Çumçakizi arab [Boswellia carterii] dhe recetat mjekuese

0
275

Përshkrimi botanik: Cumcakizi arab lulëzon në prill dhe maj. Arrin 8 metra lartësi. Gjëndet pranë vëndeve të banuara dhe në toka të forta dhe të zeza, të freskëta e me lagështirë. Njihet që në lashtësi për cilësitë e tij mjekësore. Ai mbillet në male të larta. Shija e tij është pak e idhët. Ky çumçakiz njihet si çumçakizi arab mashkull.
Përhapja gjografike: Eshtë një bimë në përgjithësi e rrallë e cila rritet në Arabinë Saudite, Somali, Sudan, në Afrikën qëndrore dhe atë lindore.
Vetitë shëruese: Ndihmon memorien dhe aftësinë për të kuptuar, kundra dhimbjeve të barkut, përmirëson të parin, forcon sistemin imunologjik, kundër puçrave të qelbëzuara, kundër dhimbjeve në veshka, kundër infeksioneve të trajtit urinar, rrit imunitetin tek të fëmijët, ndihmon në shërimin e ????????????????????????????????????????????????????????????????turberkulozës, gjakderdhjes, dhëmbjes së barkut dhe diaresë, ndihmon tretjen e ushqimit, eliminon gazrat, papapengon përhapjen e të thatëve, kundër dobësisë seksuale, ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, shëron zërin e ngjirur, është i dobishëm kundër haresës, ndihmon aparatin e frymëmarrjes, kundër vjelljes, forcon stomakun, kundër dhimbejve të kokës dhe reumatizmës, kundra barkëqitjes.

Përdorimi

Aktivizimi i memorjes dhe rritja e aftesisë për të kuptuar

Një lugë [kafeje] çumçakiz arab e shoqëruar me 25 ml nenexhik të zier dhe një lugë [gjelle] mjaltë përzihet mirë me njëra-tjetrën pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes për 10 ditë rrjesht.

Kundra dhimbjeve të barkut
Një lugë [kafeje] çumçakiz arab hidhet në një gotë me qumësht të nxehtë duke u shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt pihet tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}pas buke për 15 ditë me radhë.

Për përmirësimin e të parit
Merret një lugë [kafeje] çumçakiz arab e shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt përzihet mirë me njëra-tjetrën pihet për çdo ditë pas buke në mëngjes dhe darkë për afro 5 ditë rrjesht.

Forcon sistemin imunologjik
Merret një lugë [gjelle] çumçakiz arab e shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt sidri hidhet në një gotë me qumësht të nxehtë dhe pasi përzihet pihet kështu në mëngjes dhe darkë pas buke për afro 30 ditë.

Kundër puçrrave të qelbëzuara
Merret 50 gr çumçakiz arab dhe vendosen në një enë të mbushur me ujë për tu zier më pas merret uji i zier dhe i bëhet masazh fytyrës për afro 3-5 minuta me ujë të vakët kjo mënyrë përdoret sa herë që gjënden puçrra në trup.

Kundër infeksionit të trajtit urinar
Merret një lugë [kafeje] çumçakiz arab e shoqëruar me një lugë [gjelle] mjaltë të farës së zezë pasi përzihet mirë me njëra-tjetrën hidhet në një gotë me çaj normal të zier dhe pihet kështu në mëngjes esëll për afro një muaj.

Rrit imunitetin tek fëmijët
Merret një lugë [gjelle] çumçakiz arab e shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt sidri hidhet në një gotë me qumësht të zier dhe pasi përzihet mirë me njëra-tjetrën pihet kështu në mëngjes dhe darkë pas buke për afro 30 ditë.

Kundër dhimbjes së barkut dhe diaresë
Një lugë [kafeje] çumçakiz arab hidhet në një gotë me qumësht të nxehtë duke u shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt pihet tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}pas buke për 15 ditë me radhë.

Ndihmon në tretjen e ushqimit
Një lugë [kafeje] çumçakiz arab hidhet në një gotë me çaj normal të zier duke u shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt pasi përzihen mirë me njëri-tjetrin pihet pas buke sa herë që kemi nevojë për tretjen e ushqimit.
Eliminon gazrat
Një lugë [kafeje] çumçakiz arab hidhet në një gotë me çaj kamomili të zier duke u shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt, pasi përzihet mirë me njëri-tjetrin pihet pas buke kjo mënyrë përdorimi eliminon gazrat dhe normalizon trupin.

Dobësi seksuale

200 gr fara të zeza të bluara përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çamçakiz arab mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të farës së zezë, plus 20 gr mjaltë të farës së zezë, me pas përzihen të gjitha mirë me njëra-tjetrën dhe konsumohet tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë} pas buke]
Ndihmon në uljen e sheqerit në gjak

Një lugë [kafeje] çumçakiz arab hidhet në një gotë me çaj normal të zier pihet pas buke sa herë që e kemi probleme me sheqerin në gjak.
Shëron zërin e ngjirur

Një lugë [kafeje] çumçakiz arab hidhet në një gotë me çaj kamomili të zier duke u shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt, pasi përzihet mirë me njëra-tjetrën pihet esëll në mëngjes sa herë që kemi probleme me zërin.

Kundër haresës

Një lugë [kafeje] çumçakiz arab hidhet në një gotë me çaj kamomili të zier duke u shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt të farës së zezë pihet në mëngjes esëll për afro 10 ditë rrjesht.

Ndihmon aparatin e frymëmarrjes

Merret një lugë [kafeje] çumçakiz arab e shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt të farës së zezë pasi përzihet mirë me njëra-tjetrën hidhet në një gotë me çaj normal të zier dhe pihet kështu në mëngjes esëll për afro një muaj.

Forcon muskujt e stomakut

Një lugë [kafeje] çumçakiz arab hidhet në një gotë me qumësht të nxehtë duke u shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt pihet tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}pas buke për 15 ditë me radhë.

Kundër dhimbjeve të kokës

Një lugë [kafeje] çumçakiz arab hidhet në një gotë me çaj kamomili të zier duke u shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt të farës së zezë pihet sa herë qe kemi dhimbje koke.

Kundër barkqitjes

Një lugë [kafeje] çumçakiz arab hidhet në një gotë me çaj mali të zier duke u shoqëruar me një lugë [gjelle] mjalt të farës së zezë pihet sa herë që vuajmë nga barkqitja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here