El Alim, El Khabir |

0
218

 

El Alim, El Khabir

EL ALIM, EL KHABIR, është Ai i Cili dituria e Tij ka përfshirë të dukshmet e të padukshmet, fshehtësitë e jo fshehtësitë, gjëra të domosdoshme (të obliguarat), të pamundshmet e të mundshmet, botën e lartësuar e të poshtme, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, që nuk i fshihet Atij asgjë.

EL ALIM, EL KHABIR, dituria e Tij ka përfshirë:

a) Të domosdoshmet (obliguarat) Allahu di për vetën e Tij të ndershme, cilësitë e shenjta e të mëdha, ku ekzistenca e tyre është e domosdoshme.

b) Të pamundshmet Ai di për gjëra të pamundshme në kohën e pamundësisë së ndodhjes së tyre, gjithashtu Di për pasojat në rast të ndodhjes së tyre, siç thotë i Lartësuari: “Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allahut, ato të dyja do të shkatërroheshin.” Enbija, 22.

Gjithashtu thotë: ”Allahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt,e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin!”Muminun, 91.

c) Të mundshmet Të mundshmet, Allahu di për gjëra të mundshme. Ato janë që lejohet të ndodhin ose mos të ndodhin, ato që kanë ndodh ose që nuk kanë ndodh e tërë kjo me urtësinë e Allahut të Lartësuar. Ai është i Gjithëdituri që dituria e Tij ka përfshirë botën e lartësuar e të poshtme. Çdo vend dhe çdo kohë është në dijeni të Allahut. Ai di për gjëra të fshehta e të hapta, të dukshme e të padukshme, thotë Allahu i Lartësuar: “All-llahu është i Gjithëdijshëm për çdo send.” Bekare, 282.

Dituritë dhe njohuritë e krijesave pa marrë parasysh sado të shumta e të llojllojshme të jenë, në krahasim me diturinë e Allahut të Lartësuar është e fikur, e zhdukur. Gjithashtu fuqia e tyre nuk mund të përpjesëtohet me fuqinë e Allahut të Lartësuar në asnjë aspekt, ngase Allahu është Ai i Cili u mësoi atë që nuk ditën dhe u dha fuqi për atë që nuk patën mundësi.

Husein Eserraxh

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here