DOBITE MJEKESORE TE AGJERIMIT NE RAMAZAN DHE DALLIMI MES AGJERIMEVE TJERA ( II )

0
242

Pjesa kryesore e literaturës thekson se agjërimi i Ramazanit është i sigurtë për pjesën më të madhe të pacientëve me diabet me edukim të duhur dhe menaxhim diabetik. Shumica e NIDDM pacientë jo insulinë varës mund të agjërojnë në mënyre të sigurt gjatë Ramazanit. Pacientët me IDDM insulinë varës të rastit të cilët insistojnë ne agjërimin gjatë Ramazanit munden gjithashtu të agjërojnë nëse janë në menaxhim te kujdesur. Vërejtje të posaçme në kontrollin e dietës, aktivitetit ditor dhe regjimit medikamentoz të përshtatur është esenciale për agjërimin e suksesshëm të Ramazanit.

Ndalimi i agjërimit në:

• Te tipi i diabetes mellitus typ I

• Diabetes mellitus typ II i kontrolluar në mënyre të varfër

• Pacientët diabetik që janë të padëgjueshëm në lidhje me këshillat për dietë dhe regjimin medikamentoz dhe aktivitetin ditor.

• Pacientët diabetik me komplikime serioze siç është angjina jostabile ose hipertensioni i pakontrolluar

• Pacienti me histori të ketoacidozes diabetike

• Pacientët diabetik në shtatzëni

• Pacientët diabetik me infeksione të brendshme

• Pacientët e vjetër me probleme te ndryshme

• 2 ose me shume episode të hipoglikemise ose hiperglikemise gjatë Ramazanit.

Agjërimi i lejuar:

• Pacientët të cilët nuk kanë kritere të përmendura

• Pacientët që i pranojnë këshillat mjekësore.

=Këshilla praktike gjatë agjërimit=

Pini më shumë ujë ndërmjet iftarit dhe gjumit që të largohet dehidrimi.

Konsumoni perime të mjaftueshme gjatë racionit. Hani pemë në fund të racionit.

Largohuni marrjes së tepërt të sheqerit (sheqer kokërr, sakarozë) ushqim ndërmjet ëmbëlsirave ose formave tjera; largohuni ushqimit me mëlmesa; largohuni pirjeve me kafeine siç është koka-kola, kafja, çaji.fasting

Kafeina është diuretik, 3–5 ditë para Ramazanit gradualisht reduktoni marrjen e këtyre pirjeve. Një ngritje e befasishme e kokëdhimbjes së menjëhershme nga kafeina shkakton edhe ndjenjën e mërzisë dhe nervozës.

Pirja e duhanit është faktor i rrezikshëm i shëndetit. Largohuni thithjes së cigareve.

Nëse ju nuk mund të pini duhan, shkurtoni ngadalë duke filluar disa javë para Ramazanit. Pirja e duhanit negativisht ndikon në shfrytëzimin e disa lloje të vitaminave, metaboliteve dhe sistemit të enzimave në trup.

Mos harroni brushën ose Misvak. Lani dhëmbët tuaj para gjumit dhe pas syfyrit. Pastroni më tepër se 2 herë në dite ose më tepër dhëmbët në praktikë.

Njerëzit normal ose ata me peshë të tepërt nuk duhet të fitojnë në peshë. Për njerëzit me peshë Ramazani është rast i shkëlqyer që të humbni në peshë.
Është rekomanduar se nëse secili që është i inkuadruar me çfarëdo lloji të ushtrimeve, siç është fitness ose ecja.
Është shumë e rëndësishme të përcillen në praktik edhe ibadetet (lutja dhe aktivitete tjera fetare), gjumi, studimet, puna dhe aktivitetet fizike ose ushtrimet.

Dr.med. Rexhep Etemi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here