Erdoan cilëson vendet që abstenuan kundër Palestines si vende frikacake

0
182

Kryeministri turk Erdogan është përpjekur, por ka dështuar që të bindte Shqipërinë të mos abstenonte por të votonte pro pranimit të Palestinës si shtet me statusin e vëzhguesit në OKB. Kështu shkruan sot gazeta turke Hurriyet.

Kryeministri turk i ka cilësuar këto vende si frikacake duke thënë se në botë ka shumë të tilla. Shqipëria, vendi që Erdogan ka vënë në shënjestër të kritikave të tij, ndryshoi qëndrim “jo” në “abstenim”, pas presionit të Ankarasë, por ka refuzuar të votojë “po”, raporton “Hurriyet”. Erdogan i ka bërë të qartë Berishës se vota abstenim është një votë kundër. “U kam thënë se kjo dëmton marrëdhëniet biletarale që ne kemi”, ka bërë të qartë Erdogan.

Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Issam Massalha reagoi lidhur me qëndrimin e Shqipërisë duke thënë se, “shpresonim që Shqipëria të radhitej me ata që votuan pro”, duke shtuar se, “nuk jemi të zhgënjyer nga pozicioni i Shqipërisë, populli mik shqiptar qëndron krah palestinezëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here