Dallimi ndërmjet Cajit të Gjelbër dhe Cajit të Zi (ceulon tea) ?

0
215

Caji i zi dhe ai i gjelbër rrjedhin nga bima Cmellia sinesis. Në të dy rastet mblidhen sythet dhe gjethet nga shtresat e epërme të bimës. Atëherë ku qëndron dallimi ? Dallimi ndërtohet nga procesi i prodhimit, oksidimit dhe nga proqeset kimike të cilat pasojnë gjatë përgatitjes.530ccf6bdbfa3f6a0d004943._w.540_s.fit_

 

Caji i gjelbër

Për tu prodhuar caji i gjelbër, gjethet mblidhen, thahen dhe pastaj përpunohen me anë të avullit (stil japonez). Ky proqes e ngadalson oksidimin, kështu gjethi e ruan ngjyrën dhe shijën e veqantë.

 

Caji i zi

Për të prodhuar cajin e zi, gjethet pas mbledhjes thahen dhe pastaj thërmohen, shqyhen, përdredhen, mbështjellen duke u shpejtuar në këtë mënyrë oksidimi para se të thahet plotësishtë. Prandaj gjethet janë me ngjyrë të zezë dhe kanë aromë më të fuqishme.

 

Cili caj ka më shumë kofeinë

Edhe pse në përgjithësi caji i gjelbër  përmban më pak kofeinë, ky fakt nuk është i tillë cdo herë. Përqindja e kofeinës dallon nga lloji i bimës dhe mënyra e përdorimit. Sipas të dhënave të Klinikës ”Mejo”, sasia e kofeinës e cila ndodhet në cajra lëviz nga 24-40 miligram për filxhan të cajit të gjelbër dhe 14-61 miligram për filxhan të cajit të zi.

 

Cili caj ka më shumë antioksidantëgreen-balck-tea1

Si caji i gjelbër ashtu edhe caji i zi përmbajnë antioksidantë, të cilët veprojnë në mënyrë preventive për paraqitjen e kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Hulumtuesit vite të tëra janë fokusuar në vetitë shëruese të cajit të gjelbër. Hulumtimet e reja tregojnë që edhe caji i zi është mjaftë mjekues. Mënyra e ndryshme e prodhimit u jep cajrave lloje të ndryshme antioksidantësh.

 

Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here