A është e lejuar të pastrohesh në banjë me një ujë të cilit i është lexuar Kuran?!

0
225

Pyetje : A është e lejuar të pastrohesh në banjë me një ujë të cilit i është lexuar Kuran?!

Përgjigje: Fillimisht duhet ta dimë se në esencë një rukje realizohet nëpërmjet fryerjes së drejtpërdrejt. E sa i përket kësaj forme jodirekte, kjo si metodë rukjeje është transmetuar nga Aisha, -radijallahu anha!-, e cila i fryente ujit, e pastaj ai ujë pihej ose laheshin me të. Duke e pasë parasysh se transmetimi që dëfton se nëna e besimtarëve, -radijallahu anha!-, e ka praktikuar këtë mënyrë, është një transmetim autentik, atëherë nuk ka problem që kjo metodë të praktikohet, edhe pse siç e thamë në fillim, në esencë fryerja duhet të jetë e drejtpërdrejt.

Një ujë të cilit i fryhet me qëllim rukjeje duke i lexuar Kuran, është ujë që përzihet me frymën e lexuesit, e cila frymë në atë rast është bashkëlidhur me lexim të fjalës së Allahut të Lartësuar, ndaj është diçka që duhet të nderohet, kështuqë më parësore është të ruhet e shmanget nga vendet e papastërta, e të lahesh me të në një vend të pastër.

Mirëpo nëse nuk gjen vend tjetër përpos banjës, shpresoj që nuk paraqet ndonjë problem, -inshaAllah!-, mirëpo duhet të ruhesh sa të kesh mundësi, ngase kështu e madhëron fjalën e Allahut..

Shejh Abdulkerim El-Hudejri[1]
Përktheu nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] “Fetava nurun ala’d-derbi”, ep. 92, dt. 29.07.1433.

Fortesa e besimit / Albislam /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here