A Është Obligim Namazi I Bajramit Për Femrat Dhe Si Falet Ai? –

0
594

A lejohet te falet namazi i Bajramit per femrat? Nese po, si falet ai dhe a lejohet qe te falemi ne shtepi se bashku me grate e tjera te familjes, dmth me imam?

Allahu ju shperblefte. Përgjigje: Së pari: Në lidhje me namazin e Bajramit, dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre. Disa prej tyre janë të mendimit se falja e tij është: -Sunet i fortë – Ky është mendimi i medhhebit Malikij dhe Shafi’ij. -Obligim i mjaftueshëm (nëse e falin atë një grup i muslimanëve, të tjerët nuk kanë mëkat për lënien e tij) – Ky është mendimi i medhhebit Hanbelij dhe disa dijetarëve Shafi’ij. -Obligim individual (çdo person patjetër duhet ta falë atë) – Ky është mendimi i medhhebit Hanefij, disa dijetarëve Malikij, dhe një transmetim i imam Ahmedit. Gjithashtu këtë mendim e përkrah edhe Shejhul Islam Ibn Tejmijeh. Mendimi me të cilin e adhurojmë Allahun dhe mendojmë që është më i saktë, është mendimi i fundit i dijetarëve, se falja e namazit të Bajramit është obligim individual dhe secili duhet ta falë atë, duke u bazuar në disa argumente:

-Thotë Allahu (azzevexhel): “Falu për Zotin tënd dhe therr kurban“. (El-Keuther 2) Përderisa Allahu urdhëron për faljen e tij, nëkupton që falja e këtij namazi është obligim, ngase urdhëri nënkupton obligueshmëri, përveç nëse vjen ndonjë argument që e zbret atë në shkallën e pëlqimit. -Pejgamberi (salallahualejhiveselem) i urdhëroi edhe gratë që të dalin në namazin e Bajramit, bile urdhëroi të dalin edhe gratë me menstruacione në këtë ditë të madhe. Dhe urdhëri i tij nënkupton obligueshmërinë. -Vazhdimësia e faljes së namazit të Bajramit nga Pejgmaberi (salallahualejhiveselem) dhe moslënia e tij asnjëherë. -Namazi i Bajramit mund të jetë shkak që të lejohet mosfalja e xhumasë, nëse Bajrami bie në atë ditë (ditën e xhuma). Dhe përderisa falja e xhumasë është vaxhib, ajo nuk mund të bjerë për shkak të namazit të Bajramit nëse ai do të ishte vetëm sunet.

Kështuqë, nëse në xhami ka vend të caktuar edhe për femra, atëherë dalja e tyre në namaz të Bajramit është obligim. Së dyti: Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe falet në këtë mënyrë: Pas tekbirit fillestar, merren edhe shtatë tekbire tjera, dhe pas tyre fillon leximi, dhe vazhdon rekati deri ne fund, sikur në namazet tjera. Ndërsa pas ngritjes prej rekatit të parë, merren edhe pesë tekbire tjera, dhe pastaj fillon leximi, dhe vazhdon rekati deri në fund të namazit..Thotë Aisheja (radijallahuanha): ”Pejgamberi (salallahualejhiveselem) merrte tekbire në Fitër Bajram dhe në Kurban Bajram. Në të parin (rekatë) shtatë tekbire, dhe në të dytin pesë tekbire..”. (Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxheh dhe Ahmedi, me zinxhirë të vërtetë) Së treti: Falja e namazit të Bajramit bëhet në vend të hapur ku dalin burrat, gratë dhe fëmijët. E nëse nuk ka mundësi, atëherë falet në xhami. Ndërsa falja e namazit të Bajramit në shtëpi prej grave, nuk është prej sunetit të Pejgamberit (salallahualejhiveselem). (Edhepse ka dijetarë që e pëlqejnë një veprim të tillë). Thotë Shejh Ibn Uthejmini:

Prej sunetit është që gratë të dalin me burrat në ditën e Bajramit në musala (vendfaljen e Bajramit). Ndërsa falja e namazit për gratë në shtëpi, nuk dij që një gjë e tillë është sunet.Dhe thotë: Gjykimi për këtë (faljen e namazit të Bajramit për gratë në shtëpi, duke dalur njëra prej tyre imam) është se kjo është prej bidateve, sepse namazi i Bajramit falet me xhematë për burrat, dhe gruaja është e urdhëruar që të del në musalanë e Bajramit dhe të falet me burrat, duke qëndruar pas tyre dhe duke qenë larg përzierjes me ta.

Ndërsa ta falë namazin e Bajramit në shtëpi, kjo është një gabim i madh. Nuk është vepruar në kohën e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) e as sahabeve të tij, që gratë ta falin namazin e Bajramit nëpër shtëpitë e tyre.Kështuqë përderisa gratë nëpër shumë vende nuk kanë mundësinë e faljes së namazit të Bajramit, kjo çështje kërkon nxitje prej burrave edhe grave, që një gjë e tillë t’u mundësohet atyre, dhe të dalin të gjithë së bashku në faljen e namazit të Bajramit. Ndërsa përderisa gjendja është e këtillë, gratë nuk kanë nevojë të falin Bajram në shtëpitë e tyre, ngase Bajrami falet me xhematë dhe në vendfalje të Bajramit, dhe jo çdokush në vete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here