DAVUTOLLU: KA ARDHUR KOHA PËR LINDJEN E NJË SHTETI PALESTINEZ

0
187

“Tani ka ardhur koha për të hedhur hapa të qëndrueshëm për zgjidhjen e problemit palestinez. Tashmë është bërë e domosdoshme lindja e një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor”, nënvizoi Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu në një deklaratë para nisjes për në Gaza.
Davutollu: Ka ardhur koha për lindjen e një shteti palestinez

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutollu sot realizon një vizitë historike.

Në deklaratën që bëri në konferencën e shtypit organizuar në aeroport para nisjes për në Gaza Davutollu tha: “Qëllimi i kësaj vizite është të tregojmë që ndodhemi pranë popullit të Gazës”.

Shefi i diplomacisë turke tha se tashme ka ardhur koha për lindjen e një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Davutollu tha se po bëjnë përpjekje intensive për sheshimin e divergjencave mes palëve dhe shprehu dëshirën për vendosjen sa më shpejt që të jetë e mundur të armëpushimit.

Siguria e jetës së njerëzve përbën çështjen më të rëndësishme, u shpreh Davutollu duke shtuar se “Gaza është një tragjedi njerëzore. Një heshtje e bashkësisë ndërkombëtare përballë kësaj tragjedie jo vetëm që do të stimulonte që rajoni ynë të shkonte drejt destabilizimit, por do të shkaktonte plagë të mëdha edhe në ndërgjegjen e njerëzimit”.

“Tani ka ardhur koha për të hedhur hapa të qëndrueshëm për zgjidhjen e problemit palestinez. Tashmë është bërë e domosdoshme lindja e një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor dhe garantimi i vazhdimësisë së këtij shteti”, nënvizoi Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here