Emra të Qeverisë së Kosovës në dosjen e vrasjës së babait

0
241

images

Donika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës, në një intervistë në “Rubikon” të Ktv-së, ka thënë se në dosjen e vrasjës se Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, ka edhe emra të Qeverisë së Kosovës.

“Emra të zyrtarëve të Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore”, ka thënë ajo.

Donika poashtu ka thënë se nuk ka emra për sa i përket një grupi profesionistësh nga struktura e UDB-së të cilët ajo mendon që kanë kryer atentat ndaj babit të saj, Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës.

Ajo nuk ka kursyer as kritika për qeverinë e Kosovës, duke thënë se Gjermania i vlerëson politikanët kosovarë si të padobishëm, dhe se kjo qeveri i ka dyert e mbyllura në Gjermani.

“Ata vlersojne se politikanët nga Kosova kur ulen për të biseduar nuk kanë asnjë plan apo ide, por vetëm presin nga dikush që të iu propozojë ide, dhe jo rastësisht zyrtarë qeveritar nuk udhëtojnë në Gjermani”, ka thënë Donika.

Ndryshe, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka ishin vrarë para 32 vjetësh në shtetin gjerman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here