Cilat janë ato pije që mundë të ju dalin në ndihmë gjatë situatave të ndryshme ?

0
278

Shumë prej nesh ka në frigo qumësht apo ujë të ftohtë, por a e keni ditë se këto lëngje të lira për ti blerë mundë të bëjnë për ju shumë më tepër se vetëm shuarja e etjes ? Lexoni cilat janë ato pije që mundë të ju dalin në ndihmë gjatë situatave të ndryshme.

 

 Për ndërtimin e muskujve: Qumështi4795094

Qumështi është këtu për ju kur dëshironi tandërtoni masën muskulore. Ai përmban proteina dhe kazeinën të cilat kanë aminoacidet esenciale.

 

Për rënie në peshë: Caj i gjelbër/lëng nga Grejpfruti

Nësë pini pijen më të përhapur në botë, cajin e gjelbër, metabolizmi juaj do rritet dhe me këtë do e kontrolloni peshën tuaj. Duhet të konsumoni 4 gota me këtë caj për efekt më të mirë. Gjithashtu lëngu nga Grejpfruti ka ndikim të madh për humbjen e peshës, ndërsa nëse ju hani gjysmë Grejpfruti në cdo vakt, do të fitoni rezultate edhe më të mira.

 

Për rekuperimin (shërimin) e muskujve: Ujë/Qumësht me cokolatë

Gjëja më e rëndësishme pas treningut është të pini ujë mjaftueshëm. Përveq kësaj, qumështi me cokolatë mundë tu ndihmojë në rekuperimin më të shpejtë të trupit, duke iu falënderuar raportit ndërmjet proteinave dhe karbohidrateve në këtë përzierje.

 

Për ftohje: Caj nga mjalta dhe limoni

Përgjithësishtë, marrrja e lëngjeve nga organizmi mundë të ndihmoj për zënie të hundës, veqanërishtë nëse është fjala për supë të nxehtë apo caj. Gjithashtu, përpiquni që mos të pini qumësht apo lëngje me bazë qumështi kur ju jeni të ftohur, pasi te disa persona edhe më shumë mundë të rritet sekrecioni (rrjedhja e hundës) pasi të pijnë qumësht.

 

Për kollitje: Mjalti

Mjalti mundë të ndihmoj për kollitje të cilat shkaktohen nga infeksionet e traktit të sipërm respirator, pasi e zbutë anën e pasme të fytit, ndërsa përshkak të ëmbëlsisë që ka tajohet më shumë pështymë. Merrni sa më shumë lëngjë kur keni kollitje, pasi kështu do e lehtësoni kollitjen.

 

Për largimin e gjumit: Kafe/Ujë

Nësë ju merr gjumi në mes të ditës, sigurishtë ju do e përdorni kafen. Uji gjithashtu mundë të ndihmoj nëse pini një gotë ujë menjëherë pasi jeni zgjuar.

 

Për tu zënë gjumi më shpejtë: Qumësht i nxehtë/Caj kamomili

Provoni të konsumoni cajin nga kamomili apo një gotë qumësht të nxehtë për kualitet më të mirë të gjumit.

 

Për tretje: Caj bimor/Ujë

Nëse pini ujë gjatë ngrënies, por edhe pas ngrënies së ushqimit, ju e ndihmoni metabolizmin tuaj që më lehtë ta tretë ushqimin. Të njejtën cilësi e kanë edhe cajrat bimorë, veqanërishtë Nana. Shtoni edhe pak kanellë për efekt edhe më të mirë.

 

Për ushqimin me erëza: Qumësht/Jogurtvitamina de frutas 4

Yndyrat dhe proteinat në qumësht apo jogurt mundë të zvogëlojnë ndjenjën e djegësimës që e japin ushqimet pikante, por vini re, pasi qumështi pa yndyrë nuk e ka të njejtin efekt.

 

Për teprim nga përdorimi i alkoolit: Ujë/Lëng pemësh/Shejk nga Bananeja

Marrja e mjaftueshme e ujit është esenciale për zvogëlimin e efekteve pas alkoolike. Por, nëse nuk është vonë për të vepruar, përgatiteni një shejk (përzierje) nga bananeja dhe spanaku. Këto dy produkte janë të pasura me kalium i cili i kompenzon elektrolitet e humbura si pasojë e përdorimit të alkoolit. Ndërsa pasi alkooli e ulë sheqerin në gjak, një gotë lëng pemësh ndihmon në kthimin e sheqerit në vlerë normale.

 

Për aromë të pakëndshme goje: Ujë/Caj i gjelbër

Thartësira në kafe, lëng pemësh, si dhe në pijet e ëmbëla ndikojnë në aromën tuaj të gojës, dhe do ishte mirë që ta shpërlani atë duke pirë një gotë ujë apo caj të gjelbër.

 

Për ndjenjën e urisë: Qumësht

Nëse pini ujë mjaftueshëm ndërmjet vakteve të ushqimit, do e ulni ndjenjën e urisë, ndërsa nëse pini qumësht, do të ndjeheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

 Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here