Dy ilaçe më të mëdhenj që na ka dhënë Allahu për sëmundjet e zemrës janë ushqimi që e ka ngrënë Pejgamberi s.a.v.s.

0
275

Të lashtat e Pejgamberit a.s.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Allahu nuk ka dhënë asnjë sëmundje e që nuk e ka dhënë ilaçin . . .”

Përderisa shumë prej nesh paramendojmë që ilaçi gjithmonë është në formë të ilaçit ose bimëve, hadithi nuk pohon këtë. Në realitet, dy ilaçe më të mëdhenj që na ka dhënë Allahu për sëmundjet e zemrës janë ushqimi që e ka ngrënë Pejgamberi s.a.v.s.: elbi dhe thekra.

Të lashtat e sidomos elbi dhe thekra ofrojnë dobi të shumëfishtë në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare, duke zvogëluar nivelin e kolesterolit (forma LDL), eliminimin e toksineve nga organizmi, në mpiksjen e rregullt të gjakut, në qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin e qelizave.

Kur Sehl bin Sad është pyetur: “A ka ngrënë ndonjëherë i Dërguari i Allahut miellin e bardhë?”, ai është përgjigjur: “I Dërguari i Allahut asnjëherë nuk e ka parë miellin e bardhë që nga koha kur Allahu e dërgoi si Pejgamber e derisa nuk e ka marrë pranë Vetit.”

Shkenca bashkëkohore një kohë të gjatë ka qenë kundër përpunimit të bukës. Mielli i bardhë mund bile të imitojë sheqerin e bardhë duke krijuar probleme me hipogliceminë ose diabetin (Pritchard: “Shërimi me ushqim natyral”).

Sipas nutriocistëve Jean Anderson dhe Barbara Deskin, mielli nga thekra është i pasur me proteine dhe fibre dhe është më superior në ushqim se mielli i bardhë. Ky përmban nivel të lartë të vitaminës E (tokoferoli).

Hulumtimet e bëra në 31.000 njerëz për vitaminën E i gjetur në grurë dhe thekër dhe vërtetuan se ushqimi me këto zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës se sa ata që ushqehen me bukë të bardhë. Michael H. Davidson, doktor i mjekësisë dhe kryetar i qendrës për hulumtime klinike në Chikago ka thënë se kjo është për shkak se vitamina E në grurë bën që mëlçia të prodhojë më pak kolesterol. Ai ka gjetur tek personat e eksperimentuar të cilët kanë marrë 14 javë gjysmë filxhan thekër, ka vërejtur se niveli i kolesterolit ka rënë 7{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}.

Edhe pse gruri ka dobi të madhe shëndetësore duhet të jemi të vetëdijshëm për dëmin në rast të përdorimit jashtë mase. Nëse konsumohet për çdo ditë, gruri mund të dëmtojë shëndetin, ngase shkakton fryrje tek shumë njerëz dhe shpesh nxit rritjet e kërpudhave oportuinistike (candida albicans) në zorrën e trashë. Gjithashtu nxit trashje dhe shkakton reaksione alergjike tek shumë njerëz që e kanë konsumuar tej mase.

Është zbuluar se Muhammedi s.a.v.s. nuk ka lënë konsumimin e rregullt të të lashtave, por rregullisht ka ngrënë elb dhe bukën e bërë nga mielli i elbit.

Thekra lehtë tretet, bile Pejgamberi s.a.v.s. ka preferuar supën nga thekra (talbija) të përdoret te dhembjet e barkut (hadithi sahih, Buhariu). Thekra ka bile më shumë dobi shëndetësore se gruri, është shumë e pasur me kalcium dhe proteine, dhe shkakton më pak alergji. Nuk shkakton fryrje dhe zhvillim jonormal të bakterieve.

Thekra është një prej burimeve më të pasura me tokotrienol (një prej formave më të mira të absorbimit të vitaminës E), një oksidans i fuqishëm i cili ndihmon në zvogëlimin e dëmit në organizëm nga molekulat e dëmshme të oksigjenit të quajtura radikale të lira, gjithashtu zvogëlon prodhimin e kolesterolit në mëlçi.

David Jenkins, doktor i mjekësisë dhe profesor i shkencave nitritive në Universitetin e Torontos, thotë: “Tokotrienoli është oksidans më i fuqishëm potencial se versionet tjera kimike të vitaminës E.”

Për më tepër përmban lignan, për të cilin është vërtetuar se parandalon formimin e trombeve të vegjël të gjakut – ndoshta duke siguruar dobinë e ngjashme me “aspirinën e popullarizuar” kundër sëmundjeve të zemrës (Aspirin-Cardio). Vetëm gjysmë filxhan i thekrës kënaq nevojat ditore për selen, te dietat dhe gati 20{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} RDA (doza ditore e preferuar) e vitaminës E.

Thekra gjithashtu përmban beta-glukan, një lloj i fijeve të tretura që formojnë gel në zorrët e holla në të cilat lidhet kolesteroli duke u mënjanuar kështu nga organizmi. Gjithashtu i njëjti gel parandalon kapsllëkun (konstipacionin) dhe kancerin e zorrës së trashë.

Për të pasur dobi në shërimin me thekër, shkencëtarët preferojnë që të konsumohet në të njëjtën mënyrë siç ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.. Lëvozhgat e thekrës janë më të mira se thekra e përpunuar, e pastruar dhe e larë më shumë se pesë herë për t’u krijuar versioni për zierje më të lehtë, me ç’rast humbet shumica e fibrave të shëndetshme, mineraleve dhe taninës që përmban thekra.

(Autorja e shkrimit, Karima Burns ka doktoruar nga naturopatia – mjekësia natyrale dhe ka magjistruar në herbalizëm. Ka studiuar shërimin me bimë 12 vjet, boton biltenin për shërimin natyral që 4 vjet dhe shkruan në mënyrë intensive për shërimin me natyrë dhe bimë.)

Kristie Karima Burns
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here