Çka është Kur’ani?

0
224

15012QuranKur’ani i Madhëruar është Libër i All-llahut dhe është shpallje e Tij të cilën ia ka zbritur robit të Tij, Muhamedit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i cili është vula e të gjithë pejgamberëve i cili është krijesa më e mirë. Kur’ani është rruga e drejtë dhe është litari robit të Tij, Muhamedit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i cili është vula e të gjithë pejgamberëve i cili është krijesa më e mirë. Kur’ani është rruga e drejtë dhe është litari i fortë All-llahut me të cilën All-llahu është i kënaqur që robërit e Tij të kapen për të.Njerëzit janë të urdhëruar që të kapen për këtë Libër dhe t’i prakitkojnë urdhërat e Tij dhe e ka bërë udhëzim për njerëzit dhe e ka bërë ndihmë për ata që kërkojnë ndihmë dhe e kabërë dritë për të ndriçuarit.

Kundër këtij Kur’ani kanë luftuar të padrejtit dhe kriminelët që nga momenti kur Kur’ani ka zbritur, dhe nga ana tjetër All-llahu e ka mbrojtur këtë Kur’an nga shtrembërimi dhe shtesa apo mangësimi. All-llahu ka caktuar që Kur’ani të jetë i mbrojtur dhe në çdo periudhë ka patur ndihmues dhe dijetarë që e kanë mësuar Kur’anin përmendësh dhe kanë shkruajtur libra që kanë të bëjnë me komentimin e ajeteve Kur’anore, derisa në këtë ditë na ka arritur Kur’ani me tekstin e njejtë ashtusiç i ka zbritur Muhamedit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem).

Janë munduar jobesmitarët dhe dyshuesit që të shtyjnë dyshime rreth Kur’anit, ndërsa vet historia është dëshmi i dështimit të tyre, pra Kur’ani ka mbetur, ndërsa ata janë zhdukur. Thotë All-llahu i Lartësuar: “Ne e kemi zbritur Kur’anin dhe Ne do ta ruajmë” (el Hixhr9).

Kur’ani është simbol i bashkimit të muslimanëve, të gjithë muslimanët në botë kudo qofshin e lexojnë këtë Kur’an pa marrë parasysh kombin, gjuhën dhe racën dhe gjithandej ne lindje dhe në perëndim shohim se si njerëzit kthehen te Kur’ani dhe shprehin interesim që të mësojnë dituritë të cilët burojnë prej tij.

Fjala “Kur’an” është emër me të cilin emërtohet fjala e All-llahut. Ebu Bekri është njeriu i parë i cili e mblodhi Kur’anin nëpër fleta dhe e emërtoi “Mus’haf”. Mus’haf don të thotë “gjë e cila gjindet në fleta” apo “tekst që është i shkruajtur nëpër fleta”.

Çka përmban Kur’ani?

Thotë All-llahu (subhanehu ue teala): “Dhe e kemi zbritur Kur’anin që është sqarim për çdogjë” (en Nahl 89). Thotë Muhamedi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “Në të ardhmen do të ketë sprova”, e pyetën: “Cila është rrugdalja prej këtyre sprovave? Ai tha:”Libri i All-llahut, sepse në të ka lajme e popujve që kanë kaluar dhe lajmërime që do të vijnë pas jush dhe ka dispozita që ti zbatoni mes jush”. (Transmeton Tirmidhi) Thotë Abdullah ibn Mesudi: “Kush e don diturinë le të kapet për Kur’anin, sepse aty janë lajmet e të parëve dhe të mramëve”.

Dituria që është në Kur’an është tri lloje:

1. Teuhid (Njëshmëri, monoteizëm)
2. Dispozita (ligje)
3. Tregime dhe njohje

Në diturinë e teuhidit bën pjesë njohja e Krijuesit dhe krijesave. Kjo nënkupton njëshmërinë e All-llahut dhe njohjen e Tij nëpërmjet emrave dhe cilësive, si dhe nëpërmjet veprave të Tij.

Në diturinë e dispozitave (ligjeve) bëjnë pjesë të gjitha dispozitat me të cilat është obliguar njeriu dhe sqarimi se çka është e dobishme dhe çka është e dëmshme. Bën pjesë urdhëri, ndalesa dhe ajo çka është e pëlqyer dhe e urrejtur.

Thotë imam el Gazali dhe të tjerët: “Ajetet që kanë dispozita janë pesëqind” dhe kanë thënë disa se ata janë njëqind e pesëdhjetë.

Në diturinë e tregimeve dhe njohjeve bëjnë pjesë tregimet rreth ngjarjeve në të kaluarën, siç janë tregimet rreth pejgamberëve dhe rreth njerëzve të mire. Poashtu bëjnë pjesë premtimet dhe kërcënimet e All-llahut, sqarime rreth Xhenetit dhe Zjarrit.

Përgatiti: Enis Arifi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here