës të tillë (nuk do të ketë festë të tillë, që të të fal për shkak të saj). Por ushtari iu përgjigj: ”Shpresoj që fitoret e Prijësit tonë, të jenë aq të shumta saqë sa herë të gaboj, të jenë shkak që të mos dënohem”. Kjo përgjigje i habiti të gjithë dhe pasi iu çel fytyra Ed-Dahilit nga kjo përgjigje e mençur dhe i tha:”Ky njeri nuk mund të jetë i paditur me këto fjalë që tha.” Më pas drejtohet nga të pranishmit dhe u thotë:”Na i tregoni vlerat tuaja, nëse ne nuk i zbulojmë dot”. Më pas urdhëroi, që ushtarit t’i jepej një post i mirë.

Viti hënor 166

783 kalendari diellor

23

Këtë radhë rebelohet djali i vëllaut të Abdurrahman Ed-Dahil. Ai quhej El-Mugire ibnul Velid ibnu Muavije ibnu Hisham dhe i harroi nderet dhe të mirat nga xhaxhai i tij, i cili e strehoi në Andaluzi, pasi lëvizte nga njëri vend në tjetrin, ku dhe toka u dukej e ngushtë pasi ishin të frikësuar nga Abasitët, si të gjithë omejadët e tjerë. Një poet thotë:

E gjerë është toka e Zotit

por ngushtohet, kur zbresin fatkeqësitë e motit.

Ai e strehoi në Kordoba, e mbuloi me të mira duke i dhënë ç’të kishte nevojë, por ai i harroi të gjitha këto dhe u rebelua duke kërkuar kokën e xhaxhait për t’i zënë vendin. Një gjë e tillë tregon mbi poshtërsinë dhe pabesinë e tij, siç thotë dhe poeti:

N’i bëfsh mirë një fisniku

ai do të ta shpërblejë

Por në mirë i bësh një të ligu

kundër teje, krye do të ngrejë.

Ed-Dahil e vrau nipin e tij rebel në vitin 167 dhe pasuritë e tij ia dërgoi të atit – vëllaut të tij Velidit – duke i kërkuar që të largohej nga Andaluzia. Vëllau i tij i kërkoi ndjesë për veprat e të birit, duke i premtuar sinqeritet dhe besnikëri dhe e siguroi, që ai vetë nuk kishte asnjë lidhje me rebelimin e të birit. Ed-Dahil ngulmoi që vëllau i tij të largohej nga Andaluzia, nga frika se mos kërkon më vonë të hakmerret për gjakun e të birit. Duke parë këmbënguljen e Ed-Dahil, Velidi u largua për në Afrikën e veriut.

Tani Ed-Dahil nuk i besonte dhe nuk qetësohej tek askush, sado i afërm të ishte me të, me gjithë këto që kishin ndodhur. Kjo sikur forcon vargjet e poetit Imru’ul Kajs, që thotë:

Me këto që shoqërohem

ndryshon dhe prej tij tradhëtohem.

Viti hënor 168

785 kalendari diellor

24

Veç këtyre që përmendëm, Ed-Dahil përballet me një kryengritje tjetër që nuk i kishte shkuar në mendje. Ishte një rebel që ishte harruar për 25 vjet. Ai ishte Ebul Esved Muhamed ibnu Jusuf El-Fihrij, i biri i Jusuf El-Fihriut, ish valiut të Andaluzisë, të cilin Ed-Dahil e kishte vendosur në një qeli të burgut të Kordobas. Qëndroi në burg nga viti 141 deri në vitin 167 hënor, gati 27 vite. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai bluante në mendje dhe planifikonte, si të shpëtonte dhe të luftonte përsëri kundër Abdurrahman Ed-Dahil.

Por si mund të rebelohej një i burgosur ndaj Prijësit të tij? Si mund tëa bënte diçka të tillë i vetëm?

Një dredhi e çuditshme

Për të vënë në jetë planet e tij, ai përdori një dredhi të rrallë dhe të çuditshme. Ai arriti t’i mashtrojë rojet dhe të gjithë, duke u shtirur sikur kishte humbur shikimin. Shumë herë, rojet e kishin provokuar duke i lëvizur duart para syve të tij dhe ai nuk i mbyllte qerpikët. Sytë dhe fytyra e tij nuk reagonte ndaj asnjë lëvizjeje pranë tyre. Kështu ata kishin besuar, që është i verbër. Pranë burgut të Kordobas ishte një lum, ku rojet i dërgonin të burgosurit të laheshin dhe të lanin rrobat e tyre. Dhe vetë Muhamedi shkonte me të burgosurit e tjerë për tu larë tek lumi. Një ditë teksa kishte vajtur për tu larë në lum, arrin të shmanget pak nga të burgosurit e tjerë, dhe shikon në bregun tjetër një burrë, të cilit i thërret dhe i thotë:”Nëse do thërrasësh filanin (një nga të njohurit e tij) dhe ta lajmërosh të vijë në filan ditë do të të shpërblej mirë”. Kështu ditën e caktuar, pasi vjen i njohuri i tij, arrin ta kalojë lumin me not, dhe të dy nisen për në Toleda. Kur arri src=Në të njëjtin vit 150, Ed-Dahil përballet me një kryengritje tjetër të rrezikshme ajo e Sakna ibnu Abdulvahid. Ai ishte një burrë, që pretendonte se është nga pasardhësit e Husejnit, djalit të Aliut dhe nipit të Profetit a.s. Këtë ai filloit ta përhapë mes simpatizantëve të Ali ibnu Ebi Talibit (r.a). Nga kjo, njerëzit e thërrisnin Sakna El-Fatimi, kurse ai vetë preferonte të quhej Abdullah ibnu Muhamed. Fiset berbere ishin ato, që u ndikuan më shumë nga fjalët e tij dhe kështu nisi revolta në qytetin Santa Maria. Ed-Dahil u nis për ta shuar dhe këtë revoltë, por kur dëgjoi për ardhjen e tij, Shakna iku dhe u fsheh në male. Kur arritiptën atje, panë që gjendja në Toleda ishte e qetë dhe kështu u drejtuan për në Kastelon, që është 20 km larg qytetit Gion.

Shpallja e kryengritjes

Atje ai shpalli kryengritjen e tij dhe refuzoi të njohë pushtetin e Abdurrahmanit. Ai arriti të mbledhë rreth vetes shumë dashamirës të babait të tij, ish valiut të Andaluzisë dhe shumë armiq të Abdurrahman Ed-Dahil duke formuar një ushtri të madhe. Rreth tij u grumbulluan dhe shumë njerëz, që kërkonin poste dhe pasuri. Thuhet që ushtria që u formua, arrinte në disa dhjetëra mijëra ushtarë.

Ed-Dahil nuk e neglizhoi këtë kryengritje dhe përgatiti një ushtri të madhe. Të dy ushtritë u takuan në Kastelona. Beteja përfundoi me fitoren e Ed-Dahilit, ushtria e të cilit arriti të vrasë mbi 4.000 ushtarë nga ushtria kundërshtare. Pas kësaj beteje, Muhamed ibnu Jusuf El-Fihrij, nuk arriti të gjejë përkrahje, kështu u vendos në një fshat të largët ku dhe vdiq më pas.

Viti hënor 170

787 kalendari diellor

25 Gotët në veri dhe revolta e fiseve berbere

Në kohën kur Ed-Dahil ishte i angazhuar me këtë kryengritje, Gotët kishin arritur të merrnin Galician, që ndodhet në veri-perëndim të Andaluzisë. Menjëherë  Ed-Dahil urdhëroi valiun e Toledës, që ta rimarrë këtë qytet të rëndësishëm. Ushtria muslimane arriti t’i mposhtë gotët dhe ta vendosë qytetin përsëri nën kontrollin e muslimanëve.  Po në vitin 170, u rebeluan dhe fiset berbere, por që Abdurrahman Ed-Dahil arriti t’i nështrojë dhe ta shuajë revoltën e tyre.

Fati i Bedrit, ish skllav i Abdurrahman Ed-Dahil dhe njëri nga më të besuarit e tij

Në këtë kohë, Abdurrahman Ed-Dahil nuk kishte besim tek asnjëri që e rrethonte. Vetë Bedri ish skllavi i tij, që ishte dhe komandat ushtrie, i lodhur nga luftërat dhe ndjekja e rebelëve, i kërkoi që ta caktojë vali të ndonjë zone. Ngaqë pati frikë se dhe ky mund t’i kthehej kundër më vonë, Ed-Dahil nuk pranoi. Bedri kur pa refuzimin e tij, i kërkoi që t’i japë pasuri të paktën, që të jetojë periudhën e mbetur të jetës në qetësi. Por ai nuk pranoi as që t’i japë pasuri, por e dëboi në jug të Andaluzisë, ku vdiq i vetmuar.

Vallë ku ishte shpirtmirësia e tij? Ku ishte dhemshuria e tij për të afërmit dhe të dashurit? Ku ishte zemërgjerësia, morali dhe falja?

Mbi 25 kryengritje gjatë sundimit të tij, e ndryshuan natyrën e butë, me të cilën njihej më parë Ed-Dahil dhe e bënë të mos i zërë besë as dhe njerëzve më të afërt.

Pothuaj në çdo tokë që shkelnin muslimanët, fillonin në ndërtimin e xhamive dhe shtëpive ku adhurohej Zoti. Ata ishin qendrat nga ku përhapej fjala e Zotit dhe ngrihej lart zëri i thirrjes për falje.

Kur hynë muslimanët në Andaluzi, filluan menjëherë në ndërtimin e disa xhamive, një nga të cilat ishte dhe xhamia e Kordobas. Atë e projektoi dhe caktoi drejtimin e kibbles, Hanesh San’anij, inxhinieri i xhamive në Andaluzi. Vendi ku u ndërtua xhamia i takonte kishës me emrin Saint Vincent. Muslimanët morën gjysmën e vendit ku ndërtuan xhaminë, kurse gjysmën tjetër ua lanë të krishterëve. Në atë kohë xhamia që u ndërtua ishte tepër e thjeshtë. Në kohën e Abdurrahman Ed-Dahil në vitin 170, ai e bleu gjysmën tjetër të kishës nga të krishterët njëqind mijë dinarë floriri. Ai e shembi xhaminë e vjetër dhe mbi të ndërtoi xhaminë e re, të cilës i kushtoi një kujdes të veçantë, me qëllim që kjo xhami të jetë një kryevepër e rrallë për nga madhështia, dekoracioni i detajuar dhe pamja e mrekullueshme e saj, në kryeqytetin e Andaluzisë. Oborrin e xhamisë ai e mbolli dhe e zbukuroi me pemë. Shpenzimet për ndërtimin e kësaj xhamie, arritën në tetëdhjetë mijë dinarë floriri.

Të gjithë Halifet që erdhën më pas, i kushtuan rëndësi xhamisë së Kordobas, derisa erdhi në pushtet El-Haxhib El-Mensur i cili i kushtoi një rëndësi të veçantë xhamisë, të cilën e zgjeroi dhe e zbukuroi, saqë filloi të quhej me emrin “Xhamia e Mensurit”.

Konkluzionet e periudhës së Abdurrahman Ed-Dahil në Andaluzi

 Andaluzia u nda nga vendet e tjera islame, duke e mbajtur atë larg qendrës së Kalifatit islam.

  • Revoltat e rrethuan nga të katër anët, duke dashur t’i japin fund pushtetit të tij. Mbi 25 revolta

 shpërthyen gjatë pushtetit të tij, duke mos i dhënë rast të gjejë qetësi. Kjo e bëri të ndryshojë shumë, saqë nuk u zinte më besë edhe njerëzve më të afërt të tij.

  • Humbën zonat e jugut të Francës. Muslimanët atje, e humbën kontrollin e tyre mbi këto zona. Gjithashtu doli jashtë kontrollit të pushtetit të muslimanëve dhe veri-perëndimi i Andaluzisë. Të gjitha këto ndodhën për shkak të trazirave mes muslimanëve. Thotë Zoti në Kuran:” ” (En’am 65)
  • Formoi një ushtri të përhershme me 100.000 kalorës të fuqishëm, këto përveç rojeve të tij, numri i të cilëve arrinte 40.000, të cilët e mbronin nga kryengritësit.
  • Ai ngriti divanet (ministritë) dhe arriti të mbajë pushtetin qëndror në duart e tij. Solli pemë dhe bimë të reja nga vendet e tjera dhe i mbolli në Andaluzi. Nga këto pemë janë palma dhe shega. Ai ndërtoi edhe flotën detare për të mbrojtur brigjet e Andaluzisë.
  • Ai ndërtoi qytetin e Kordobas (murin rrethues) dhe ndërtoi dhe xhaminë e madhe të Kordobas në vitin 170 hënor. Qytetin e Kordobës e zbukuroi me vepra arkitekturale, me qëllim që të konkurojë Bagdadin. Ai ndërtoi dhe një kështjellë të cilën e quajti Resafe, duke ndjekur gjurmët e gjyshit të tij, Hisham ibnu Abdulmelik, i cili kishte ndërtuar më parë në Siri një kështjellë me emrin Resafe e Hishamit.
  • Ai reformoi të gjitha strukturat shtetërore dhe e ndau Andaluzinë në zona administrative. Shtoi sigurinë dhe qetësinë në vend. Dilte vetë në popull duke vëzhguar gjendjen e njerëzve. Kur u frikësua nga ndonjë atentat i mundshëm, caktoi dikë që t’i transmetonte ankesat dhe problemet e popullit. Ai ishte zemërgjerë dhe e ruante dinjitetin e njerëzve. Kishte shpallur që askush prej njerëzve të mos i kërkojë gjë në prani të njerëzve të tjerë, por t’ia shkruajë në një letër dhe t’ia japë, duke i garantuar se do u përgjigjej kërkesave të tyre. Ai ishte poet dhe e pëlqente letërsinë. I nxiste poetët për të shkruar dhe i shpërblente mirë për veprat e tyre.

Cili do të jetë valiu i Andaluzisë pas Abdurrahman Ed-Dahil?

Kur Abdurrahman Ed-Dahil e ndjeu se po vdiste, nuk dinte kë të caktojë si Prijës të Andaluzisë. Djali i tij më i madh Sulejmani, (valiu i Toledas) të cilin e kishte me gruan nga Shami nuk ishte i zgjuar sa ç’ishte djali tjetër Hishami, (valiu i Maredas) të cilin e kishte me grua vendase, por që kishte pranuar Islamin. Po t’ia linte udhëheqjen djalit të madh, kishte frikë se mos e humbet pushtetin. Po të caktonte të voglin kishte frikë se mos rebelohej i madhi.

Në momentet që po vdiste, ia dorëzoi unazën, të cilën e kishte dhe vulë për të vulosur dokumentat e shtetit, djalit tjetër Abdullahut dhe i tha:”Kushdo që vjen i pari prej dy vëllezërve në Kordoba, atij jepja unazën dhe ai është Prijësi i ardhshëm”.

Abdurrahmani vdiq në vitin 172 dhe kur u përhap lajmi i vdekjes së tij, shpejtuan dy djemtë për në Kordoba, duke mos ditur gjë mbi porosinë e babait të tyre. Hishami ishte ai, që arriti i pari në Kordoba. Kështu Abdullahu ia dorëzoi ati unazën dhe vulën e babait të tyre dhe njëkohësisht edhe pushtetin e Andaluzisë.

Zoti e mëshiroftë dhe e faltë Abdurrahman Ed-Dahil. Ai u përndjek që në moshën 19 vjeçare. U arratis dhe arriti të marrë pushtetin në Andaluzi duke qenë 29 vjeç. Vazhdoi në pushtet për 39 vite. Themeloi shtetin omejad në Andaluzi, ndërtoi vepra arkiteturale, përzihej me njerëzit dhe problemet kryesore pëlqente t’i zgjidhë vetë. Ai ishte shembull i gjallë i durimit, ambicies, vendosmërisë dhe këmbënguljes. Thotë poeti:

 Nëse kërkon lartësitë e arta

mos ndalo më poshtë se yjet e zjarrta

 Ebu Xhafer El-Mesuri, kishte thënë të vërtetën kur e quajti “Skifteri i kurejshëve”.

Nëse shpirti kërkon lartësitë

lodhet trupi dhe sakrifikon kënaqësitë.

Përmbledhje e ngjarjeve të epokës së Abdurrahman Ed-Dahil

130 hënor    Ebu Muslim El-Hurasani, shpall revoltën abasite.

132 hënor    Fundi i dinastisë Omejade, pas betejës Bunesir.

132 hënor    Ebul Abas Seffah morri në dorë Kalifatin.

136 hënor    Përndjekja ndaj Abdurrahman Ed-Dahil nga Abasitët.

138 hënor    Hyrja e Abdurrahman Ed-Dahil në Andaluzi.

138 hënor    Ndodh beteja Masara mes Abdurrahman Ed-Dahil dhe Jusuf El-Fihrij dhe Sumejl, ku itoi Ed-Dahil.

140 hënor    Abdurrahman Ed-Dahil merr pushtetin në Andaluzi.

 141 hënor    Revolta e El-fFihrij dhe Sumejlit kundër Abdurrahmanit.

 146 hënor    El-Ala El-Jahsubij fton njerëzit për të vendosur pushtetin e abasitëve dhe në

                    Andaluzi. Ai morri Sevillen, por Abdurrahmani e mposhti në të njëjtin vit.

164 hënor    Tradhëtia e Sulejman El-Arabij dhe aleanca e tij me Charlamanin.

 170 hënor    Ndërtimi i xhamisë së Kordobas.

 172 hënor    Vdekja e Abdurrahman Ed-Dahil, Zoti e mëshiroftë.

Epoka e Abdurrahman Ed-Dahil…të vërteta dhe konkluzione.

 Nuk ka rast që të kujtohet Andaluzia, veçse do të kujtohet me të dhe Abdurrahman Ed-Dahil. Madje ka njerëz që nuk e njohin historinë, duke menduar se është Abdurrahman Ed-Dahil ai që e mori për herë të parë Andaluzinë dhe është ai, që përhapi Islamin në të.

Mbase ajo që e bëri Abdurrahman Ed-Dahil burrin e parë të Andaluzisë dhe më të fortin e saj, është se ai i kushtoi një kujdes të veçantë formimit të një ushtrie të fortë dhe të stërvitur mirë. Këtë e bënte për të siguruar qetësinë e brendshme, për të përballuar armiqësitë e jashtme dhe për ta përdorur atë në rrugë të Zotit. Kjo është diçka e rëndësishme, të cilës duhet t’i kushtojnë rëndësinë e duhur shtetet islame sot. Ato nuk duhet të mjaftohen me vlerat hyjnore dhe parimet e larta të besimit tonë, por duhet që këtë ta forcojnë me fuqinë ushtarake, e cila i mbron nga çdo armiqësi.

Kur muslimanët e braktisën përgatitjen shpirtërore dhe luftarake, u goditën keq nga armiqtë e tyre. Thotë poeti:

Me grusht godet ujku, luanin e fortë

kur dhëmbët ia sheh, të thyer përtokë.

Shihni gjendjen e muslimanëve sot, ku dobësia dhe plogështia e tyre, i ka bërë pre të armiqve, pre e cila ndahet nga shtetet e mëdha. Madje edhe armët i blejnë nga armiqtë e tyre. Ç’mund të bësh me një pushkë të huazuar apo të blerë nga armiku yt, që posedon armët më të fuqishme?

Muslimanët sot e kanë harruar porosinë hyjnore:” (mjete luftarake)” (Enfal 60)

  • Tradhëtia e Sulejman El-Arabij ndaj Abdurrahman Ed-Dahil, duke kërkuar ndihmë  nga  mbreti i fiseve europiane dhe qëndrimi i dijetarëve kundër kësaj tradhëtie duke ia hequr kompetencat, na tërheq vëmendjen drejt dy gjërave:

1 – Rëndësinë e përgatitjes së individit musliman dhe edukimit të tij për besnikëri ndaj fesë së Zotit, me qëllim që të mos bjerë pre e joshjeve të armiqve. Kjo është diçka që nuk vjen vetvetiu, por kërkon mund dhe djersë.

2 – Misioni i dijetarëve nuk kufizohet vetëm në kryerjen e lutjeve, dhënien e mësimeve dhe mbajtjen e predikimeve. Dijetarët janë nervi i këtij umeti, janë zemra që e furnizon atë me gjak, janë zëri i së vërtetës, janë liderët shpirtërorë… dhe nëse dobësohet roli i tyre ose kërkojnë ta braktisin atë, atëherë kanë tradhëtuar amanetin që u është dhënë.

  • Abdurrahman Ed-Dahil nuk do të mund të arrrinte atë që arriti, veçse pasi u përball disa herë me

 vdekjen, kaloi detin, u përball me urinë, u ndje i braktisur dhe i përndjekur… pasuria më e madhe që posedonte ky person, ishte vullnet më i qëndrueshëm se malet dhe këmbëngulje që nuk u dobësua kurrë në rrugën për të realizuar objektivat. Historia e Abdurrahman Ed-Dahil është një tregues i qartë për çdo njeri, që ka një synim që kërkon ta realizojë, për këto që kërkon lartësitë… Ajo tregon që një rrugë e tillë është e mbushur me vështirësi dhe pengesa dhe nuk ka vend për njerëzit e dobët, që hezitojnë dhe për ata që pëlqejnë rehatinë dhe gjumin.

Nuk është e çuditshme pas kësaj, që të arrijë të shuajë 25 revolta kundër tij dhe ta vendosë të gjithë Andaluzinë nën pushtetin e tij. Kjo i ndodhi vetëm pasi kishte kaluar detin dhe udhëtuar për distanca të gjata, i prirë nga vullneti i tij i çeliktë.

Nëse i riu mësohet me vdekjen

Ecja në llucë, i duket e lehtë.