Deklarata e Imamëve të Shqipërisë kundë akides se rafidive‏

0
204

                                                                                                Allah-eser-green

Bismilahi-Rrahmani-Rrahim

DEKLARATË

Nisur nga përgjegjësia fetare, për të mos lejuar cenimin e Islamit Sunit Shqiptar, në një të ardhme të afërt apo të largët, nga një sekt, i cili nuk pajton me besimin Sunitë si dhe traditën e Islamit shqiptar, ne, hoxhallarët dhe teologët shqiptarë, deklarojmë:

Sekti shiit, rafidhi, është një sekt me devijime të rënda në disa prej çështjeve kryesore të besimit islam. Besimet e këtij sekti, bien ndesh me besimin e pastër islam, që muslimanët sunitë kanë trashëguar nga i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij. Disa prej devijimeve të tyre arrijnë deri në shirk dhe në kufër, gjëra këto, që sqarohen në një literaturë mjaft të gjerë, si sunite ashtu edhe shiite. Historia e hershme dhe ajo aktuale e marrëdhënieve ndërmjet shumicës absolute sunite dhe pakicës shiite në botë, ka rezultuar gjithmonë e hidhur dhe me pasoja katastrofale, për vendet ku ata kanë jetuar.

Duke u nisur nga sa thamë më sipër, si dhe nga faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me realitetin e sotëm shqiptar, si në planin politik, gjeografik, social dhe fenjohës nga ana e shqiptarëve, e shohim si përgjegjësi para Zotit dhe besimtarëve muslimanë shqiptarë, t’u kërkojmë këtyre të fundit, të mos kenë asnjë lloj bashkëpunimi, individual apo institucional, bashkëpunim i drejtpërdrejtë ose jo, me shiitët iranianë apo edhe të tjerë (p.sh. Fondacioni Kur’anit), qoftë kjo edhe me marrje fondesh apo donacionesh për arsye nga më të ndryshmet.

Në situatat që po kalojmë, nuk shohim asnjë domosdoshmëri apo nevojë, që muslimanët sunitë shqiptarë, të bashkëpunojnë në çfarëdolloj fushe me ithtarët e këtij sekti, që është i huaj për vendin tonë. Çdo aktivitet i përhershëm apo i përkohshëm që iniciohet apo financohet nga ndonjë përfaqësi diplomatike e ndonjë shteti shiit apo nga organizatat, satelitë të saj, duhet bojkotuar tërësisht.

Çdo bashkëpunim, i hap dyert propagandës dhe më pas, prezencës shiite në vendin tonë, çka do të rezultojë në të ardhmen, me pasoja tepër negative për mbarëvajtjen e Islamit, në mesin e shqiptarëve.

Duke reflektuar ndaj thirrjes sonë, u kërkojmë të gjithë muslimanëve shqiptarë, t’i përgjigjen pozitivisht, këtij detyrimi fetar.

Allahu për gjithçka mbetet Dëshmitar.

Emrat e deklaruesve (sipas rendit alfabetik):

 

  1. 1. Abdurrahim Balla
  2. 2. Ahmed Kalaja
  3. 3. Altin Plumbi
  4. 4. Altin Shehu
  5. 5. Arens Gjevori
  6. 6. Arjan Haskasa
  7. 7. Arjan Kuteli
  8. 8. Azem Bardhoshi
  9. 9. Besim Nuzi
  10. 10. Bilal Shkrepi
  11. 11. Bilal Teqja
  12. 12. Bledar Haxhiu (Cërrik)
  13. 13. Bledar Karaj
  14. 14. Bledar Myftari
  15. 15. Bujar Hysa
  16. 16. Dëshir Sheshi
  17. 17. Dritan Rahmani
  18. 18. Dritan Xhihani
  19. 19. Eduart Jaho
  20. 20. Edvin Ruka
  21. 21. Elmaz Fida
  22. 22. Elvis Naçi
  23. 23. Emrim Koçi
  24. 24. Fatbardh Qosja
  25. 25. Fatmir Bajrami
  26. 26. Fatmir Gjediku
  27. 27. Florian Meçe
  28. 28. Florian Xhemollari
  29. 29. Gajtis Karaboja
  30. 30. Genc Plumbi
  31. 31. Gëzim Karaj
  32. 32. Gëzim Lika
  33. 33. Hamza Muskurti
  34. 34. Hariz Alkoçi
  35. 35. Ilir Arifi
  36. 36. Irfan Tota
  37. 37. Ismail Bardhoshi
  38. 38. Izet Laçi
  39. 39. Justinian Topulli
  40. 40. Kastriot Bardhi
  41. 41. Klodian Mulita
  42. 42. Migen Matraku
  43. 43. Muhamed Estrefi
  44. 44. Murat Basha
  45. 45. Neki Kaloshi
  46. 46. Pëllumb Bajrami
  47. 47. Rruzhdi Plangaj
  48. 48. Rudens Rexhaj
  49. 49. Sadat Mahmudaj
  50. 50. Sadik Ukperaj
  51. 51. Sajmir Ismaili
  52. 52. Sali Bardhoshi
  53. 53. Selim Tota
  54. 54. Selman Kopaçi
  55. 55. Shaqir Shahu
  56. 56. Shpëtim Murrja
  57. 57. Sulejman Rustemi
  58. 58. Tomor Boriçi
  59. 59. Vladimir Agolli
  60. 60. Xhafer Shkodra
  61. 61. Ylber Tafa
  62. 62. Ylli Buraniqi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here