Duaja kur zgjohemi nga gjumi

0
277

ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI AHJANA BA’DEMA
EMATENA VE ILEJHIN-NUSHUR

[“Falënderimi i takon All-llahut, i cili na ngjalli pasi na bëri të vdesim dhe Atij i rikthehemi”.] (Buhariu nga Ebu Dherr-rr el Gaffariu).

El-hamdu lil-lahil-ledhi ahjana ba`de ma ematena ue ilejhin-nushur.

– Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili na ringjalli pasi që na bëri të vdekur dhe tek Ai është tubimi.
(Transmetojne Buhariu (Fet-hul Bari 11/113) dhe Muslimi 4/2083.

La ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kuli shejin kadir. Subhan-All-llah uel-hamdu lil-lah ue la ilahe il-laAll-llah uAll-llahu Ekber ue la haule ue la kuvvete il-la bil-lahil Alijjil Adhim. All-llahummagfirli.”

– S`ka të adhuruar tjetër përvec All-llahut Një dhe të Pashoq, Atij i takon Sundimi dhe Lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi cdo send. I Madhërishëm qoftë All-llahu, Falënderimi i takon All-llahut, s`ka të adhuruar tjetër përvec All-llahut, All-llahu është më i Madhi, s`ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e All-llahut të Lartmadhërishëm, – pastaj lutet dhe thotë:“O Zoti im, më fal.”,

(Transmetojnë Buhariu ( Fet-hul Bari 3/39) dhe të tjerë. Hadithin me këtë version e transmeton edhe Ibën Maxheh (Sahih Ibën Maxheh 2/235).

(Kush e thotë këtë, do t`i falen mëkatet, e nëse lutet do t`i pranohet lutja, e nëse ngrihet e merr abdes dhe falet, do t`i pranohet namazi.)

El-Hamdu lil-lahil-ledhi a`fani fi xhesedi ue redde alejje ruhi ue edhine li bi dhikrihi.

– Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili ma mbrojti trupin, ma ktheu shpirtin dhe ma mundësoi që ta përmend Atë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here