Cili është mendimi i Islamit për planifikimin familjar?

0
197

Pyetje: Cili është mendimi i Islamit për planifikimin familjar?

Përgjigje: “Nëse ky planifikim bëhet duke u bazuar në këshillat e një mjeku specialist, me qëllim ruajtjen e shëndetit të gruas nga ndonjë anormalitet i mundshëm, atëherë ai është i lejuar.

Nëse shkaku i tij është frika nga varfëria, ashtu siç mendojnë zakonisht jobesimtarët, atëherë është i ndaluar, sepse ndjekim logjikën e jobesimtarëve, të cilët nuk besojnë në Caktimin e Allahut. Thotë Allahu në Kur’an: “Dhe mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë. Ne i furnizojmë ata dhe ju.” (Isra: 31)

Allahu i Lartësuar ia ka caktuar rriskun çdo njeriu, që kur ai është akoma në barkun e nënës, prandaj muslimanët duhet të jenë të bindur se çdo gjë bëhet me Caktimin dhe Dëshirën e Allahut të Lartësuar.”

Përgjigjet Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”

Shkrime te reja nga Xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here