DOBITE MJEKESORE TE AGJERIMIT NE RAMAZAN DHE DALLIMI MES AGJERIMEVE TJERA (I)

0
212

Shumica e muslimanëve nuk agjërojnë duke shpresuar përfitimet shëndetësore, por  motiv i agjërimit të tyre është se ajo ka qenë e paracaktuar për ta në Kur’an nga ana e Allahut. Agjërimi në përgjithësi përdoret në mjekësi për arsye shëndetësore, duke përfshirë menaxhimin e peshës ,rregullimin e aparatit te tretjes dhe për uljen e lipideve(yndyrës). Ky agjërim dallon nga agjërimet tjera dhe dietat që bëhen për rënie peshe.
Agjërimi Islam është i ndryshëm nga dietat të tilla, sepse në agjërimin e Ramazanit nuk ka kequshqyerje apo konsumim të pamjaftueshme kalorish. Përveç kësaj, agjërimi në Ramazan është vullnetarisht dhe nuk është një imponim i përshkruar nga mjeku.

Për më tepër, lloji i ushqimit të marr gjatë Ramazanit nuk ka ndonjë kriter selektiv në dietat e rënies në peshë, të tilla si ato që janë vetëm proteina apo dieta me lloj frutash. Çdo gjë që është e lejuar të merret në sasi të moderuar.

Dallimi i vetëm mes agjërimit të Ramazanit dhe i agjërimit të përgjithshëm është koha e ushqimit, gjatë Ramazanit në thelb shmanget dreka dhe për të hahet një mëngjes i hershëm(Syfyri) dhe abstenimi i ushqimit deri në muzg(Iftari). Abstenimi nga uji gjatë kësaj periudhe nuk është në fakt diçka e keqe në pergjithsi, kjo shkakton përqëndrimin e të gjitha lëngjeve brenda organizmit, duke prodhuar dehidrim të lehtë. Trupi ka mekanizmin vet të konservimit të ujit, e kjo tregon se dehidrimi i lehtë dhe ruajtja e ujit, të paktën në jetën e bimëve përmirësojnë jetëgjatësinë e tyre.
Efekti fiziologjik i agjërimit përfshin : uljen e sheqerit në gjak, uljen e kolesterolit dhe uljen e presionit të gjakut sistolik.
Në të vërtetë, agjërimi i Ramazanit do të ishte një rekomandim ideal për trajtimin e butë te obezitetit(mbipeshës), për të moderuar diabetin jo insulinogjen(tip II) dhe hipertensionin esencial. Në vitin 1994 u mbajt Kongresi i parë Ndërkombëtar mbi “Shëndetin dhe Ramazanin,” në Kazablanka, ku u aprovuan 50 revista fasting3kërkimore(shkencore) nga e gjithë bota, nga studiues muslimanë dhe jo-muslimanë që kanë bërë studime të gjera mbi etikën mjekësore të agjërimit. Ndërsa përmirësimi i gjendjes shëndetësore është vërejtur bindshëm: megjithatë në asnjë mënyrë agjërimi nuk mund ta keqësojë shëndetin e cilit do pacient. Nga ana tjetër, pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, si diabeti apo sëmundjet koronare të zemrës, gurët në veshka, shtatzania etj, janë të liruar nga agjërimi dhe nuk duhet të përpiqen të agjërojnë.

Agjërimi ka efekte psikologjike

Eshtë një paqe dhe qetësi apsolute për ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Ky përmirësim psikologjik mund të lidhet me një stabilizim më të mirë të glukozës në gjak gjatë agjërimit pasi ngrënies së ushqimit (hypoglykemia-përkeqëson apo shkakton ndryshime të sjelljes).

Sëmundjet që mund të përkeqësohen me agjërimin janë: DM, SKV dhe hipertensioni arterial, IRK, shtatzania. Neve do të ndalemi më së shumti tek diabetikët.

Agjërimi shkakton uri apo stres.

Si reagim ndaj kësaj, organizmi çliron më shumë kolesterol, duke lejuar organizmin që ta përdorë atë si burim kryesor të energjisë, në vend të glukozës.
Me këtë vjen deri te zvogëlimi i numrit të qelizave dhjamore në organizëm, gjë që nga ana e vet ulë rrezikun nga paraqitja e diabetit.

Dr.med. Rexhep Etemi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here