Cilët jan shkaktarë të Humbjes së flokëve (Alopesia)?

0
355

Termi Humbja e flokeve(ALOPESIA) është një term që mund të sqarojë shumë problematika (që nga dobësimi minimal flokëve-hollimi,deri tek humbja totale e flokëve),që në thelb mund të kenë sëmundje të ndryshme. Në kushte normale ,për xhdo ditë mundet të humbim përafërsisht 50 deri më 100 fije të flokëve, kurse shtimi I këtij numri, fijet e shumëta tek teshtat tuaja,në banjo ose tek krehëri I juaj mundet të vlersohet si humbje anormale dhe paraqet një situate që këkon vlerësim të mëtejshëm.

Ja cilët mund të jenë disa shkaqe më të rëndësishme që shkaktojnë humbjen e flokëve:

Telogen effluvium: është një fazë normale e ciklit të regjenerimit të flokëve,mirëpo shkaqet që fusin organizmin e njeriut në strese si p.sh. temperatura të larta me kohzgjatje të mbi dy javëshe, operacionet e mëdhaja , infekcionet serioze, mund të kenë pasoja që do të duken 2-3 muaj pas sëmundjes,si rezulltat I prishjes se balancit të telogen effluvium it dhe do të rezulltojnë me humbje të tepërur të fijeve të flokëve. Ky lloj I humbjes së flokëve mund të shkaktohet edhe pas çregullimeve hormonale ose 2-3 muaj pas lindjes tek gratë.

Efektet anësore të barnave: disa barna gjithashtu mund të kenë efekte negative që shkaktojnë humbje të flokëve. Të tilla janë: Litiumi, beta blokatorët, varfarina, heparina , amfetaminet , levodopa dhe ca të tjerrë. Daunorubicina dhe shumica e barnave që pëdoren në mjekimin kancerit shkaktojnë humbje të shpejtuar të flokëve.

Si semptom I sëmundjeve: humbja e flokëve mundet të jetë edhe semptom I shumë sëmundjeve sistemike, si që janë: lupus eritomotozus, sifiliz, sëmundjet e gjëndrës tiroide (hipotiroidia ose hipertiroidia), çregullimet në hormonet seksuale , sarkoidoza , fazat e fundit të kancerit , ushim I imbalancuar (mungesa e proteinave, hekurit , zinkut ose biotinës ). Veçanërisht tek femrat që zbatojnë dieta për dobësim ose ata që kanë çregullime menstruale, mundet të kenë mungesë të elementeve themelore të ushqimit ,që më në fund mund të rezulltojë edhe me humbje të flokëve.

Tinea capitis (infekcionet mykoide të flokëve-të kokës): mundet të shkaktojë humbje të pjesërishme të flokëve , në pjesët e kapura mund të verehen fije të posadalura e të thyera të flokëve.

Traumat: janë gjithashtu shkaktarë të rëndësishëm të humbje së flokëvë veçanërisht tek fëmijët e traumatizuar që nxjerrin flokët e tyre nga rënjët , nxehja e tepëruar e flokëve, mjetet dhe materialet e ndryshme që përdoren me shkaqe kozmetike.

Humbja e flokëve mundet të jetë edhe I tipit mashkullor dhe nënkupton tërheqjen e vijës së përparme të flokëve përprapa dhe hollim të fijeve Shkaktohet nga hormonet seksuale mashkullore dhe nga përfaqësimi gjenetik.

Pra,humbja e flokëve vet si sëmundje ose e shkaktuar nga ndonjë sëmundje tjetër, është situatë e cila duhet tju nënshtrohet shumë analizave pas të cilës do të vendoset edhe për terapinë e nevojshme për të.
Analizat mikroskopike jan vendosëse për myqe,dhe seria e analizave të gjakut duhet të bëhen për mënjanim të sëmundjeve sistemike të fshehura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here