Edhe ‘Bashkohu’ protestoi mbrëmë kundër ‘natës së turpit’

0
235

logotikNë një komunikatë në faqen e tyre në facebook Lëvizja Bashkohu njoftoi se ishte pjesë e organizimit të protestës së mbrëmshme duke shprehur kundërshtinë qytetare kundër evenimentit që u quajt ‘nata e turpit shqiptar’

Ne si Lëvizja “Bashkohu” që ishim pjesëmarrës në aktivitetin e ndalimit të organizimit të natës së amoralitetit, njoftojmë qytetaret se organizimet e tilla janë të orkestruara nga anëtarët e LGBT-së me qëllim të prishjes dhe shfrenimit të rinisë tonë.

Organizimi i mbrëmshëm kishte qëllim diskutimin e sfidave të homoseksualve dhe zgjidhjen e situates së tyre në Kosovë por që ishte fshehur nën petkun  e organizimit kinse të mësonim diçka rreth tabu temave në Kosovë.

Lëvizja “Bashkohu” bën me dije grupacioneve të ndryshme që po organizojnë dhe po tentojnë të njollosin qytetarët e Kosovës me vepra amorale duke u fshehur nën petkun e mësimit të sëmundjeve seksuale, ne do t’i pengojm në çdo mënyrë të mundshme.

Po ashtu ju bëjmë me dije organizatorëve dhe atyre qe japën lejen se edhe në të ardhmen përgjigjja jonë do te jetë e njejtë dhe nuk do të lejojmë që morali apo dinjiteti i popullit tonë të cenohet nga grupe të tilla devijante.
Ne si Lëvizje “Bashkohu” përgëzojmë të gjithë pjesëmarrësit për aktivitetin që morrën në ndalimin e mbajtjes së atij organizimi./ekuiliber/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here