A e dinë xhinët të fshehtën?

0
180

A e dinë xhinët të fshehtën?

“As xhinët dhe askush në qiej e në tokë nuk e di të fshehtën. Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an: “E kur ia caktuam atij (Sulejmanit) vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë, se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.” (Sebe’ 14)

Kush pretendon se e di të fshehtën, ai është kafir (mosbesimtarë) dhe ai që i beson pretendimit të tij është po ashtu mosbesimtarë, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaj: “Askush përveç Allahut, as në qiej as në tokë, nuk e di të fshehtën.” (En-Neml; 65)

Ata që pretendojnë se e dinë të fshehtën janë ata që hedhin fall. Dhe për ta Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Kush shkon tek një fallxhor dhe e pyet atë, namazi i tij nuk pranohet dyzet ditë”, e nëse e beson atë që i thotë ai (fallxhori) atëherë ai është kafir.

(*I njëjti gjykim është edhe për horoskopin, ku njerëzit besojnë se ai parashikon të ardhmen. Prandaj, nuk lejohet shikimi apo leximi i tij.)

Libri “Kushtet e fesë” Shejh Muhamed Ibn Salih El-Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here