ENVER HASANI NËN HETIME PER NJË TENDER MILIONËSH, PRITET TË NGRITËT AKTAKUZË KUNDËR TIJ

0
225

image_381849

Enver Hasani dhe Gjykata Kushtetuese kanë rrëzuar dy Presidentë të Kosovës, kanë hedhur poshtë ligje të miratuara ne Kuvend dhe ua kanë hequr imunitetin zyrtarëve të lartë të Shtetit.

Për krejt këto, ata janë lavdëruar, meqenëse bëhej fjalë për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve te vendit.

Megjithatë, njeriu që është në krye të Gjykatës Kushtetuese dyshohet se ka gisht në një shkleje të rëndë të ligjit.

Burime te Gazetes Express thonë se Enve Hasani, gjate kohës sa ka ishte Rektor i Universitetit te Prishtinës, dyshohet se ka shkelur ligjin ne një tender milionesh të Universitetit.

“Tenderi ka pasur te beje me disa pune brenda UP’së. Për këtë shkak, Prokuroria vendore ka nisur hetimet dhe ka marrur në pyetje të gjithë akteret e perfshirë në këtë rast”, ka thënë një zyrtar i Prokurorisë në kushte anonimiteti për Express.

Sipas tij, shumë shpejt pritet edhe të ngritet aktakuzë kundër Enver Hasanit.

“Ka fakte të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës ndaj z. Hasani”, ka shtuar ai.

Burime te Express, gjatë ditës, kanë tentuar te marrin deklarata zyrtare edhe nga z. Hasani dhe Prokuroria e Shtetit por kjo ka qenë e pamundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here