Cili është argumenti se Muhamedi alejhi selam është i dërguari i Zotit?

0
225

Pyetje: Cili është argumenti se Muhamedi a.s. është i dërguari i Zotit?
Përgjigje: Fjala e Allahut: “Tashmë ju ka ardhur një i dërguar (Muhamedi) nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, dëshiron (lakmon) besimin tuaj dhe përmirësimin e gjendjes suaj dhe është i butë (i ndjeshëm, zemërdhembshëm) e i mëshirshëm për besimtarët.” (Teube, 128). Si dhe fjala e Allahut: “Muhamedi është i dërguari i Allahut, kurse ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër ndaj jobesimtarëve, por të mëshirshëm me njëri tjetrin… .” (el-Fet’h, 29)

Pyetje: Ç’do të thotë të dëshmosh se Muhamedi a.s. është i dërguari i Allahut?
Përgjigje: T’i bindesh në gjithçka që ka urdhëruar, të besosh në gjithçka që na ka lajmëruar, të largohesh nga gjërat që na ka ndaluar, si dhe të adhurosh Allahu sipas mënyrës që ka ligjëruar.

Pyetje: Cili është argumenti i namazit e i zekatit dhe komenti i njësimit?
Përgjigje: Fjala e Allahut: “E megjithatë, ata qenë urdhëruan vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë të shmangur nga idhujtaria, si dhe të falin namazin e të japin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” (El-Bejine, 5)

Pyetje: Cili është argumenti për agjërimin?
Përgjigje: Fjala e Allahut xh.sh.: “O ju që besuat, agjërimi është bërë detyrë për ju, ashtu siç ishte detyrë edhe për ata që ishin para jush, që të mund të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare, 183)

Pyetje: Cili është argumenti për haxhin?
Përgjigje: Fjala e Allahut xh.sh.: “…vizita e shtëpisë (Kabes) është detyrë për atë që ka mundësi ta përballoj udhëtimin te ajo. E kush nuk beson (mohon haxhin si shtyllë të Islamit), atëherë Allahu nuk ka nevojë për askënd.” (Al-Imran, 98) /xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here