DHJETË PENGESAT MES ROBIT DHE ALLAHUT

0
202

PENGESA E PARË

MOSNJOHJA E ALLAHUT

Të jesh mosnjohës i Allahun. Ai i Cili e njeh Allahun edhe e do, dhe nuk e ka njohur asnjëherë ai i cili nuk e do, e as që e do përderisa nuk e njeh. kështu që me të vërtetë ehlu suneti ishin kërkues të vërtetë të dijes, ata janë miq të Allahut, Ai i do dhe ata e duan, sepse aq më shumë që e njeh Allahun aq më shumë edhe e do.

Shuajbi, alejhi selam, predikuesi i profetëve, i tha popullit të vet: “Dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni tek Ai. Me të vërtetë, Zoti im është Mëshirues dhe i Dashur.” (Hud: 90).

Allahu thotë: “Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Bamirësi i Gjithmbarshëm do t’i pajisë me dashuri (që t’i dojë Alahu dhe që t’i duan njerëzit).” (Merjem: 96).

Pengesa më e madhe është mosnjohja e Zotit, injorimi i Tij.

Njeriu është armik i injorancës. Ata që nuk e njohin Allahun, e kundërshtojnë dhe Atë mëkatojnë.

Ata që nuk e njohin Allahun e urrejnë Atë, ata që nuk e njohin Allahun ata adhurojnë djallin pos Tij, për këtë thirrja e parë e Allahut ishte për dituri: “Dije se s’ka zot (tjetër) pos Perëndisë! Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret. Perëndia di se ku silleni ju dhe ku qëndroni .” (Muhamed: 19).

Ilaçi: Të njohësh Allahun në mënyrën e drejtë, që nëse e njeh në mënyrën e vërtetë, në këtë kohë do e përjetosh pendimin e vërtetë.

PENGESA E DYTË

RISITË

Kush shpik risi në fe është penguar nga Allahu me risinë e tij. Risia e tij do jetë pengesë mes tij dhe Allahut derisa ai ta braktisë atë risi. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush shpik në çështjen tonë, gjë që nuk ësht prej saj, (ajo) është e refuzuar.” (Mutefekun alejhi)

Një vepër e mirë ka dy kushte:

Sinqeritetin: të jetë për hir të Allahut Një, dhe i pashoq.

Pasimin: të jetë sipas sunetit të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem.

Pa këto dy kushte nuk konsiderohet vepër e mirë, nuk ngritet tek Allahu, sepse tek Ai ngritet vepra e bukur dhe e mirë, e bidati (risia) është një pengesë e ngritjes së veprës tek Allahu, dhe kështu pengon robin, mes tij dhe Zotit, sepse bidatçiu është rob i epshit të tij, e jo i asaj që dëshiron Zoti i tij, epshi i tij në këtë rast është pengesa, përshkak asaj që shpiku nga ajo që nuk e ligjësoi Allahu. Vepruesi i të mirave e përgatit veten, ndërsa bidatçiu është më i keq se vet mëkatari.

PENGESA E TRETË

MËKATET E MËDHA TË BRENDSHME

Ato janë të shumta si:, mendjemadhësia, mburrja, kryelartësia, smira, vetëpëlqimi, syefaqësia, etj. Këto mëkate të mëdha të brendshme, janë më të mëdha se sa mëkatet e mëdha të dukshme, më të mëdha se zinaja, pirja e alkoolit e vjedhja, etj.

Këto mëkate të mëdha, poqëse ndodhen në zemrën e një personi, janë pengesë mes tij dhe Zotit.

Dhe atë se, rruga për te Allahu kalohet me zemër e jo me këmbë, e mëkatet e zemrës janë rebelët e rrugës.

Ibn Kajimi thotë: “Njeriu mund që ta nënshtron veten e tij për punë të mira, e t’i shndërron ato (vepra) si ushtarë të tij, kudo që i synon i mbizotron, e sheh këtë rob më vepërmirë sa s’mund të jetë, më asket sa s’mund të jetë, por te Allahu është më larg sa s’mund të jetë.” Andaj! Medito!

PENGESA E KATËRT

MËKATET E MËDHA TË DUKSHME

Si vjedhja, pirja e alkoolit, dhe gjitha mëkatet e tjera.

Vëllezër! Duhet të kuptojmë në këtë rast se nuk ka mëkat të vogël poqëse është i vazhdueshëm, dhe nuk ka mëkat të vogël poqëse kërkohet falje për të. Vazhdimsia në mëkate është kur njeriu përqendrohet në kundërshtim, synon të kthehet aty.
Mund që të jetë një mëkat i vogël, e që bëhet i madh me një prej gjashtë gjërave:

Insistim dhe këmbëngulje:
Përshembull: Një person që i shikon gratë, edhe syri bën imoralitet, përmes shikimit, por, imoraliteti i syrit është mëkat më i vogël se imoraliteti trupor, por duke insistuar në të dhe duke vazhduar në të njëjtën, atëherë shndërrohet në mëkat të madh Pasi ai është këmbëngulës të mos e ulë shikimin, insistues të ngul shikimin e tij në ndalesa, e nuk ka mëkat të vogël përderisa insistohet në të.

Zvogëlimi i mëkateve:
Përshembull: I thua ndonjë duhanpirësi: Ke frikë Allahun, pirja e duhanit është haram, je i moshuar, pra i ke përvetësuar disa sëmundje, pleqëria të ka arritur deri në kokë, je njeri me mjekër, je i varfër, këto gjëra duhet që të të largojnë nga duhani. E të thotë: “Ky është mëkat i vogël.”

Pëlqimi i mëkatit:
Sheh ndonjë person i cili vepron mëkat, e i gëzohet, apo e shfaq gëzimin, e ky gëzim për mëkatin është më i rëndë se vetë mëkati. E sheh të lumtur me veprën e tij të keqe, duke e sharë këtë, duke dëmtuar atë! Edhe pse: “Fyerja e muslimanin është shthurje, e vrasja e tij është kufr.”

Apo të gëzohet për devijimin e ndonjë vajze të ndershme, e si ka arritur të shpif mbi te, ndërsa Allahu thotë: “Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën.” Nur, 19.

Kujdes…t’i gëzohesh mëkatit është mëkat edhe më i madh.

Të jetë neglizhent ndaj mbulesës së Allahut:
Abdullah ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë: “O ti mëkatarë! Nuk je i siguruar nga përfundimi i keq, kur të veprosh mëkat pas mëkati është mëkat më i rëndë se mëkati që ke vepruar, paturpësia jote ndaj atyre që i ke në të djathtë e në të majtë, kur ti mëkaton, është mëkat edhe më i madh,të qeshësh, e ti nuk di se çfarë Allahu do të përcakton për ty, është mëkat edhe më madh, të mërzitesh kur të ikë ndonjë mëkat është mëkat edhe më i madh, të frikësohesh nga era që fryen e lëviz derën tënde, kur ti mëkaton, e nuk të tërqethet zemra nga shikimi i Allahut, është mëkat edhe më i madh se vetë mëkati.”

Shpalosja e mëkatit:
Kur njeriu bën mëkat edhe gjatë natës, e Allahu ia mbulon atë mëkat, e ai rrëfen për mëkatin e bërë, largon mbulesën e Allahut.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Çdo njeri është i falur, pos atyre që shpalosin (mëkatet), shplosje është kur njeriu gjatë natës vepron diç, e të nesërmen në mëngjs pasi që Allahu e kishte mbuluar, ai thotë: O filan unë mbrëmë kam vepruar kështu e kështu. Ai kishte fjetur e Allahu ia kishte mbuluar mëkatin, e ai zgjohet në mëngjes dhe largon mbulesën e Allahut mbi të.” Buhariu.

Të jetë i pari, ku njerëzit atë do e marrin shembëlltyrë:
Njëri drejtor i fabrikës, tjetri drejtor i shkollës apo i fakultetit, apo ndonjë personalitet autoritativ, e fillon të konsumojë duhan, nga që grupe tjera fillojnë të pijnë duhan po si ai, apo fillon ai të konsumojë narkotikë e të tjerët fillojnë pas tij.

Kështu është kur edhe një vajzë veshet me pantolona të ngushta, e më pas kjo gjë përfshihet gjithandej.

Kështu është nëse je nga ata që të tjerët marrin shembëlltyrë, e ty të referohet hadithi ku thuhet: “Kush nxjerr në islam një traditë të keqe, atij i takon mëkati dhe mëkati i gjithë atyre që vepruan pas tij, pa u mangësuar aspak pesha e mëkateve të tyre.” Muslimi.

PENGESA E PESTË

MËKATET E VOGLA

Mëkatet e vogla bëhen të mëdha, sa mëkate të vogla e çojnë vepruesin në një përfundim të keq, Allahu na ruajt.

Besimtari është hiperbolizues i gabimit, e sheh mëkatin –sado qoftë i vogël – të madh, ngase mbikqyret nga Allahu, njejtë sikur ai që nuk e përçmon asnjë vepër të mirë, për arsye që aty sheh begatinë dhe dhuntinë Allahut, mbetet mes këtyre dy pozitave derisa të nxjerr nga zemra e tij, nënvlerësimin e mëkatit e përçmimin e adhurimit, e të kthehet drejt Zotit, Falësit, Mëshiruesit, që pranon pendimin, Dhuruesi, Begatuesi, e të pendohet te Ai.

E të largohet prej tij kjo pengesë.

PENGESA E GJASHTË

SHIRKU (POLITEIZMI)

Është prej pengesave më të mëdha, më të rënda e më të vrazdha, ndërprerja dhe largimi i saj ndodh duke mbjellur njëshmërinë (teuhidin). Kuptimi bazë dhe i realt i shirkut është, lidhja e zemrës jo me Allahu e Madhëruar, qoftë në adhurim, apo në dashuri, qoftë në vepra të zemrës, apo vepra të dukshme.

Shirku është mëkati më i urryer te Allahut, nuk ka gjë më të urryer tek Ai se shirku dhe paganët.

Shirku është disa llojësh, prej llojeve më të rreikshme është shirku i fshehtë, dhe atë për shkak të fshehtëisë dhe rrezikshmërisë që ka, Allahut thotë për atë person: “(Kujtoje atë) ditë kur do t’i tubojmë të gjithë, e do t’u themi atyre, që i kanë vënë shoq Perëndisë: “Ku janë shokët tuaj, për të cilët mendonit se janë (shokë të Perëndisë).” En Amë, 22-24.

Andaj, vëlla mundohu të përvetësosh teuhidin, kërko prej Allahut shërim nga shirku, kërko mborjtjen e Tij prej shirkut: “O Allah, unë kërkj mbrojtjen Tënde të mos bie në shirk me diç që uë e di, dhe kërkoj faljen Tënde për gjërat që nuk i di.”

Kështu largohet kjo pengesë, duke kërkuar mbrojtje, me besnikëri, dhe kthim të sinqertë tek Allahu.

PENGESA E SHTATË

TEPRIMI E ZGJERIMI I SKAJSHËM NË GJËRAT E LEJUARA

Mund që pengesa e ndokujt prej nesh, mes tij dhe Allahut të jetë barku i tij. Ushqimi është hallall, edhe pija hallall, mirëpo i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk ka mbushur i biri Ademit enë më të keqe se barkun e tij.” E transmeton Tirmidhiu.

Stomaku kur mbushet i tëri, mendja bie në gjum, gjymtyrët ulen e nuk shërbejnë.

Pengesë e njeriut mes tij dhe Allahut mund të jetë edhe në të veshurit e tij, duke qenë me plot pasion me dukjen e jashtme. I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Është i shkatërruar robi i dinarit, robi i dirhemit dhe robi i teshës.” E transmeton Buhariu.

E emërtoi rob i saj, e kjo është një pengesë mes robit dhe Allahut, kur i thua atij: Shkurto pantallonat, ku i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Izari që është ndër kyçet e këmbëve është në zjarr.” Transmeton Buhariu.

E të thotë: Unë turpërohem të vesh pantallona, e pse të veproj ashtu? A nuk sheh që nuk posedoj të holla ditore? Qëllimi është se këto gjëra janë tradita, zakone, gjëra të lejuara.

E që mund të jetë pengesë mes robit dhe Allahut.

Njashtu mund të jetë edhe gjumi pengesë, gjumi është i lejuar, mirëpo të flesh e të mos ngrihesh natën të falësh namaz, e të mos e falish namazin e sabahut, apo të fle pas namazit të sabahut deri në namaz të iqindisë e të mos e fal namazin e drekës, kështu ndodh që gjumi të jetë një pengesë mes tij dhe Allahut.

Ndodh që martesa të jetë pengesë mes robit dhe Allahut, e kështu me radhë, përkushtimi ndaj gjërave të lejuara, të tepruarit në to, të preokupohet zemra çdo herë me këto gjëra, mund të jenë pengesa të mëdha mes robit dhe Allahut.

E lusim Allahun të na largojë nga këto pengesa.

PENGESA E TETË

MOSPËRFILLËSIT E ALLAHUT

Gafleti e qeveris zemrën, kur ajo zemër ndahet nga Zoti i saj dhe pason epshin, miqësohet me shejtanin dhe e harron Allahun, Allahu thotë: “Mos dëgjo atë – zemrën e të cilit ia kemi lënë të zbrazët nga të përmendurit Neve dhe që i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punët e të cilit janë të shfrenuara.” Kehf, 28.

E nuk ndodh që të largohet kjo pengesë e pakujdesisë, pos, pas një brenge që ndizet si shkak rishkëlqimit të tre dritave në zemër:

Drita e njohjes së mirësive të Allahut, fshehtasi e haptas, derisa zemra të mbushet me dashuri ndaj Tij, për shkak se zemrat janë të krijuara që të duan atë që i bën mirë.
Drita e shikimit të krimeve të veta. Derisa të bindet se sa të shëmtuara që janë, e që e shpiejnë atë në shkatërrim. E njeh veten e tij se sa i mangët e i përbuzur që është, e njeh Allahun, Cilësitë e Tij të bukura e të përsosura, i nënshtrohet Atij, e angazhon veten me adhurim ndaj Allahut, që ta falëderon Atë e të kërkon kënaqësinë e Tij.
Drita e vërejtjes së pakësimit të ditëve, e të kupton se jeta e tij është kapitali kryesor, përgatitet me seriozitet që të arrijë gjërat që i kanë kaluar, e mbetet vrojtues i gjithë kësaj, brengoset. E gjithë kjo e shtyen atë që të zgjohet, e ngrit zemrën nga gjumi, shpejton në adhurim ndaj Allahut të Lartmadhëruar, e i largohet kjo pengesë, e zemra e tij i shëndrit me dritën e Allahut.
PENGESA E NËNTË

ADETET, TRADITAT E ZAKONET

Ka disa njerëz që janë rob të adeteve, i thua atij: Pse po pi duhan? Të thotë: Një adet i keq, unë nuk ndiej kënaqësi në cigare, e as që jam i varur prej saj, por kur të nevrikosem ndez një cigare, dhe pas pak ndjej se jam qetësuar.

Kur u shndërrua në rob të cigares, bëhet një pengesë mes tij dhe Allahut, për këtë rruga më primare për të arritur tek Allahu është duke braktisur këto adete, të mos bëhen zakone, ngase njeriu që është rob i zakonit të tij, që të arrijë tek Allahu duhet patjetër që të lirohet nga çdo adhurim i çdokujt tjetër pos Allahut.

PENGESA E DHJETË

TË ZELLSHMIT TË LARGUAR NGA RRUGA E ARRITJES SË QËLLIMIT

Kjo është një pengesë e fetarëve, kur njeriu e shfaq veprën e tij, e bëhet pengesë mes tij dhe Allahut. Është obligim që njeriu të mos vepron për syefaqe, por të ec duke i vrojtuar mirësitë dhe duke i parë të metat e tija dhe të veprave që ai i kryen.

Të vëren të mirat, e dhuntitë e Allahut ndaj tij, pasi që i dha sukses dhe e ndihmoi, e të hulumton në veprimet e tija, se si ai nuk i kreu në mënyrën e duhur, e të gjen sëmundjet që ndaluan pranimin e veprës tek Allahu, të jep mundin e tij, përndryshe kur zemra lidhet për vepër, e të kënaqet me rezultatin, e të preokupohet me të nga i Adhuruari, është një pengesë.

Gëzimi i robit për një adhurim të kryer është një fakt se ai ka shumë mendim të mirë për veten, por që nuk e njeh realitetin e adhurimit, dhe se nuk ka vepruar ashtu si meriton Zoti i Madhërishëm. Kur njeriu është injorant i vetes, i cilësive, i të metave, e sëmundjeve të tija, injorant i veprës së tij, nuk e njeh Zotin dhe obligimet daj Tij, dhe se si duhet të sillet me Të, kjo lind që ai të kënaqet me veprat e tija, të ketë shumë mendim të mirë, gjë që shkakton vetpëlqimin, mendjemadhësinë, dhe sëmundje që janë më të mëdha se mëkatet e mëdha të dukshme.

Poqëse vepron punë sa dy kodra të mëdha, dhe ke frikë përfundimin tënd, dhe se Allahu mund t’i pranon nga Bujaria, Mirësia dhe begatia e Tij, në këtë rast ti je larguar nga mundësia dhe fuqia jote, dhe e kupton se nuk ka ndryshim e as fuqi pos Allahut.

Këto janë dhjetë pengesat mes robit dhe Allahut, secili prej këtyre është më i madh e më i rëndë se tjetri.

A po vëren o rob i Allahut, sa pengesa të largojnë prej Allahut të Madhëruar? Më thuaj: Si ke mundësi t’i braktisësh?

Ji besnik me Allahun, ji i sinqertë në kthimin tek Ai, në mënyrë që të largohen pengesat, për arsye se nuk i zhduk këto pengesa askush pos Allahut.

Ibn Kajimi, ka thënë: “Këto dhjetë pengesat mes zemrës dhe Allahut të Madhëruar, ndërhyjnë mes tij dhe mes rrugës së Allahut. Këto dhjetë pegesa burojnë nga katër pika kryesore, ato janë: nefsi, shejtani, dynjaja dhe epshi.”

Andaj, nuk mund të zhduken këto pengesa nëse mbesin burimet e tyre në zemër, duhet që të nxirren këto katër, që të largohen pengesat mes ty dhe Allahut.

E lusim Allahun që të na jep sukses, sinqeritet në fjalë e në vepra, e të na i pranojë veprat.

PENGESA E PARË – MOSNJOHJA E ALLAHUT

PENGESA E DYTË – RISITË

PENGESA E TRETË – MËKATET E MËDHA TË BRENDSHME

PENGESA E KATËRT – MËKATET E MËDHA TË DUKSHME

PENGESA E PESTË – MËKATET E VOGLA

PENGESA E GJASHTË – SHIRKU (POLITEIZMI)

PENGESA E SHTATË – TEPRIMI E ZGJERIMI I SKAJSHËM NË GJËRAT E LEJUARA

PENGESA E TETË – MOSPËRFILLËSIT E ALLAHUT

PENGESA E NËNTË – ADETET, TRADITAT E ZAKONET

PENGESA E DHJETË – TË ZELLSHMIT TË LARGUAR NGA RRUGA E ARRITJES SË QËLLIMIT

Përktheu: Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here