DURIMI …

0
208

“Nuk ka mirësi më të mirë dhe më të madhe që mund t’i jepet dikujt, sesa durimi“.
Nuk ka moral tjetër që përmendet më shumë se nëntëdhjetë herë në Kuran, siç përmendet morali i durimit. Allahu i lartësuar deklaron se i do të duruarit. Zoti thotë në Kuran: “Allahu i do të duruarit.” (Al Imran, 146)
Nëse je person i durueshëm, dije se bën pjesë te të dashurit e Zotit.
“Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.” (Bekare, 153)
Nëse je i vendosur të durosh, të zgjohesh çdo ditë dhe të falësh sabahun në kohë, je i përpiktë me eprorët dhe të gjithë njerëzit, nëse je e vendosur o motër ta mbash hixhabin edhe pse të gjithë të kërkojnë ta heqësh etj… dije se ke Zotin përkrah teje. Ata të rinj dhe të reja që janë të vendosur të jenë të suksesshëm në jetë, ta dinë se kanë Zotin përkrah. Ajo nënë e cila ka humbur fëmijën e saj dhe bën durim, ta dijë se ka Zotin përkrah saj.
“Prandaj, përgëzoji të duruarit,” (Bekare, 155)
Mos harroni se ky përgëzim dhe sihariq na vjen nga vetë Allahu i madhëruar.
Profeti (a.s.) ka thënë: “Durimi është dritë.” pasi të orienton dhe të udhëzon drejt të mirës.
Në një hadith tjetër, Profeti (a.s.) ka thënë: “Është e çuditshme çështja e besimtarit. Çdo gjë është në favor të tij dhe kjo, nuk është veçse për besimtarin. Nëse e godet ndonjë fatkeqësi, duron dhe është mirë për të. Nëse i jepet një mirësi, ai falënderon dhe është mirë për të.”
“Nuk ka mirësi më të mirë dhe më të madhe që mund t’i jepet dikujt, sesa durimi“.
Personi durimtar, është personi më i madh mes njerëzve. Ai është si floriri dhe si dielli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here