EMRAT MË TË NJOHUR TË ZJARRIT TË XHEHENEMIT!

0
219

1.Skëterrë (ferr, zjarr): Argument fjala e Allahut:

وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُ يُدْخِلْهُ نَارًا خَالِدًا فِيهَا وَلَهُ عَذَابٌ مُهِينٌ

” E kush vepron kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkelë kufijt e dispozitave të Tij, Allahu e shpie atë në skëterrë (ferr), në të cilën do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.” (Nisa: 14).

فَإِنْ لَمْ تَفْعَلُوا وَلَنْ تَفْعَلُوا فَاتَّقُوا النَّارَ الَّتِي وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ ۖ أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ

” Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni (me i bë shembull Kur’anit), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur t’i ndëshkojë mohuesit.” (Bekare : 24).

Xhehenem: Argument është fjala e Allahut:وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللَّهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا مَعَهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ ۚ إِنَّكُمْ إِذًا مِثْلُهُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ جَامِعُ الْمُنَافِقِينَ وَالْكَافِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعًا
” Ai, juve, madje, ua ka shpallur në Libër (Kur’anin): kur të dëgjoni se mohohen argumentet e Allahut dhe bëjnë tallje me to, atëherë mos rrini me ata, përderisa të rrokin tjetër temë (përndryshe nëse rrini me ta), – ju atëherë (në dënime) jeni si ata. Allahu do t’i tubojë në xhehennem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” (Nisa: 140).

Xhehim: Argument është fjala e Allahut:وَالَّذِينَ سَعَوْا فِي آيَاتِنَا مُعَاجِزِينَ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ
“E ata që përpiqen t’i mohojnë argumentet Tona, duke supozuar se nuk do të mund t’i dënojmë, janë banorë të (xhehimit) xhehennemit.” (Haxh: 51).

Zjarr flakërues: Argument është fjala e Allahut:إِنَّ الَّذِينَ يَأْكُلُونَ أَمْوَالَ الْيَتَامَىٰ ظُلْمًا إِنَّمَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ نَارًا ۖ وَسَيَصْلَوْنَ سَعِيرًا
” Me të vërtetë, ata që hanë mallin e bonjakut me pa të drejtë, ata mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të përcllohen në zjarrin flakërues.” (Nisa; 10).

Sekar; Argument është fjala e Allahut:وَمَا أَدْرَاكَ مَا سَقَرُ
” E kush të shpjegon ty se çka është Sekari? (Mudethir: 27).

El hutametu: Argument është fjala e Allahut:وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ
E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh? (Humeze : 5).

Ledha: Argument është fjala e Allahut:كَلَّا ۖ إِنَّهَا لَظَىٰ
” Jo, kurrsesi! Ai është zjarri.” (Mearixh: 15).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani. (albislam)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here