C`farë është Sadakatul Fitër ?

C`farë është Sadakatul Fitër ?

Sadakatul Fiter, është quajtur me këtë emër sepse ajo bëhet obligim pasi qe Muslimani ta mbaroje agjërimin, dhe vazhdon ky obligim derisa te shkoje ne Musal-la (vendi ku falet bajrami, vend falje) dhe zekati i Fitrit është bërë obligim qe All-llahu s.u.t. ta pastroje agjeruesin dhe qe te jetë ndihmë për te varferit.

Thotë Abdull-llah ibn Abasi, (radijall-llahu anhuma):
E ka bërë obligim Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), zekatin e Fitrit, qe te jetë pastrim për agjeruesin nga fjalët e kota dhe te ndyra, dhe te jetë ushqim për te varferit.
Kush e jep atë para namazit (te bajramit), ai është zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, ajo është lemoshe e rendomte.

Tra: Ebu Daudi dhe Ibn Maxhah, Sahih.

Koha e Sadakatul Fitërit.

Koha kur duhet dhënë Sadakatul Fiter është koha para se te falet namazi i bajramit, pra ditën qe s’është ditë agjërimi por është ditë bajrami, dhe për këtë kemi argument qe Ibn Umeri (radijall-llahu anhuma), ka thënë:
Ka urdhëruar Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), qe zekati i Fitrit te jepet para se te dalin njerëzitë për te falur namazin.
Bukhariu dhe Muslimi.

Dhe lejohet qe t’i jepet atij qe e mbledh Sadakatul Fitrin një ditë ose dy ditë para se te mbaroje Ramazani, qe t’ua shperndaje te varferve.
Argument për këtë është qe Nafiu (rahimehull-llah) ka treguar se Ibn Umeri (radijall-llahu anhuma), kur ua jepte Sadakatul Fitrin atyre qe e mblidhnin atë, e jepte një ditë ose dy ditë përpara, dhe kështu ua jepnin edhe te tjerët atyre.
Bukhariu.

E nëse vonohet dhënia e saj deri pas namazit, ajo konsiderohet lemoshe si te gjithë te tjerat, siç u kujtua me lart ne Hadith.

Mbi kë është detyrë Sadakatul Fitër.

Sadakatul Fiter është detyrë për ç`do musliman, qoftë i vogël apo i madh, apo rob (abd), dhe është detyrë mbi ata qe shpenzojne për ta, dhe qe zoterojne ushqimin e vetes se tyre dhe ç’kanë nën përgjegjësi.

Argument për këtë është qe Abdull-llah Ibn Umer ka thënë:
Ka urdhëruar Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), qe te jepet Sadakatul Fitr për te voglin dhe te madhin, për atë qe është i lirë dhe për atë qe është rob, prej atyre qe ju pergjigjeni për ta.
Tra: Darakutni dhe Bejhakiu, Hasen.

Nga ky hadith kuptohet qe është detyrë mbi atë qe shpenzon, te japi për atë qe e ka nën pergjegjesine e tij, sepse ai është pergjegjes për te dhe ne këtë sadaka futet edhe robi qe mund ta këtë ai, pra është detyrë mbi zoterine.

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hurejra (radijall-llahu anhu), te këtë thënë se i Derguari i All-llahut s.u.t. ka thënë:
Nuk ka sadaka ndaj robit vetëm se Sadakatul Fiter.
Muslimi.

Pra, nuk ka sadaka/detyrim zotëriu i një robi ndaj robit te vet vetëm se Sadakatul Fiter.

Masa e Sadakatul Fitër.

Masa e obliguar ndaj ç`do njeriu ne Sadakatul Fiter është:

1) Një gjysmë Saun (njesi matese; me te maten dritherat, dhe është katër mbushje duarsh (pellembe) se bashku, ose 2400 gram afersisht) nëse jep grure.

Argumenti për këtë është qe Esma, vajza e Ebu Bekrit (radijall-llahu anhuma), e jepte Sadakan e Fitrit ne kohën e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), për familjen e saj si dhe për atë qe ishte i lirë gjithashtu, e edhe për roberit, dy mbushje duarsh se bashku me grure ose një Saun te plotë me hurma prej Saun-it qe perdornin ata.
Tra. Imam Tahauiu, Sahih.

2) Një Saun te plotë nëse jep hurma ose theker, ose ç`fare mund ta zevendesoje atë si orizi apo misri.

Argument për këtë është hadithi i Abdull-llah Ibn Umerit ku thuhet:
E bëri deyre Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), Zekatul-Fitrin me nga një Saun me hurma ose Saun me theker, ndaj robit dhe atij qe është i lirë, si dhe ndaj mashkullit, femres, te voglit dhe te madhit prej muslimaneve dhe ka urdhëruar te jepet para se te dalin njerëzitë për ne namaz.
Buhari dhe Muslim.

A lejohet të japësh para në vend të ushqimit ?

Thotë Imam Neueuiu (rahimehull-llah) ne librin e tij El Minhaxh, se nuk e kanë lejuar shumica e fukahave (dijetaret e fik`hut) qe te jepen para në vend te ushqimit, kurse këtë e ka lejuar Imam Ebu Hanifja, (rahimehull-llah), dhe ne pame me sipër transmetimet nga Sahabet, (radijall-llahu anhum), qe tregojnë me perpikmeri se sa jepnin kur jepnin grure, dhe sa jepnin kur jepnin hurma apo theker, dhe nuk pame ndonjë transmetim qe të kishte dhënë ndonjëri prej tyre para në vend te ushqimit, megjithatë qe u kujtua me sipër se ç`fare mendimesh rrifen, porse gjithmonë ngel rruga e Profetit, (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), dhe e Sahabeve (radijall-llahu anhum), si rruga me e mirë dhe me e sigurt dhe ajo qe e kemi për detyrë për ta ndjekur.
All-llahu s.u.t. e din me së miri.

Kujt i jepet Sadakatul Fitri.

Nuk jepet Sadakatul Fitri vetëm se për te varferit, te cilët nuk kanë se me ç’te ushqehen.
Dhe jo siç shkruhet nëpër shumë libra, se Sadakatul Fitri u jepet atyre qe e meritojnë zekatin.
Dhe argumenti për këtë është hadithi i Ibn Abasit (radiall-llahu anhuma), qe e kujtuam me lart:
..…dhe ushqim për te varferit…..
Tra. Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh, Sahih.

Dhe ky është gjithashtu mendimi i Shejhul Islam Ibn Tejmijes (rahimehull-llah).

error: Content is protected !!